Tani vjen stilolapsi që u tregon kur shkruani gabim

5 Shkurt 2013, 10:45Lifestyle TEMA
Tani vjen stilolapsi që u tregon kur shkruani gabim

E dimë se koha kur dikush shkruante me stilolaps po bëhet gjithmonë e më e largët për shkak të teknologjisë, por meqë po thuhet se shumë njerëz kanë harruar të shkruajnë dhe bëjnë gabime, ja ku është stilolapsi i duhur.

Një kompani ka shpikur stilolapsin që dridhet sa herë që ju shkruani gabim.

Stilolapsi është një shpikje e kompanisë gjermane Lernstift, i përgatitur për të rinjtë, por që mund të përdoret nga të gjitha moshat.

Nëse bëni gabime, stilolapsi përmes një sensori e ndjen këtë dhe ju njofton me një të dridhur.

Stilolapsi ka dy opsione, kaligrafi, që ju korrigjon formën e të shkruarit, dhe ortografi, që u korrigjon gabime ortografike dhe gramatikore.

2 komente në “Tani vjen stilolapsi që u tregon kur shkruani gabim”

  1. Jeta says:

    Sa shume po lodhen te mençurit per te mesuar budallejte !

  2. Albania1 says:

    Prodhim enkas per Shqiperine …te porositur nga Sali Berisha per zgjedhjet e 23 qershorit, ku qytetaret te mos gabojn ne fleten e votimit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje