Rita Ora merr dhurata nga Berisha: Mburruni që jemi shqiptarë

5 Shkurt 2013, 11:54Lifestyle TEMA

Ylli botëror i muzikës pop, Rita Ora, mori dy dhurata të dërguara nga kryeministri Sali Berisha në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër.

“Kurrë mos harroni prej nga jeni. Duhet të mburreni që jeni shqiptarë, si unë”, tha Rita Ora për Telegrafin.

I ngarkuari me punë në ambasadën e Shqipërisë, Mal Berisha, i ka dorëzuar Rita Orës një xhubletë 100 vjeçare dhe një koleksion të rrallë të monedhave shqiptare të shtypura enkas për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të cilat u jepen personaliteteve të mëdha që kanë kontribuar në dobi të çështjes kombëtare.

Mal Berisha deklaroi se xhubleta një shekullore, e cila është veshur nga gratë e malësisë së Shqipërisë veriore, ka një domethënie të madhe. Kjo xhubletë është përdorur nga fotografi i njohur Marubi, me të cilën ai ka bërë një numër të madh fotosh ku shihen gratë shqiptare në të.

Me këtë rast, i ngarkuari me punë i Ambasadë së Shqipërisë, Mal Berisha, dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës, Lirim Grajqevci, theksuan se kontributi i Rita Orës është i madh dhe ajo është ambasadorja më e denjë që sot në botë paraqet kulturën shqiptare.

“Këto dhurata më bëjnë të ndjehem aq e gëzuar, sikur të isha kurorëzuar për mbretëreshë. Asnjëherë nuk kam qenë më e lumtur. Me plotë dëshirë do të vazhdoj që gjatë karrierës sime të vazhdoj në drejtim të promovimit të vlerave shqiptare,” tha Rita Ora.

Fjalimi i shkurtër i saj zbuloi edhe emocionet e këtij ylli. Gati tërë kohën fjalët e saja shoqëroheshin me lot gëzimi.

Duke parë të rinjtë dhe fëmijët shqiptarë që gjenden aty pranë, Rita Ora për Telegrafin tha: “Kurrë mos harroni prej nga jeni. Duhet të mburreni që jeni shqiptarë si unë”.

9 komente në “Rita Ora merr dhurata nga Berisha: Mburruni që jemi shqiptarë”

  1. i pavarur says:

    duhet te sqarohet orgjina e xhubletes dhe ku e ka gjetur sali bisha qe e ka dhuruar,per mendimin tim ato jane sende qe i perkasin kultures sone dhe duhen ruajtur neper muzeume si te tilla .Rita Ores mund ti kish dhuruar ndonje pale te brendshme se ngelen paparacet duke i fotografuar zogun.

  2. Djaloshi Mergimtar Kosovo says:

    Nje sqarim per ata analfabeta qe kritikojn edhe nuk din me ba dallime nuk behet fjale per Agimin e Arte apo per Sali Berishen por per shqiptaren tone Rita Ora. Suksese RITA

  3. Goni says:

    Cfare i takon qezarit jepjani qezarit. Pxhubleta ke vlera muzeale dhe historike dhe i takon muzeumit kurse nje xhublete e bere sote i takone kengetares.

  4. Vlora says:

    ne pjerdh rita ora per berishen.

    as do tja dije fare per politiken e tiranes,thjesht ka pelqyer dhuraten,

    berisha mendon se do ta fusi ne vathen e bleones,ciljetes,gretes e ndonje sore tjeter qe “zerin’ e ka vetem ne mbathje.

  5. georges says:

    Eshte ne vete ky pusht, qe fal pasurite kombetare per nje ahengxhije, sa xhipka ka qe kendojne me cicat jashte e tu falin “xhubleta shekullore nga muzeu kombetar e para simbolike te arta” kryeministrat bixhozci dhe kurvare shqipatare, lumi qe na morri.Ndalini doren dhe mendjen ketij fyelli nga malesia qe e quan Shqiperine si pronen e tia! Mallkuar qofsh mor pusht! Lus Zotin qe te vije sa me pare ajo dite kur ky PUSHT–etar te japi hesap para gjygjit dhe te marri denimin qe meriton me kohe( ka here )!

  6. laraska says:

    Rita Ores i uroj suksese te metejshme dhe me behet qejfi kur degjoj qe dikush me origjine shqiptare po ben emer neper bote. POR xhubleta 100 vjecare eshte nje pasuri historike kulturore kombetare me rendesi jashtezakonisht te madhe. Ajo duhet te jete ne muzeun kombetar dhe nuk mund ti jepet te parit qe ben emer jashte. Pra te na dalin neser nja 20 shqiptar te njohur neper bote, na mbetet muzeu bosh. Asaj e kushdo tjeter mund ti jepet nje dhurate tjeter simbolike por jo pasurite tone kombetare. Ky veprim thjesht tregon skizofrenin te nderthurur me komplekese inferioriteti te qeverise sone. Mire qe spo lejne me pasuri, por as deshmite historike po i falin.

  7. ibrahim says:

    laraska sorres dhegeorgieviqit po ju pyes a mos menduat se Berisha do ja jepte lindes APO rudina gjunges.po atyre as menden me thon nuk i jepet e lere xhupa.

    1. laraska says:

      E DI TI C’DO TE THOTE NJE XHUBLETE 100 VJECARE? A E KUPTON DOT TRURI JOTE SA NJE GORRICE C’RENDESI KA NJE OBJEKT 100 VJECAR????????????????????

      ytttt injoranta lat kokrren e namit. Nuk keni as konceptim me elementar te nje pasurie historike-kulturore. copa mishi me dy sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje