Mesfushori Edin Hazard ka shokuar britanikët mbrëmjen e djeshme, teksa ka dhunuar brutalisht një djalosh që mbledh topat në fushë.
Belgu, i nervozuar nga barazimi 0-0 me Suonsin, që do të thoshte eleminim për londinezët nga Kupa e Ligës, ka marrë me shkelma 17-vjeçarin, që ishte rrëzuar. Hazard e ka qëlluar atë nga brinjët, ndërsa menjëherë është përjashtuar nga loja me karton të kuq.
“Djali u hodh mbi top dhe unë thjesht po mundohesha të shkelmoja sferën. Mendoj se kam goditur topin, jo djalin”, tha Hazard pas ndeshjes për “Chelsea TV”. “Kërkoj ndjesë. Djali erdhi në dhomat e zhveshjeve, biseduam pak dhe i kërkova falje, ashtu si më kërkoi falje ai, ndaj çështja ka përfunduar këtu. Më vjen keq për gjithçka”, tha mesfushori i Çelsit.
Edhe trajneri i londinezëve, Rafael Benitez, konfirmoi se ky takim sqarues ishte zhvilluar pas ndeshjes.
“Eden Hazard vendosi të takohej me djaloshin dhe të dy i kërkuan falje njëri-tjetrit për ngjarjen. Djali e dinte që po mundohej të humbte kohën. Ne jemi të zhgënjyer për faktin se humbëm një lojtar në minutat e fundit të ndeshjes, por gjërat nuk mund të ndryshohen. Por të dy palët e kuptuan që kishin vepruar gabim”, tha ai. “Mund ta analizojmë gjysmë ore këtë ngjarje, por të gjithë e dimë që të dy palët ishin gabim në atë që bënë”.
http://youtu.be/DLHEXIO3EZ8
he cna gjeti me budallenjte e gazeta shqiptare,,,,,,djali qe mbledh topat mundohet te vonoje lojen e nuk (masakrohet ) aspak
O idiot, rrotull fushen prsin nja 20 topa per tu luajtuar, edhe sikur te duash te vonosh lojen-nuk mundesh.
prape se prape smarrin vesh keta