UEFA rrit dënimin për U-21 të Serbisë

24 Janar 2013, 00:16Sport TEMA

UEFA ka vendosur të ndryshojë vendimet qesharake të marra ndaj Serbisë pas shfaqjeve të racizmit në ndeshjen e kombëtares U-21 të këtij vendi ndaj Anglisë. Pas kritikave publike të ardhura nga bota e futbollit, duke filluar nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater, Inspektori i Disiplinës në UEFA, Zhan-Samuel Leuba, vendosi që të merren masa më të ashpra.

Në dhjetor, kur u dha dënimi fillestar, Serbia u dënua me një gjobë 80 mijë euro dhe luajtjen e një ndeshje pa tifozë. Katër lojtarë serbë dhe dy anglezë u ndëshkuan me pezullime, ashtu si dy anëtarë të stafit teknik të Serbisë, Andreja Milunoviç dhe Predrag Katiç, që u përjashtuan për dy vite nga futbolli.

Por këto masa u cilësuan të pamjaftueshme nga opinioni publik duke marrë shkas nga fakti se Serbia është përsëritëse për ngjarje të tilla. Si rrjedhojë, me vendimin e dytë, Federata Serbë është dënuar tashmë me 200 mijë euro gjobë. Ndërkohë, kombëtarja U-21 e Serbisë nuk do të lejohet të kualifikohet në Evropianin 2015 të kësaj grupmoshe, që do të thotë se nuk do  të marrë pjesë në playoff edhe nëse del e para në grupin e saj kualifikues. Dënimi për Milunoviç është rritur në 5 vite përjashtim nga futbolli, ndërsa edhe dënimi për një prej lojtarëve serbë, Nikola Ninkoviç, është rritur nga 2 në 3 ndeshje.

Ndonëse Federata Serbe ka vendosur të apelojë këtë vendim të dytë, UEFA nuk ka ndër mend ta ndryshojë atë, edhe për faktin se për këtë çështje ka marrë një publicitet shumë negativ, me media të njohura evropiane që e kanë cilësuar si mbështetëse të racizmit të përsëritur serb.

2 komente në “UEFA rrit dënimin për U-21 të Serbisë”

  1. Pelasgian says:

    edhe pastaj dalin e thone ” shqiptaret terroriste ” . Nuk ka rrace ma te poshter se kta , edhe ne futboll i kemi pare cfare barbaresh jan , qe nga ngjarjer e bogdanov e deri tek ndeshja e u-21 dhe 1 lojtar serb i bie me shkelm prapa shpine nje lojtari angles – GJEST TIPIK SERB .

  2. T says:

    U mesuan me shqiptaret e kosoves serbwet, po me diplomacine angleze u del bytha vendit.
    http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/elseid-hysaj-empoli-calcio.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje