Ja kush do e drejtojë fushatën e PD, Bumçi në Tiranë, Halimi në Durrës

5 Shkurt 2013, 11:23Politika TEMA

Berisha thotë se do bëjë koalicion të madh, duke përjashtuar FRD-në e Topit

Pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle, kreu i PD mblodhi grupet e punës për zgjedhjet, për të diskutuar se kush do e drejtojë fushatën në qarqe.

Edhe në zgjedhjet e 23 qershorit grupet e punës do të drejtohen nga thuajse të njëjtët që ishin katër vite më parë. Ndryshimi i vetëm është emërimi i ministrit Eduard Halimi në krye të grupit  të punës në qarkun e Durrësit duke zëvendësuar kështu Ferdinad Xhaferrin.

Në Tiranë, qarku më i madh, që nxjerr 32 deputetë, mësohet se do të jetë kreu i PD-së së kryeqytetit, Aldo Bumçi, i cili do të drejtojë fushatën.

Ndërkohë që qarqet e përfolura, Lezha dhe Dibra, nuk do të ndryshojnë drejtues, ku sërish si në vitin 2009 do të jenë Edi Paloka dhe Jemin Gjana.

Burime nga kjo mbledhje kanë bërë të ditur për gazetën Panorama se në 120 minuta takim u prezantua strategjia e fushatës së PD-së, e cila do të jetë e njëjtë me atë të ndjekur në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë për Bashkinë e Tiranës.

“Ne jemi ndryshimi, përpara” do të jetë slogan ynë. Ky slogan shpreh më bukur se çdo slogan tjetër realitetin që kemi krijuar dhe vizionin që ne paraqesim. Një mijë herë po ta mendosh, nuk mund të gjesh cilësim dhe kualifikim tjetër përveçse “ne jemi ndryshimi, po ç’do të thotë kjo? Përpara”, është shprehur kryeministri.

Ai është shprehur edhe për krijimin  e një koalicioni të madh  duke e përjashtuar FRD-në e Bamir Topit.

Në Qarkun e Shkodrës kryetare e grupit të punës do të jetë  Jozefina Topalli, në Kukës, Flamur Noka, në Lezhë Edi Paloka, në Elbasan Arben Imami, në Fier Sokol Olldashi, në Vlorë Astrit Patozi, në Korçë Ridvan Bode, në Berat Genc Pollo dhe në Gjirokastër Genc Ruli.

8 komente në “Ja kush do e drejtojë fushatën e PD, Bumçi në Tiranë, Halimi në Durrës”

    1. oliver says:

      PD-ja ka marre fund me te gjitha
      Po te kishte ndonje bindje ne fitore Saliu do kishte mbajtur zgjedhjet e partise se tij, po e verteta eshte se ai nuk e ka te sigurt se fiton PDne, e jo me Shqiperine. Shqiperine e ka humb me kohe Saliu, dhe ne 23 nuk do ta vjedhe dot me mandatin per te vjedhur popullin

  1. e\ says:

    Per PARA e dine te gjithe per cfare qendron Sali Berihsa, Ilir Meta dhe gjithe maskarenjte e tjere qe duhet te drejtojne kete vend po ne fakt vetem sa bejne para ne kurriz te te gjitheve.
    Ne 23 qershor jua tregojme ne vendin…

  2. ilo says:

    DUket se PS eshte e destinuar te fitoje kudo ne Shqiperi pasi me keta lloj te paaftesh, te cilet edhe ne listen e hajduteve vijne te fundit, nuk ia del dot askund PD.
    Sali berisha eshte nje qelbesire e ndryre qe po e shkaterron kete vend.

  3. yplala says:

    Sali Berisha eshte nje shushunje qe po e shteron kete vend.
    Ne 23 qershor kjo shushunje do shtypet nga Edi Rama dhe PS ?

  4. PDisti says:

    Shih cfare thote Sala ,do perdore strategjine qe perdori per bashkine e Tiranes me nje fjale do sjelle kosovaret per te votuar dhe vellezerit tane kosovare si patrite qe jane do ndihmojne salen te fitoje qe te sjelle ketu fazllica e kompani

  5. Albert says:

    ….(je)mini ne qarkun e Dibres nuk kandidon si kuksian,pasi eshte nga katundi i gruas,d.m.th kollovar. Ne Tirane ka ardhur nga Starova e Pogradecit,ku jetonte si kooperativist.Atje u gjet nje ganxhe per te. Berisha e kandidon si spiun te sigurimit,e ka me kimet! …..dihet se spiunet nuk kane atdhe….

  6. ALpini says:

    Ne Durres asnje se njef kete Eduart Halimin,thene ndryshe si ai ka plot por nuk ja mbushin dot mendjen durrsakeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje