INTERVISTA/ “Rama kujdes! Ilir Meta i braktis në mes të rrugës qeveritë socialiste”

4 Shkurt 2013, 23:26Politika TEMA

Pëllumb Xhufi, historiani, diplomati e politikani i njohur, ka pasur shumë punë gjatë muajit nëntor. Ishte momenti kur historianët përpiqeshin të drejtonin ditën, atë që politikanët shtrembëronin natën, në lidhje me festimet për Pavarësinë. Në këtë intervistë Xhufi komenton të tjera ngjarje; nga përgatitja e zgjedhjeve, tek sjellja e LSI, nga peticioni anti-Rama tek beteja e anti-korrupsionit me qeverinë

Nga Skender Minxhozi, JAVA

 

Zoti Xhufi, si e shihni preludin e fushatës elektorale? Si po sillet klasa politike, me afrimin drejt 23 qershorit?

Së pari të bën përshtypje nisja në avancë e kësaj fushate nga ana e Kryeministrit. Është një nisje e detyruar. Ky prelud elektoral është shoqëruar me një sërë dështimesh spektakolare të qeverisë, siç është ai i privatizimit të CEZ, i privatizimit të Albpetrolit, të refuzimit për herë të tretë të dhënies së statusit kandidat nga ana e BE, renditjes së Shqipërisë në vendet përherë e më të fundit të vlerësimeve ndërkombëtare mbi korrupsionin, pavarësinë e institucioneve, gjendjen e demokracisë, mbi lirinë e shtypit, mbi investimet e huaja, etj. etj.

Ka disa muaj që Kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe Kryetarja e Parlamentit, “amazona” shqiptare e diplomacisë parlamentare, janë strukur këtu në Tiranë e nuk marrin më rrugët e botës, siç e kishin zakon. Askush nuk i pret, askush nuk i begenis. E pra, ndezja para kohe e fushatës elektorale, është mënyra më e mirë për të dalë nga kjo gjendje depresioni total të qeverisë, duke iu rikthyer gjuhës së egër, pa përmbajtje e plot helm, të fushatave berishiane. Kryeministri mundohet ta fokusojë goditjen e tij ndaj opozitës tek të famshmet “tre ligje”, që opozita dhe Rama i paskan bllokuar. Por, ndërkohë, nga Brukseli, vazhdon të shtohet lista e kushtëzimeve për marrjen e statusit kandidat. Përveç tre ligjeve, kërkohen përherë e më me ngulm rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, zbatimi i ligjit, zbardhja dhe dënimi i përgjegjësve për vrasjet e 21 janarit dhe zgjedhje të lira e të ndershme, që vetëkuptohet, i kanë munguar këtij vendi sa kohë që qeveris z. Berisha. Ky ka kërkuar t’i paraprijë apuntamentet me BE, me ndonjë lëvizje mashtruese në planin e kushtëzimeve: dy ditë para se të mblidhej Këshilli i BE, në dhjetorin e kaluar, kur edhe do të vendosej për dhënien, apo mosdhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, u arrestua “për korrupsion” një oficer i sigurisë në aeroportin e Rinasit; pikërisht tani, dy ditë para vizitës hijerëndë të komisionerit Fyle në Tiranë, u mblodh seanca e radhës e gjykimit të çështjes së 21 janarit dhe për çudi të opinionit, u dha pretenca e prokurorit për dy nga të akuzuarit për masakrën (sigurisht, është çështje tjetër se cili do jetë vendimi final i gjykatës: siç është provuar, me gjykatat Berisha i vërtit punët si të dojë). Ndërkohë, ai i fryn pa pushim mikrofonëve, duke premtuar se zgjedhjet e 2013 do të jenë më të mrekullueshmet në nivel planetar. Pra, pavarësisht se ç’i përrallis militantëve të vetë të palodhur, qeveria e Tiranës e ka mizën nën kësulë: e di fort mirë se ka ikur koha e përrallave dhe ka ardhur koha e fakteve. Që ta bëjë Shqipërinë vend kandidat të BE, Kryeministrit i duhet të arrestojë që nga ministrat e tij e deri tek shumicën dërrmuese të gjykatësve të dalë nga bangot e Fakultetit familjar të Drejtësisë. Të gjithë këta janë të korruptuar e të fëlliqur si mos më keq.

Sigurisht, zoti Berisha as nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. I duhet pushteti, dhe për ta mbajtur atë është i vendosur ta ruajë e ta mbrojë establishmenin e tij të krimit e të korrupsionit, është gati të djegë çdo shans të vendit, e të vazhdojë të sundojë në mbretërinë e skamjes e të korrupsionit, në jetë të jetëve.

Vlen të ceket edhe një dukuri e evidentuar qartë mbas denoncimit të fortë të PS-së të korrupsionit që ka për protagonist vetë Kryeministrin dhe familjen e tij. Mazhoranca, fillimisht u kundërpërgjigj, duke sajuar dosjen “pallati Rama”, e duke sulmuar direkt shefin e opozitës për atë çka ai mund të akuzohet më lehtë: për shitje lejesh ndërtimi gjatë kohës që ishte kryetar i bashkisë së Tiranës. Në fakt, tonet e denoncimit opozitar duket se kanë rënë, e në këto kushte kryeministri ka lëshuar skotën e “opinionistëve” të tij për të bërë thirrje për paqe e për ta fshirë temën e antikorrupsionit nga repertori i këtyre zgjedhjeve: “në fund të fundit, të gjithë e kemi ngjyer nga pak”, do të konkludonin sugjeruesit e “paqes berishiane”. Më duket se mu për këtë arsye, motivi i korrupsionit qeveritar e kryeministror duhet të jetë kryefjala e kësaj fushate për opozitën shqiptare, e cilitdo krah qoftë ajo. Nuk ka paqe nën korrupsion. Zbulimi kohët e fundit i fakteve ulëritëse të korrupsionit masiv u ka hapur sytë edhe militantëve më të paarsyeshëm të PD-së, që tashmë kanë filluar të venë shumë pikëpyetje mbi kokën e Kryeministrit e të qeverisë së tij. Kjo betejë duhet vazhduar, pavarësisht kostove, pavarësisht se ajo do të bëjë shumë viktima edhe në kampin e socialistëve dhe të opozitarëve të tjerë: korrupsioni i ka molepsur edhe radhët e tyre. Por është një luftë e pashmangshme, nga e cila do të burojë fitorja e vërtetë e opozitës dhe nga e cila do të fillojë Rilindja e vërtetë.

 

LSI është një ndër ato forca politike që formalisht nuk ka vendosur rreshtimin në zgjedhje. Ju si e komentoni këtë “pavendosmëri” të Metës? Është ajo vërtet e tillë, apo ai po përpiqet edhe një herë të gjejë “ofertën” më të mirë elektorale?

Mendoj se kur flasim për LSI-në duhet bërë dallimi i duhur midis grupit të saj drejtues dhe bazës së partisë. Një hendek i thellë i ndan të dyja. E dyta mbetet në thelb e majtë, patriote dhe e moralshme. E para, udhëheqja, nuk ka asnjë nga këto virtyte, përfaqëson thjesht kulturën e “kollovarisë politike”, pa cipë e pa princip. Pra, rri në pritje dhe gjuan rastin kujt t’i varet në qafë kësaj here.

Unë nuk besoj se në rastin e LSI-së kemi të bëjmë me një moment reflektimi e brerjeje ndërgjegje pas 8 vjet shitjesh e plaçkitjesh që iu dhuruan popullit shqiptar, edhe për shkak të saj.

Absolutisht jo. Zoti Meta vazhdon të deklarojë, se do t’i qëndrojë besnik deri në fund të mandatit qeverisë më të korruptuar në planet. Pikërisht ai, që e braktisi qeverinë socialiste të Fatos Nanos që në vitin e dytë të mandatit të saj, në 2003. Madje, ka lënë të kuptojë se është i gatshëm ta vazhdojë edhe më tej idilin me Berishën, sigurisht në rast se ky premton diçka më shumë nga ç’ofroi në vitin 2009. Në marrëdhëniet me të, PS sipas mendimit tim, duhet të mësojë nga përvojat e tipit “Gjiri i Lalëzit”, e mbi të gjitha duhet të mbajë parasysh një mësim pragmatik: Ilir Meta i braktis qeveritë socialiste ende para se këto të zënë vend, ndërkohë që ua ruan besën qeverive të djathta deri në ditën e fundit, madje me të drejtë rinovimi.

 

Si po sillet PS në raport me pritshmëritë e elektoratit të majtë në zgjedhje? A po ndjehet ajo që rëndom quhet frymë e fitores?

Nuk më duket se po ka ndonjë angazhim në këtë drejtim. PS e kishte një rast të papërsëritshëm për t’u prezantuar në mënyrë bindëse me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Pavarësia dhe protagonistët e saj janë kryesisht një pasuri e të majtës shqiptare, e më shumë se kujtdo i takonte asaj të dëgjohej në këtë 100-vjetor. Kjo e djathtë që ne kemi, pasardhëse e Esad Pashëve, ishte në gjendje të ofronte vetëm spektakle të turpshme e vulgare si ai i “festës së tortës” dhe i parakalimit të shpartalluar të ushtarakëve tanë “profesionistë”. Nuk arrij ta kuptoj arsyen pse heshti e majta në këtë takim të papërsëritshëm me historinë, a thua se nuk bëhej fjalë për 100-vjetorin e Pavarësisë e të Ismail Qemalit, por për 100-vjetorin e Enver Hoxhës.

Gjithsesi, përtej mungesave të tilla, që flasin për një boshllëk të madh ideor e intelektual, më duket se PS i ka kapur mirë disa tema afatgjata, që nuk kanë të bëjnë thjesht me “krijimin e frymës”, siç janë ato të politikave ekonomike, të sigurisë, të zhvillimit të bujqësisë e të arsimit, të fiskut e të pensioneve, që janë të ndjeshme për rrethe shumë të gjëra të popullsisë. Mbetet që e gjitha të ndërthuret mirë, duke vendosur në bosht problemin e problemeve, luftën pa kompromis kundër korrupsionit, i cili do t’i japë kuptim e përmbajtje gjithë betejave të tjera, dhe nga ana tjetër do të mundësojë krijimin e asaj që ju thoni, d.m.th. krijimin e “frymës së fitores”.

Unë jam i bindur se gjysma e punës për opozitën do të ishte e bërë, në rast se PS do të dilte hapur e prerë para opinionit shqiptar e ndërkombëtar me logon, estetikisht jo dhe aq elegante: “Ne nuk do t’u vjedhim, ne nuk do t’u shesim”!

 

Vijon e fortë prania e një gjuhe të mbarsur me elemente të nacionalizmit radikal. Si e shihni këtë garë që luhet me ndjenjat kombëtare të votuesit shqiptar?

Shikoni, ky nacionalizëm që shpaloset kohët e fundit dhe pothuaj me të njëjtat terma nga aktorë të ndryshëm politikë, ka shkaqe gjenetike të ndryshme. Për dikë ai është një formë reagimi ndaj shitjes së interesave kombëtare, nga një klasë politike e korruptuar dhe ekstroverse. Është, më në fund, shpërthimi i një ndjenje të ndrydhur e të frustuar nga politika e shitjes së interesave kombëtarë në emër, gjoja, të integrimit evropian. U desh dalja në shesh e kabllogrameve të Ëikileaks-it, për të parë se falja e hapësirës detare, apo ngritja e mauzoleve të huaja në tokën shqiptare, nuk ishin miratuar, aq më pak nuk ishin kërkuar, nga partnerët tanë strategjikë.

Pra, ka një nacionalizëm që buron nga revolta e masave, kryesisht e rinisë, ndaj shitjes së interesave dhe dinjitetit kombëtar, nga një klasë politike e korruptuar. Këtë revoltë e kemi parë të shfaqet në formë të bujshme më së pari në stadiumet tona, si për të vërtetuar thënien e lashtë se stadiumet janë foleja e revolucioneve. Tani, shprehëse e këtij nacionalizmi të frustruar është bërë edhe një lëvizje politike, AK. Kjo, ç’është e vërteta, ka eksese të dukshme në ligjërimin e saj politik, por që më duken tërësisht të riparueshme, me pak më tepër përmbajtje e arsye.

Problemi qëndron me nacionalizmin krepuskolar të PD-së e të Berishës. Pasi punoi për 20 vjet për të realizuar axhendat nacionaliste të të huajve ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, pasi i ndau e i përçau shqiptarët brenda Shqipërisë, në trojet etnike apo në diasporë, zoti Berisha po don të bëjë rolin e kampionit të shqiptarisë. Kjo po, që është një përrallë për gogolë, që në Shqipëri e jashtë saj janë me bollëk. Por, mbi të gjitha, është goditja e fundit që i jepet Shqipërisë dhe interesave të saj në prag të ikjes. Mjafton të vërejmë se si Shqipëria, falë Berishës e lolove të tij, u kthye brenda natës nga vendi që prodhonte siguri në rajon, në vendin që kërcënon paqen e tij. Nëse ky ka qenë qëllimi i tij, atëherë mund të thuhet me plot gojën që z. Berisha e meriton të quhet “gjeniu i së keqes”.

 

Tani që nga festimet e pavarësisë ka mbetur vetëm kujtimi, si do ta përmblidhnit atë që ndodhi në Shqipëri në kuadrin e 100 vjetorit? Çfarë dallon tani, me mendje të ftohtë, në listën e festimeve të pavarësisë?

Ajo që e vunë re të gjithë është se protagonisti absolut i kremtimeve të 100-Vjetorit ishte politika, ose më saktë qeveria, ose akoma më saktë Kryeministri Sali Berisha. E thashë pak më sipër, që e majta dhe Edi Rama, me përjashtim të një “tà” që bënë në Vlorë, ruajtën, siç thuhet, një “profil të ulët”. Për rrjedhojë, u prodhua një rrokopujë, ku nuk njihte qeni të zotin. Pas çdo deklarate, pas çdo vlerësimi, pas çdo dekorate fshiheshin humoret dhe interesat e çastit të Kryeministrit: u hesht krejtësisht për fitoren e madhe të dytë për nga rëndësia pas Pavarësisë, për krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale, pikërisht sepse Kryeministri, dora vetë, e ç’bëri atë në vitin 1992 për t’i kthyer kushedi çfarë borxhi ekstremizmit nacionalist grek. U tentua të shfronësohej Vlora dhe Ismail Qemali, të uleshin nga piedestali ose të dënoheshin me heshtje figura si Pashko Vasa, Abdyl Frashëri, Naum Veqilharxhi, Hil Mosi, Isa Boletini, Murad e Abdi Toptani, Dervish Hima, Dom Nikollë Kaçorri e plot të tjerë, protagonistë të vërtetë të ideimit e krijimit të shtetit shqiptar, ndërkohë që u promovuan si heronj e u nderuan me kurora dafine, Esat Pashët famëkeq të historisë sonë.

Por pati një ndodhi që na ngazëlloi të gjithëve: në Tiranë apo në Vlorë, shqiptarët nga çdo krahinë e cep i trojeve tona, u dyndën për të nderuar ngjarjen dhe heronjtë e vërtetë, duke e lënë Berishën në vetminë dhe në kuturisjet e tij anti-historike.

 

Një listë personash të mbledhur nga Kuvendi i Shqipërisë, i bënë thirrje opozitës të miratojë tre ligjet e mbetura pezull. Si e shihni faktin që ajo që quhet inteligjencia, rreshtohet me shtetin, kundër opozitës?

Ka, gjithsesi, një lajm edhe në këtë shfaqje të radhës, të zvarritjes pas pushtetit, nga ana e disa intelektualëve në vështirësi e në nevojë. Në listat, kësaj radhe, mungonin shumë e shumë nga emrat që kanë bërë bujë në të shkuarën për shfaqje të tilla të turpshme. Ndoshta kanë pësuar edhe ata një krizë ndërgjegjeje. Ndoshta, pas 20 vjet shërbimi prej shërbyesi, janë mëkëmbur dhe nuk kanë pse të identifikohen me aradhat e reja të uritura të intelektualëve në nevojë.

18 komente në “INTERVISTA/ “Rama kujdes! Ilir Meta i braktis në mes të rrugës qeveritë socialiste””

  1. Niko & Meksi Xhufka - Best reporter -Cariere Prize says:

    Po Iliri eshte cun flori mo Xhufka?!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ilir-floriri.html

    1. Ben Chicago says:

      Ky Xhufi mos eshte dhendri i Aranit Celes???…

      1. nderime z.Xhufi says:

        ore nuk e mora vesh;Fyle e takoje
        Meten apo nuk e pordhi fare.Sa per friken e z.Xhufi,
        qendrone por tani ai eshte bere per sehir…
        Prandaj Ps e plote Parti mos e rruni per
        I.Meten.Te blesh vota per te vjedhur,nuk ka
        asgje normale.Kete gje e bene ai qe vuan nga
        depresioni pasi humbja e bene te pergjoje
        Ore e cast tek Ballkoni.

  2. tourkofagos says:

    Rama kujdes,Meta eshte korrak[tradicionalisht tradhetare]……

  3. shqiptari says:

    Mese se sakte.Me pelqeu shume Historiani Zoti Pellumb Xhufi.

  4. nipi a.VOKSHIT says:

    ME GJITHE ATO TITUJ-Si nuk the gje per nje ngjarje te luftes qe lidhet me ‘4 Shkurtin’e me pas lidhet me vrasesin XHafer Deva e me pas me zevendesimin e emrit te te vrareve ne lule te rinise shqipetare me emrin e nipit te Xhafer Deves ibrohimoviò Millosheviò Rrugaçovi?Mire eshte te meremi me historine e dites pastaj ate te periudhes se gurit.
    Di gje i nderuari historian qe ne mos gabohem ne kampin e perqendrimit te Prishtines ne Tetor ’44 nazistet dhe ss vendas pushkatuan brenda nje nate 104 te burgosur.KUSH I KUJTON E SI I KUJTON HISTORIJA ATA?
    Shpresoj se do kesh mundesine te japesh nje sqarim shqipetareve per nder te tyre.Respekt

  5. edi says:

    Meta ka per tu fut njalen prap

  6. sizmografi says:

    i.meta kure s’ka per te gezuar as familjene tij,as pasurine e zeze qe ka grabitur,nga casti ne cast nen kembet e tij ndodhen minat.

  7. Iliri po e fut ne loje Edi Ramen apo Edi Rama Ilir Meten.

    Prej kohesh eshte hjedh ideja e nje kualicioni me Ilir Meten. Medja deri von Edi Rama ka qen i prere per jo kualicion me Ilir Meten. Ne te vertet arsyet jen shume te forta qe kualicioni me Ilir Meten e demton jashte mase Partin Socialiste dhe rikoperon Ilir Floririn. Le ti argumentojme.:
    1. Perse vrau Ilir Meta me 21 Janar. Perse mbrojti vrasesit dhe perse i cilsoi demonstruesit Koke palare.?
    2. Persa Ilir Meta u vu ne qenter te shinjestres per vjedhjet me bllok ne dore. Ne se ishte sajes nga Edi Rama ashtu sic pretendon Ilir Meta,? Ateher z. Rama te behet gati dhe t`ja dorzoi Partin Socialiste Ilir Metes dhe para te gjithe ne komentuesv dhe para popullit shqiptar te beje autokritik si nje nder genjeshtaret me te pa skrupullt ndaj Ilir Metes. Nuk ka rrug te mesme ose Ilir Meta eshte Hajdut dhe kete hajdutri e mbuloj me pushtetin e tije te pa merituar, ose Edi Rama ka bere diversion ndaj Ilir Metes dhe per kete te pergjigjet para elektoratit te Majte.!!!!.
    3. A eshte e vretet qe Ilir Meta ka bashkuar mandatet me Partin Demokratike ne te gjith qarqet e shqiperis duke i kaluar keto qarqe djathtas apo Edi Rama ka sajuar gjera te tilla.?Ne i kemi degjuar nga goja e Edi Rames se si Keshilltaret e LSI-se jan rrahur ne Qarqet per te kaluar me Partin Demokratike.
    4. A eshte e vertet qe Ilir Meta vodhi votat Bashke me Berishen dhe ata i pushtuan ato duke marre pushtet te pa merituar.?
    5.A eshte e vertet qe Ilir Meta eshte pjestar me Partin Demokratike ne problemet me Jugun e shqiperise.?
    Per te gjith keto e te tjera ne se keto nuk jane te verteta ateher Z. Rama dorzoja kreun e Partis Shokut Ilir Meta ndrysha e ke te kote se antaret e Partise Socialiste do te kalojn te gjith me LSI-ne dhe ti do te ngelesh nje gjeneral pa ushtar. Ne te vertet ti Edi Rama je bere gjeneral [a ken asnjeher ushtar dhe e ke te veshtir te kuptosh detyrat e ushtari, te komandatit te skuadres , te toges e ne tersi te hirarkis ndaj loz Ilir meta si te doje me te majtemn shqiptare her djathtas her majtes si ti doje palla atije.
    Medohu mire rruge te mesme nuk ke ose do ti mohosh puplikisht ato qe ke then per Ilir Meten ose do ti dozosh Partin Socialiste Ilir metes.
    Zgjidh dhe merre.!!!!.
    Keshtu po te thot nje antar i thjeshte i Partis Socialiste qe edhe une isha me ata kokepalarte qe na u vrau nga Iliri para syve te mije se ti ishe larg dhe nuk ke par gje!.

  8. bbb says:

    Nderime profesor Xhufi

  9. I nderuar Nipi IHeroit tone Asim Vokshi!

    Edhe une jam nje komentues qe shpirti nuk me len rehat madje gjaku I atyre bijve dhe bijave qe ran per liri qe neve sot gezojme edhe kete cop demokraci te cale e kan bazen pikrishte tek ai gjak I derdhur per liri ku sot koloboracionist te rije te tipit Berisha notojne mbi kete gjak sit u doje qejfi.
    Por me erdhi keq qe ethet per pushtet ben qe edhe lideri yne Edi Ram te harroje kalendarin e kesaj date te madhe qe eshte 4-ter Shkurti I viti 1944. ku ne Tirane u vrane 84 veta ne lulen e Rinise.
    Populli yne I ka kujtuar dhe do ti kujtoj me mall gjekun e derdhur per liri pore sote reagimi duhet te ishte me I foret perse.?
    1.Ne kohen kure Berisha flet per kombin shqiptare ai ka pordhosur aktin me heroic qe eshte lufta antifashiste Nacional Clirimtare, ka perdhosur 28 mije deshmoret, falangat e tije kane shtarruar te gjith lapitaret qe tregojne vende historike ku kane rene te rijet tan gjate luftes apo Haroi e vigut I hodhi atje tek plehrat. Pikrishte ketu ky 4-ate shkurt do te ishte edhe me I prekshem.
    2. Ne kohen kure Berisha leshon lote krokodili ne Mynyhe per per “kombin” shqiptare i cili eshte ndar ne gjashte shtete nga ana tjeter percan shqiptaret ne menyren me te dukshme.
    Heqja e emrit te rruges 4-ter Shkurti dhe vendosja e emrit Ibrahim Rugova eshte tamame nje perqarje kombetare. Berisha I vete mendja se ne ham bare. Pore jone nuk hame bare edhe ne dijem te analizojme. Me qe rruget e tirane me 4 –ter shkurt i gjakosi Nazi Fashisit Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr Deva , qe te dy nga Kosova, ky i mallkuar per te nxitur urrejtjen ndaj Kosovarve i heq emrin rruges 4-ter shkurti dhe i vendos pikrishte emnrin e Kosovarit Ibrahi Rugova qe ne vertet edhe Ibrahim Rugova nuk ishta gje tjeter vecse nje fashist njelloi si Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva. Berisha mendon qe kemi harruar kure falangat e Ibrahim Rugoves me Ahmet Krasniqin “ministar iMbrojtjes se Kosoves” (minister kukull) sulmuan institucionet e shteti shqiptar ne vitin 1998. Vet Ahmet Krasniqi u pa ne tankun shqiptar duke sulmuar kryeministrin. E pikrish keto ngjarje Berish kerkon te nxise nje konflikte te pa imagjinueshem ne mes nesh dhe Kosoves. Nuk eshte rasti i vetm ky pore edhe ne vitin 1943 po ky Xhafer Deva sulmoi Jugun e shqiperis nen komanden Gjermane. Te njeten gje beri edhe Berish ne vitin 1997 kur me nje pjes kosovar te shitur dhe tropojan budallaj sulmoi Vloren Heroike.
    Kjo eshte edhe arsyeja qe kjo rruge nuk duhet te cenohej dhe sote me 4-ter Shkurt duhet te dilte ne sfonde kjo ngjarje. Pore kee nuk e beri as z. Baze dhe asnje tjeter, dhe ase Kocokokedhima , ku keto dy gazeta jane me prestigjoze ne Shqiperi.
    Pra le ta dijem te gjith qe Berisha sa her flet per interesa Kombetar dijeni mire se me shum ka percare se sa ka bashkuar.
    Historia do ti zbardh te gjith dhe do te shofim se sa large kan shkuar keta menxyr ne ceshteje e percarjes se unitetit kombetar.

  10. Dukati says:

    Një popull ndën këmët e kusarëve dhe tradhëtarëve. Mos duhet një revolucjon?

  11. Shqiptar says:

    Edi vetem po te jet k.r qe te behet prape me Like Skraparin. Ose hane te gjithe ne nje kazan dhe varu ka..n.

  12. liri a vdekje says:

    Ilir meta esht pjesa e dyte e berishes prandaj rama po i beri ftes metes i ko ber ftes sali pushtit prandaj kujdes me hajdutin ordiner meta o zoti rama se po ftove at ne kualicon kalove dhe ti ylberin pastaj ‘larg halet e LSI nga e majta baza e ndershme e saj besoj e ka kuptuar ke perfaceson jashteqitja meta etj

  13. I kerkoi falje driz Tafes pore e shofe te domosdoshme qe te rilexohet edhe njeher qe ta kuptojne ata qe nuk e kan kuptuar, ose ta lexoin ata qe nuk e kan lexuar, ose ta fotografojn ata qe nuk e kan fotografuar dhe pastaj te flasin per Ilir Meten.

    driz Tafa
    Kreu i LSI-së, Ilir Meta, në një intervistë dhënë për drejtorin e Informacionit në “UTV”, Çim Peka,ka sulmuar SHISH-in, Prokurorine e Pergjithshme, demonstruesit e 21 janarit.
    Fakti qe z. Ilir Meta sulmon kreun e SHISH-it eshte tejet domethenes dhe kompromenton ate vete. Per çeshtjen e z. Bahri Shaqiri reaguan SHBA-ja dhe NATO-ja. Z. Meta mund te jete merzitur pse SHISH-i nuk e lajmeroi me pare se sekretari i kabinetit te tij, z. Almir Rrapo, do te arrestohej ne ambasaden amerikane. z. Almir Rrapo u shpall nga FBI-ja dhe drejtesia amerikane si kriminel i rrezikshem, narkotrafikant dhe vrases. Ilir Meta e do te nenshtruar SHISH-in si ne kohen e PS kur ishte kryeminister dhe, se bashku me Fatos Nanon, donin ta eleminonin kreun e atehershem te SHISH-it, Fatos Klosi. Pastaj kete te fundit Meta e beri mik dhe pastaj e shpalli armik. Z. Meta mund te kete bere veprime te dyshimta. SHISH-i i di, por mund t’i dije dhe CIA, FBI-ja, NATO-ja. Kjo eshte puna.
    Se dyti. Nuk i shkon nje politikani me profil te larte te sulmoje organin e Akuzes, per me teper qe vete ende ndodhet nen akuze, pas padise qe ka bere ish-zevendesi i z. Meta, z. Prifti.
    Se treti, z. Meta do te bente mire qe te mos prononcohej per 21 janarin. Ka nje fjale te urte popullore: “Mos i ngacmo të pëgërat, se mbajne ere!”.
    Nuk e dij se sa ja vlen nje kualicion i Z.Rama me kete njeri kaqe te perfolurjo vetm nga kundershtaret politike pore edhe nga at qe eshte ne kualicion me te.!

    1. mira says:

      koalicioni me Ilir floririn do te ishte nje nder gabimet e rradhes,pasi ai nuk ka burreri dhe kete e ka treguar prandaj nuk duhet te biesh ne batakun e tije,se po ta deshironte ai duhesh te dilte nga qeverisja dhe te kalonim ne zgjedhje te parakoheshme pooor ai ndjelk gjithmone qylin.nuk ka ideal,nuk i rrifet fareeeee po fare per popullin,

  14. Armando GUZI says:

    AI ishte qe e beri deputet METEN ne 2009.ai ishte qe hengri hardhuca ne LALEZ pasi ishin vrar qytetare ne 21 janar per METEN per bllokun e METES friken duhet tja kemi vet REMES.une si votues i PS kam frik ta votoi RAMEN se mos bashkohet perseri me ate ballist te felliqur.Rama duhet te tregoi ne keto zgjedhje qe mund te behet burre shteti pa patur mevete sahanlepiresat e LSI. faleminderit per mirkuptimin.

  15. al says:

    koalicioni me lsi eshte fundi i rames dh shkaterrimi e ps. sot nje pjese e ps duhet te zevendesohet dhe tia leje brezit te ri ta udheheq. me mendime te vjetra nuk ka perparim nuk ka prosperitet. shteti demokratik kerkon qe shpirti demokratik te triumfoje. sa me teper njerez te ditur dhe te ndershem aq me shume populli te vjen pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje