Nishani pret një grup ish-të përndjekurish dhe u premton më shumë dashamirësi (Lirak Bejko vdiq nga mungesa e saj)

5 Shkurt 2013, 17:09Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka pritur një grup ish-të përndjekurish politikë gjatë ditës së sotme dhe u ka premtuar atyre më shumë kujdes dhe dashamirësi nga ana e shtetit. Nishani tha se do të presë dhe dëgjojë zërin e ish-të përndjekurve sa herë është nevoja. Gjë që në fakt nuk ndodhi me Lirak Bejkon dhe Shpëtim Karamuçën, të cilët vdiqën nga flakët pikërisht nga shurdhëria e shtetit për kërkesat e tyre.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë, me të cilët diskutoi rreth çështjeve më të rëndësishme që shqetësojnë këtë pjesë të shoqërisë shqiptare.

Temë e diskutimit ishte miratimi sa më parë i ligjit të lustracionit, përshpejtimi i procesit të dëmshpërblimit, heqja e titujve të nderit të persekutorëve të dhënë nga regjimi diktatorial, trajtimi më me dashamirësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore për punësimin e ish-të përndjekurve politikë dhe familjarëve të tyre si dhe kthimi apo kompensimi i pronës me përparësi për këtë kategori.

Një prej çështjeve të diskutuara ishte dhe ngritja e një muzeu në Tiranë kushtuar qëndresës ndaj diktaturës, rigjenerimi atje ku është e mundur i burgjeve dhe kampeve të internimit, në mënyrë që ato të mbeten dëshmi kujtese e së kaluarës së hidhur.

Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e ish-të përndjekurve politikë për vendin dhe u shpreh i gatshëm për të pritur dhe dëgjuar zërin e tyre sa herë që të paraqitet nevoja, duke theksuar se dëshiron që kjo pjesë e shoqërisë sonë të jetë më aktive në jetën e vendit.

Duke nënvizuar se sa më të bashkuar të jenë ish-të përndjekurit me njëri-tjetrin aq më i fortë bëhet zëri i tyre në shoqëri, Kreu i Shtetit ofroi gatishmërinë dhe vullnetin institucional për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të ngritura nga ish-të përndjekurit politikë, duke nxitur institucionet e shtetit dhe shoqërinë civile.

Presidenti Nishani mirëpriti idenë për kryerjen e veprimtarive, të cilat do të ndihmonin për të mbajtur gjallë kujtesën e qëndresës anti-diktatoriale”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

13 komente në “Nishani pret një grup ish-të përndjekurish dhe u premton më shumë dashamirësi (Lirak Bejko vdiq nga mungesa e saj)”

  1. Hithri says:

    Jane para zgjedhjeve dhe duan t’i marrin me te mire qe te votojne per ta. Cfare’ s’behet per vota, aa qe u shane dje me c’tu vinte mbare, po ju by_ _ – qeshin sot. Keta m kete rast t’e perfitojne nga rasti e tu thone : parate ne vend dhe pastaj flasim.

    1. turpi shihet says:

      s shitet gjaku o pushti i saliut jooooooo

  2. liraku says:

    Ku ishe o nishan kur ishim ne greve urie pse nuk na pritr mr dashamiresi ,apo tani do vota Sala,ik ore sakat muti,sakat nga trute se nga trupi nuk eshte faji yt

    1. Shpëtim Karamuça says:

      Epo edhe këto që shkojnë te presidenti u shitën, na harruan neve.

  3. Ah Ali, Ali, ç`na bëre ! says:

    Morri i bythes

  4. Cukunidha says:

    Nje proverb thote : ” kur nje njeri sillet ndryshe nga sjellja e mepereshme, ose ta ka hedhur ose kerkon te ta hedhij “. Ky dhe shefi I tij ka 23 vjet qe e Kane me te hedhur. Duan te ndrojne lekuren dhe te veshin lekure qingji. Na burgosen , na genjyen, na vrane dhe tani na “perkeledhin”

  5. durresi says:

    Mundet nje njeri te jete me aktive sesa qe per te drejten e tij (qe dikush te degjoj) arrin edhe digjet me benzine…??!!

  6. Petro says:

    Fjale te bukura dhe gishtin ne b… dhe kjo sa here u vjen veza ne b…

  7. media says:

    kapter nishani u jep te perndjekurve sapun per djathe.

  8. petriti says:

    a mer cuna mer cuna… sju japin gje keta jooo!!!!! po shikoni hiqini me me te mire a me te keq se ska te ardhme me keta!!!

  9. Tani says:

    Te nderuar te burgosur politik mos u mashtroni se ju priti komunisti Nishani.http://www.proletari.com/ne-kerkim-te-se-vertetes-2/html

  10. ALpini says:

    Shpesh kam thene se kjo kategori e te burgosurve le shume per te desheruar,them keshtu se sot ata duhej te refuzonin takimin me Presidentin.Mund te kishin vepruar keshtu-dergata e ish te perndjekurve lajmeronte median qe ta prisnin ke hyrja e presidences dhe aty njeri nga keta te persekutuar te tregonte me gisht nga presidenca se aty ndodhej si president nje klysh komunisti dhe te ktheheshin mbrapsh,nuk bejme takim me te.-kaq do mjaftonte qe te qetsonte ndergjegjen e tyre por mendoj se jane perdorur kushedi sa brryla per te vene emrin ne liste.

  11. Firdus Alem Luzaj -Kanina says:

    sot ne takim me nishanin ishin vetem disa te shitur nga te ish persekutuarit !!!
    keta persona qe gjasme perfaqsojne te persekutuarit jan te emeruarit si perfaqsues te persekutuarve nga komunistiti sali berisha !!!
    keta un nuk i njohe si perfaqsues te Mi si i Persekutuar dhe zoteria miraka e di mire persene!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje