Edgar Çani prezantohet te Katania: Marr shembull nga Ibrahimoviç

23 Janar 2013, 11:28Sport TEMA

Edgar Çani fillon etapën e re të karrierës së tij, duke u kthyer në Itali për të firmosur me skuadrën e Katanias. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, i cili ka prishur kontratën me klubin e Polonia Varshavës, pritet të jetë fillimisht një alternativë e sulmit të ekipit italian, me shpresën që të arrijë të fitojë edhe një vend titullari në këtë skuadër.

Që në prezantimin e tij, 23 vjeçari ka bërë të qartë por të gjithë tifozët e Katanias se nga kush merr shembull, duke zbuluar se dëshiron që në të ardhmen t’i ngjajë Zlatan Ibrahimoviç.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Katania. Më mjaftuan pak fjalë me drejtuesit për të pranuar këtë ofertë, pasi më tërheq projekti. Dua të jap një kontribut të madh për këtë klub”, ishin fjalët e para të sulmuesit shqiptar para mediave italiane.

“Si luaj? Jam praktikisht një qendërsulmues por mund të luaj në çdo rol. Trajneri i kombëtares De Biasi thotë se jam agresiv para portës? Sigurisht që fjalë të tilla më kënaqin, falënderoj trajnerin për këtë vlerësim, shpejt do t’ju tregoj vlerat e mia. Ai është një nga trajnerët me të cilët jam ndjerë më mirë, më ka ndihmuar të rritem psikologjikisht”.

“Luaj në kombëtaren shqiptare, që është një eksperiencë shumë e madhe, një emocion shumë i bukur,. Bogdani? Luajmë bashkë në kombëtare por mendoj se jam një futbollist më i lëvizshëm se ai. Por dua të përmirësohem në mbrojtjen e topit për t’i dhënë mundësinë skuadrës të dalë përpara. Unë frymëzohem nga Ibrahimoviç, qendërsulmuesi më i kompletuar i të gjitha kohëve”, deklaroi futbollisti shqiptar.

3 komente në “Edgar Çani prezantohet te Katania: Marr shembull nga Ibrahimoviç”

  1. nardone says:

    po mor po e besa po hajde marshalla,na behet qefi per ty, por do ishte me mire ti ne te ardhmen ti ngjaje Bogdanit,le te shpresojme me cilesite e tua te na dhuroshe sa me teper gola si me kombetaren dhe ne Itali.

    1. kulmaku says:

      Mendoje qe arma me e fort per ty per te shenuar gola eshte pa dyshim koka me cepa qe disponon,,,them qe kjo koke me cepa dhe qoshe do ti ngatroje dhe hutoje portieret,,,,,,,shaka…urime dhe suksese,,,na behet te gjithve qejfi,,sa me shume gola.

  2. aleksandri i madh says:

    Cani pergezime per ekipin e ri por krahasimi me nje sllav nuk eshte i mire as per ty e as per ne.
    Krahasimet here tjeter beji per futbolliste te tjere jo sllave te talentuar.
    Sa per Bogdanin je shume i ri dhe shume i papjekur qe te krahasosh aftesite me te.
    Troc muhabeti edhe sot qe Bogdani eshte 36 vjec ka me shume vuxhut se ty se sa per zgjuarsi as qe behet fjale o koke me cepa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje