Dell vendos të riblejë firmën e tij për ta ringritur

5 Shkurt 2013, 21:03Lifestyle TEMA

Michael Dell thotë se do të blejë sërish kompaninë që mban emrin e tij.

Kompania Dell është numri tre në botë për prodhimin e PC-ve.

Së bashku me investitorin Silver Lake dhe me mbështetjen e Microsoft, ai do të blejë firmën për 24.4 miliard dollarë.

Pas kësaj lëvizje, Dell nuk do jetë më në bursën e NASDAQ.

Sipas BBC, Dell shpreson që të kthejë firmën në ditët më të mira, pasi prej kohësh kompania ka hasur në vështirësi nga konkurrenca që po i vjen prej rivalëve të lirë në Azi, si dhe nga bumi i kompjuterëve tabletë dhe smartphone-ve.

Suksesi i Dell ka bërë që Michael të jetë një nga njerëzit më të pasur në SHBA.

Dell e themeloi kompaninë në vitin 1984, kur ishte 19 vjeç, duke operuar në konvikt në Universitetin e Teksasit.

Më vonë ai e la universitetin për të zhvilluar kompjuterët e tij. Falë laptop-ëve modernë, ai e shtroi biznesin e tij edhe përtej oqeanit.

Por kohët e fundit Dell është goditur nga konkurrenca e Lenovo nga Kina, por edhe Apple e Samsung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje