Tashmë është zyrtare, Fernando Lorente lojtar i Juventusit

24 Janar 2013, 19:05Sport TEMA

Ashtu siç pritej, Juventusi ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me Fernando Lorente. Sulmuesi spanjoll 28 vjeçar i Atletik Bilbao, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë, ka nënshkruar një kontratë që e lidh me bardhezinjtë që nga 1 korriku i këtij viti, deri me 30 qershor të vitit 2017.

“Lorente do të vazhdojë të luajë deri në fund të këtij sezoni me Atletik Bilbaon, ku ka filluar të luajë futboll si fëmijë dhe ku është kthyer në një kampion”, shkruhet në deklaratën e publikuar nga Juventusi.

Lorente ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij me ekipin e Atletik Bilbaos, duke u larguar vetëm në sezonin 2003-2004, për t’u aktivizuar me ekipin satelit të Baskonia. Në 9 sezonet që është aktivizuar më pas me Atletik Bilbaon, ai ka regjistruar 334 ndeshje dhe 104 gola, ndërsa ka luajtur 21 ndeshje edhe me kombëtaren e Spanjës, me të cilën ka shënuar 7 gola dhe është shpallur Kampion Bote në vitin 2010 e Kampion Evrope në vitin 2012.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje