Majlinda Bregu i ankohet Berishës: Deputetët po më fusin në sherr me mediat

5 Shkurt 2013, 11:00Politika TEMA

Ministrja e Integrimit, njëherësh dhe koordinatore e fushatës elektorale të PD-së, Majlinda Bregu, i është ankuar dje kryeministrit Sali Berisha për deputetët, të cilët sipas saj po e fusin në sherr me mediat, raporton GSH.

Shkak është bërë detyra që i është besuar znj.Bregu në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së për të koordinuar daljet në media të deputetëve demokratë. Por Bregu, në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së, informoi z.Berisha se disa deputetë, kur janë kërkuar për intervista në televizione të ndryshme, janë shprehur se “nuk na lejon ministrja Bregu”.

Sipas saj, kjo gjë e ka përplasur me drejtuesit e mediave, duke e lënë atë “fajtore”.

Por edhe kryeministri iu ka dhënë të drejtë deputetëve dhe është shprehur se “duhet një planifikim i atyre që do të shkojnë nëpër studio televizive”.

Gjithashtu, burimet brenda grupit të PD-së bëjnë të ditur se z.Berisha i ka kujtuar ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, se “një ekonomist nuk mund të flasë për një çështje që nuk është kompetent”, ndaj ka kërkuar prej saj “që ndarja e deputetëve të bëhet sipas fushave që ata mbulojnë”.

Asaj i është kërkuar gjithashtu që “të përgatisë në një material të zgjeruar me të gjitha arritjet e qeverisë sipas qarqeve, dokument të cilin, sapo të përgatitet, duhet t’ua shpërndajë deputetëve dhe krerëve të grupeve të punës të qarkut përkatës”.

Ndërsa në pjesën e mbledhjes zyrtare, kryeministri Berisha informoi deputetët me gatishmërinë e qeverisë për të zhvilluar zgjedhje të lira më 23 qershor, dhe nuk ka lënë pa përmendur edhe prezantimin e Pezës krah Edi Ramës.

“Ai po përgatit post 23 qershorin. Duhet ta dinë shqiptarët që edhe poll-et e nxjerrin përtokë dhe janë poll-e të bëra nga krahu i tyre, jo i yni. Kjo është e vërtetë absolute. Për të dalë përpara rezultatit që do ta dinë shqiptarët, shpalli se do të marrë 72 deputetë dhe hoqi Dash Pezën dhe mori Alfred Pezën. Do të shkëputet nga Babë Myslymi, se ka marrë Lili Hoxhën. Pra, të gjitha këto janë një kaos i tij i vërtetë”, tha Berisha.

8 komente në “Majlinda Bregu i ankohet Berishës: Deputetët po më fusin në sherr me mediat”

  1. ushtaraku says:

    Zonja Ministre Bregu, jeni Ministre e suksesshme vazhdonin e rrugen qe keni ecur deri tani, urime dhe suksese ne qershor 213

    1. Latif Dreqi says:

      Eshte me shume se e sukseks-shme o kapterro..gjithe bota zili e ka.Di gje kush e ferkon ne darke kete se ai Namiku mbeti ne itali..

  2. Kritiku says:

    Sali Shpellari thote “beni si them une dhe jo si bej une”. Shikoni se cfare thote ai: “një ekonomist nuk mund të flasë për një çështje që nuk është kompetent”…. Po eshe Saliu nuk eshte ekonomist, perse atehere ai na jep “leksione” mbi ekonomine?! Ai as mjek nuk eshte me. Ka mbi 20 vjet qe nuk e ushtron kete zanat. Saliut duhet ti hiqet e drejta si mjek, sepse pas 20 vjetesh ai nuk eshte me aktual ne ate profesion.

  3. Verorja e Baliut says:

    Zonja Majlinda ju kam shembull per vajzat e mija.

    Vallehe ju e nderoni zerin e femres.

    Vera nga Kukesi

  4. jani says:

    Me lilin hoxhen mos harro se ke qene duke vozit ne nje varke . Por fajin ne na e ka ramiz alia se ai ju futi ju ne politike . Ramizit mos I gjetshin rehat kockat atje ku eshte , dhe ju shkaterrofte varri me presion muti per kete qe na beri .

  5. bruxelles says:

    oj vera moj shejtane i paske pu-tana vajzat ti moj dreqe dhe sna ke then

  6. liria e fjales says:

    Sketere do behet jeta tuaj.
    Kucedra bregu te gjitha punet qe ke kryer me dredhi,pa drejtesi,me servilosje dhe bythelepirje,me pune nen rogos, ne kete jete do ti lash.

  7. england says:

    Jo me kot i ke vendosur vetes nje nick te tille!ju militantet e partise se baces,do ju pershtatej me mire rreshtori,se sa ushtaraku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje