Pranga ish- futbollistit, vrau të riun për një skedinë

5 Shkurt 2013, 10:21Politika TEMA

Vrasësi i Andi Priftit është gjendur pas zbulimit të telefonit tek njëri prej të arrestuarve. Krimi që tronditi mbarë vendin, çuditërisht ka për autor një ish-futbollist, 26-vjeçarin Erald Elmazi, ndërsa si bashkautor u prangos edhe një 19-vjeçar, Andrea Rrapaj.

Policia në bashkëpunim me prokurorinë e Fierit ka punuar intensivisht për ditë me radhë, për të bërë të mundur zbulimin e autorëve të vërtetë të vrasjes, pasi arrestimi dhe vënia para autorësisë së aktit të Gentian Shahinit ishte e dyshimtë, që në momentin që u arrestua.

Policia e Fierit, ditën e djeshme nuk e qartësoi pozicionin e të arrestuarit të parë për këtë ngjarje, por në deklaratën e lëshuar bëri me dije se Elmazi dhe Rrapaj ishin në dijeni të fitimit të skedinës nga Prifti, ndërsa studenti i Juridikut u vra pasi u kthye nga e dashura e tij.

Siç citohet në gazetën Shekulli, djali është vrarë në aksin Fier-Seman dhe më pas është transportuar me makinë rreth 3 km larg vendit ku është vrarë. Viktima u gjend në Seman, por policia dhe ekspertët ende nuk kanë gjendur motorin e viktimës, si dhe automjetin me të cilin u transportua. Gjithashtu, grupi hetimor ende nuk e ka bërë të ditur se cili nga tre personat është autori kryesor i ngjarjes, ndërsa 3 ditë pas vrasjes ky krim iu faturua Gentian Shahinit si autor kryesor.

Babai i Gentian Shahinit u shpreh se: “Nëse im bir ka bërë atë krim, vriteni, ndryshe lirojeni, se është i pafajshëm. Ai nuk mund të vrasë njeri dhe im bir natën e vrasjes ka ardhur në shtëpi që në orën 21:30. Ai rri gjithë kohës në stan, tek bagëtitë, dhe nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Andit. Im bir ka qenë në të njëjtin lokal, ku ishte edhe Andi, por nuk e ka vrarë ai. Ai më njoftoi kur shkoi në komisariat, pasi policia kishte shoqëruar kushërinjtë e tij. Ai nuk kishte telefon dhe më ka telefonuar me telefonin e motrës së tij. Jam i sigurt, që ai nuk është vrasës”.

 

5 komente në “Pranga ish- futbollistit, vrau të riun për një skedinë”

  1. tourkofagos says:

    perseri nje killer,perseri nje turkoshak…….

    1. alb says:

      Mos fol pa lidhje o trap.
      Po viktor gushi qe vriste per 100 mij leke, turkoshak ishte???.Me duket se ishte ortodoks apo jo?
      O idiot islamofobik.Krimi nuk ka komb e as fe.

      1. aqifi says:

        Totalisht e kunderta: krimi ka edhe komb edhe fe. Ne Shqiperi ka fene e byrazereve. Me pak se 1 ne 100 vrasje, vjedhje apo krime ne pergjigjesi kryhen nga kristianet. Duhet te kalojne dite, per te mos thene muaj, qe te lexosh nje emer kristian ne kroniken e zeze. Ajo eshte e mbushur me emrat e byrazereve shqiptare te Ahmadinejad-it, te Bin Laden-it, te Erdogan-it dhe te ayatollah-eve te tjere…

    2. Adoleshent says:

      Ju qe komentoni ketu vetem me perça deshironi, jeni te paguar nga argjinatura por dhe te manipuluar nga idjotsit qe lexoni ne internet.
      Per te ardhur keq… nese ju shoh ne rruge do ju pres gishtat qe mos te shkruani me ktu, maska,renj!

      Shoku femijerise ishte i akuzuar, gjynah qe policia nuk din te zbardhi ngjarjet pa demtuar njerez te pafajshem.
      Flamur Noka bastard i ndyr!

  2. ismeti says:

    shqipria po ndryshon , do te vriten te gjith e vijn greket , qfar ndryshimi se jo mahi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje