Koreja e Veriut poston një video të Nju Jorkut në flakë pas sulmit bërthamor (VIDEO)

5 Shkurt 2013, 19:52Politika TEMA

Koreja e Veriut ka postuar një video ku duket një qytet amerikan, që ngjan me Nju Jorkun, duke u shkatërruar pas një sulmi bërthamor.

Video është postuar në faqen zyrtare të Koresë së Veriut, Uriminzokkiri, ndërkohë që lideri i këtij vendi, Kim Jong-un ka paralajmëruar se do realizojë një test bërthamor.

Në video shihet një djalë duke ëndërruar sikur është në bordin e një anije kozmike të ngjashme me atë që u testua në dhjetor.

Pasi bën xhiron e botës nën tingujt e muzikës së Majkëll Xhekson “We Are the World”, raketa godet Shtetet e Bashkuara.

Ky moment shoqërohet me titrat “Diku në Shtetet e Bashkuara, re të zeza tymi ngrihen”.

“Foleja e ligësisë është ndezur nga zjarri i nisur nga vetë ata”.

Video përfundon me të riun që zbulon se ëndrra do i bëhet realitet.

“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve nga imperialistët për të na izoluar dhe të na shtypur, askush nuk do e ndalë marshimin e popullit drejt një fitore finale”, thuhet në video.

Koreja e Veriut pritet të bëjë një test bërthamor pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA dhe vetë Kina.

http://youtu.be/yBBsd9JFDZE

15 komente në “Koreja e Veriut poston një video të Nju Jorkut në flakë pas sulmit bërthamor (VIDEO)”

  1. Fieri says:

    Nuk na vjen mire po i ra amerikes

    1. Beni NYC, USA says:

      Ka galla te me keta komunistat. Po dufeqet me gjalme i kane :p
      Me brisk Rubie o KimJongu PingPongu
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/12/us-army-soldiers-in-kunar-afghanistan.html

  2. Chicago says:

    Keta ja rrujne amerikes per ate pune….. aq sa ishte ne gjendje ai xhaxhi yne tu bente balle fuqive imperialiste ahahah

  3. Tani nga Londra says:

    lutje amerikes per buke

    e shoqeruar me kengen Ne Jemi Bota per bamiresi per afriken

  4. Niku says:

    Keta kane lujt mendsh. Fajin e ka Amerika qe si fut nje mesim qe te mos i shkoje ne mend jo me ta enderoje

  5. Bashki, Prishtinë says:

    E di Baba se çka ju duhet këtyre mjeranëve të pushtetit diktatorial korean, se populli i mjerë i Koresë nuk ka faj. To t’i mbërrij dorë e zotit diktatorët kudoqofshin. ShBA është shpirt lirie!

  6. Ky trapi korean o mik i ngusht me ahmadinexhat-in e Iranit e dicka kurdisin bashk kta te dy .
    A nigjut cer deklaroj nexhatllia i Iranit ? Ka ner mend me shku si austronaut diku ne hapsir ,por mesiguri ne hene .
    Gjysma e Henes sido te jet i takon islamisteve .
    Imagjino nqs nexha mer nji bombe atomike me vete dhe prej henes ja leshon Obamit ne kaptin …dhe ky tjetri nga Korea prej tokes ,papapapapap cbehet pastaj .Un jame i bindur se kjo bote do ndryshonte per te mire te njerezimit pastaj .Dhe e dini perse ? Jo sepse do isha dakord per ate veper te ktyre koreaneve komunista idiote e kte nexhatin majmunin islamist ,qe me civilizimin skan asgje te perbashket ,por do vinin ne nje far menyre nji far balance ne kte bote ndermjet krimineleve te ksaj bote dhe njerezimit . Rrofte vendi im populli im Shqiperia . Who cares ,cdo behet ne boten e kurvave e kriminelve pfffffffffffffff

  7. qeparo says:

    e dashte fati qe ti bjeri Amerikes me bombe atomike, do plotesohej endrra e Migjenit
    “O si nuk kam nje grusht te forte, ti bie mu ne zemer malit qe s’be zane” thoshte Migjeni nje kohe, e tani ka ardhur koha ti bihet me grusht te forte Amerikes, te vihen ne vend shume padrejtesi

    1. genc says:

      Te paskan deportu ty shoku? hajt mer burr se nuk o fundi i botes, merre me sport,boj nai vrap, mos rri ne computer all day se nuk te bo mire.

  8. tarraslala says:

    Keta koke palaret e Korese se bashku me ata pacavuret e Iranit te na hane Mutin ne ketej nga amerika,,,,

  9. aqifi says:

    O ben Cikagoja pse prodhon vetem idiotesira.Eshte Amerika ajo qe ja rrujti ati xhaxhit tone per 50 vjet,ndersa tani po tall trapin me monstrat si ju e politikanet tane.

  10. qiqeparo says:

    pjerdh ariu nga milingonat. besoj dhe ne qeparo e dine kete. amerika nuk piu per bs dhe nuk pi tani per rusine e kinen bashke, do pije per keta moramanet qe akoma hane buke me kripe.

  11. dikush says:

    krijesa me e zgjuar e djallit eshte komunizmi.

  12. llogjika says:

    Aqifi,
    ne bote ka mjaft injorante dhe budallej,por sidomos ata qe mbeshtesin regjimet diktatorjale jane te paarritshem.Njeri nga keta,ne kohen e konfliktit te Amerikes me Sadamin,me thoshte me nje ton plot siguri pikrisht keshtu:Mos u bej merak,prit edhe ca kur te shohesh qe Sadami te shkoi ta ngrei flamurin mu ne mes te Nju Jork.Ay as e kishte idene se c’ishte Iraku e c’ishte Amerika,por i mjaftonin mburrjet e Sadamit dhe te Ali Komikut qe cirreshin se amerikanet do te mbyteshin ne gjakun e tyre… Dhe dihet si perfunduan kokat e Sadamit dhe Ali komikut.Keshtu edhe udheheqesi juaj i lavdishem,sh.Enver,mburrej se ishte i ne gjendje sa ti bente balle edhe sulmit te dy kampeve njekohesisht,ati te NATO-s dhe ati te VARSHAVES,nderkohe qe u pa se si si perfundoi regjimi i tij,te cilin e shemben edhe kalamajte.Keshtu dhe Miloshevici,Kadafi,Noriega,Polpoti e cdo diktator qe ka njohur bota.
    Ndersa ti,o qifi,mos ki dert nga keto fakte,vazhdo e vetkenaqu si Ali komiku me mburrjet e xh.Enerit tend,qe ishte aq cingrime per Ameriken e per kedo,sa as qe venin ne kandar…
    Nje skjarim te shkurter :Shpenzimet per armatime te Amerikes perbejne gjysmen e shpenzime te te gjithe shteteve te botes ne kete fushe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje