Xherard, “Lojtari i vitit” në kombëtaren angleze

4 Shkurt 2013, 12:41Sport TEMA

Mesfushori i Liverpulit, Stiven Xherard, është shpallur “Lojtari i vitit” në kombëtaren angleze, falë votave që tifozët kanë hedhur në anketën e organizuar nga Federata Angleze e Futbollit në faqen zyrtare të internetit.

Xherard dha pasimet për të tre golat e Anglisë gjatë Euro 2012, ndonëse nuk arriti të shënonte vetë asnjë gol në ndeshjet e vitit të kaluar. Deni Uellbek, i cili shënoi 5 gola në 11 ndeshjet e vititi 2012, më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e kombëtares angleze në një vit kalendarik, mori vendin e dytë, ndërsa Eshli Kol doli i treti.

“Ndjehem i freskët, duke pritur me padurim ndeshjen time të radhës sikur të ishte debutimi. Çdo moment kur vesh fanellën e Anglisë është një krenari”, tha Xherard para gazetarëve.

Lëvdatat për kapitenin e Anglisë kanë ardhur edhe nga trajneri i kësaj përfaqësueseje, Roi Hodgson, që vazhdon t’i besojë verbërisht aftësive të tij.

“Te Stiven, lojtarët e rinj mund të shohin dikë që ka 100 ndeshje me kombëtaren dhe mund të mendojnë “ai e ka filluar në të njëjtën moshë me mua, por është këtu edhe pas 14 vitesh karrierë të shkëlqyer”. Stiven ka një entuziazëm tët jashtëzakonshëm për lojën që mund të infektojë të tjerët. Pres që ai të luajë edhe për shumë vite të tjera me radhë”, tha Hodgson.

Ndër çmimet e tjera të dhëna në mbrëmjen gala, bie në sy se edhe lojtari më i mirë i vitit nga kombëtarja U-21 është një mesfushor i Liverpulit, Xhordan Henderson, të cilin shumëkush e cilëson si një pasardhës të Xherard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje