Ekipi modest i Bredford ka arritur të shkruajë emrin në Librin e Artë të League Cup në Angli, pasi ka arritur finalen e turneut duke eliminuar Aston Vilën. Skuadra që militon në kategorinë e katërt është mundur 2-1 në takimin e luajtur mbrëmë në fushën e Aston Vilës, por falë suksesit 3-1 të ndeshjes së parë, arrin të shkojë në finale, ku do të ketë përballë një mes Çelsit dhe Suonsit që luajnë në gjysmëfinalen tjetër.
Për Bredford, një ekip i përbërë nga lojtarë që në total kanë kushtuar 7500 paund për t’u blerë dhe që janë kryesisht ish-futbollistë të akademive të ekipeve të mëdha angleze, ky ishte suksesi i tretë ndaj një skuadre të elitës, pasi në këtë edicion kanë eliminuar nga turneu edhe Uigan dhe Arsenalin. Për të kuptuar arritjen e madhe të Bredford mjafton të shohësh se autori i golit, Xhejms Hanson, deri dy vite më parë punonte si punëtor në një supermarket për të mbajtur familjen e tij.
Kuptohet që kualifikimi në finale ka sjellë edhe një shpërblim nga drejtuesit e klubit, me një nga bashkëpronarët që ka sqaruar se ky ishte një premtim që u kishte bërë futbollistëve.
“Kjo është historike! I thashë atyre se nëse kualifikoheshim për finalen e “Uemblit”, do t’i çoja të gjithë lojtarët në Las Vegas, ndaj po bëhemi gati për udhëtimin në Las Vegas”, deklaroi bashkëpronari i klubit, Mark Loun.
Nese gazetaret sportive te gazetes Tema do ishin te sakte ne ato qe shkruajne,do perbente lajm,do me me bente pershtypje,pasi informacionet qe marrin ose jane te gabuara,ose gabojne ne shtypjen e tyre.Ajo shuma 7500 paund eshte rroga e dy ose tre muajve per nje puntor normal krahu ne Angli,dhe jo sic ju thoni se kjo shume eshte totali qe lojtaret e Bredford kushtojne,qesharake…
England, ky artikull duhet te jete perkthyer nga shtypi i huaj, keshtu qe TemA nuk i shpik keto shifra. Te gjithe lojtaret e Bradford kane ardhur pa shpenzime (transfer fee), 7500 paund eshte vertet totali i shpenzimeve per gjithe ekipin pasi i vetmi lojtar i blere eshte pikerisht James Hanson i cili u transferua nga nje ekip tjeter per 7500 paund. Ndersa rrogat natyrisht qe jane me teper (mbi 1 milione paund), por TemA i referohet faktit sa ka kushtuar blerja e lojtareve
Me poshte link i nje artikulli te Guardian
http://www.guardian.co.uk/football/blog/2012/dec/12/bradford-city-double-celebration-arsenal
Every member of Bradford’s giant-killing squad, bar one, arrived on a free transfer. A tribunal decreed Bradford had to pay £7,500, include a sell-on clause and play a friendly match at Guiseley, in return for the forward James Hanson.
http://www.bbc.co.uk/sport/0/football/21155111
Lajmi eshte shume i sakte. Me siper eshte website,linku BBC me lajmin me te zgjeruar. Ke boll informacion per skuadren e Bradford. Tjeter mundohu te kerkosh gjithcka qe lexon ne internet. Eshte per te ardhur keq i mesyjme cdo kujt, anipse teknologjia moderne e botes se internetit na ofron gjithcka.
Bradford reaching League Cup final one of greatest football upsets… eshte artikull shume interesant. Ja vlen t’a lexosh.