Burime diplomatike flasin për një “EULEX në miniaturë” që do të mbërrijë në Shqipëri në javët e ardhshme për të vëzhguar kryesisht çështjen e listave dhe përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore, raporton Shqip.
Një numër ekspertësh të Komisionit Europian zyrtarisht do të mbështesin Ministrinë e Brendshme dhe zyrtarët zgjedhore në vend për të siguruar një regjistër zgjedhor të rregullt dhe të pakontestueshëm. Në një farë mënyre misioni i BE-së do të mënjanojë prezencën e OSBE-së në Tiranë, e cila nuk ka besimin e opozitës shkruhet në gazetën Shqip.
Partia Socialiste ka kërkuar prej muajsh nga grupi socialist dhe socialdemokrat në Parlamentin Europian që të jetë aktiv në vëzhgimin e procesit, në mënyrë që të mos lejohet një proces i ngjashëm me atë të vitit 2009 dhe 2011 ku mazhoranca ka përdorur institucione të kontrolluara prej saj, si KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor për të legjitimuar manipulimin e rezultatit.
Pikërisht kjo përvojë synohet të bllokohet në gjenezë, nëpërmjet grupeve monitoruese, të cilave do t’u raportohen problemet, ku më pas do të kalohen menjëherë në Bruksel, për të marrë reagimin që do të jepet në formë presioni ndërkombëtar.
Realisht ky ka qenë edhe misioni i komisionerit Stefan Fyle dje në Tiranë, edhe pse ka pasur negociata gjithëpërfshirëse me palët.
PS-ja pritet që të kërkojë një monitorim masiv europian përpara dhe gjatë 23 qershorit, në mënyrë që të mos lërë gjithçka në dorën e një misioni siç është ai i ODIHR-it, i cili merr urdhra politikë nga Asambleja e Përgjithshme e OSBE-së, e cila kontrollohet nga aleatët e Berishës.
e cfaredo qe te bejne te huajt kryesore mbetet ne vend. ky popull duhet te shkundet nga apatia dhe ti dale zot fateve te tij. te pakten te dale te votoje ate dite e te mos lere vend per manipulime.
Te huajt kane rolin e tyre teper te rendesishem por nuk duhet te harrojme se zgjedhjet i organizon Shqiperia.Te gjithe te shkojme te votojme ta mbrojme vete voten kjo eshte me e rendesishmja!
Roli yne do jete percaktues per zgjedhjet.Pjesmarrja ne votim dhe mbrojtja e votes keto jane dy elementet kyç.
Dihet qe instrumentet e hajduterise i ka ne dore qeveria prandaj opozites nuk i mbetet gje tjeter veçse te punoje fort ashtu dhe siç po ben ne menyre qe ti paraprije vjedhjes se zgjedhjeve.Vetem ne votuesit e ketij shteti jemi aktoret kryesore te zgjedhjeve,ne me shkuarjen ne votime dhe me punen qe opozita po ben per mbarevajtjen e tyre i hapim rrugen nje procesi te rregullt zgjedhor.Le te jete 23 qershori dita ku ne kete shqiperine tone te mbahen zgjedhje te lira dhe te ndershme!
Po te eleminohet,ose te perzihet nga Shqiperia OSBE,votimet do jene korekte.Shqitareve e keqja historikisht i ka ardhur,para 100 vjeteve nga Anglezet,e sot nga OSBE.Anglia na la ne 6 shtete,OSBE na la pa shtet edhe ne shqiperi.Misioni i saj ka mbaruar qe ne 8 Maj,ne zgjedhjet e bashkise Tirane.Aty u vulos se kjo organizate nuk ka qellim misionin e saj poe shkaterimin e shteteve.JASHTE NGA SHQIPERIA.
Te organizojme zgjedhje te lira dhe te ndershme siç i ka hije nje shteti evropian,kjo deri me tash nuk ka ndodhur.Te minimizojme ne maksimum hapsirat me te cilat Partia Demokratike manipulon zgjedhjet!
Po per tmos len kte hajdutin te vjedh jo eulex po e gjith BE te vij se ndalojn dot se eshte me shume se hajdut profesionist ky po sado te vjedhi nuk ka per tja arrit dot ta mbaj pushtetin,mjafton tdalesh nrrug e tshohesh njerzit dhe e kupton rezultatin e zgjedhjeve,tgjith hecin me kok te ulur duke vra menjen se cdo hajn neser e me keq akoma se cdo hajn per sot,tvetmit ato qe qeshin jan ata me kollare qe knaqen e krenohen se si po pijn gjakun e njerzve,dhe madje jan aq krenar per arritjet e tyre se normaj jan shum te realizuar profesionalisht se copa injorantash me diploma ‘VITRINA’ qe kan fillu i shesin dhe neper ushqimore me poste drejtuse ne administrata duke zevendsu profesora e mjeshra nprofesionin e tyre.
Por edhe P.S gjate zgjedhjes se komisionereve mos niset per te zgjedhur njeres te pasigurte dhe qe vene aty me hater per te mare vetem leket e shperblimit dhe qe pastaj mbyllin syte gjate votimit per mos thene dhe qe shiten.
Ja ndihmat/taktikat e Te huajve kan qene gjithmon aspak ashtu si ato prapagndohen nga kta te Huaj BE.
Historia e gjate 23 vjecare eshte deshmitari me i qarte ,i cili na tregoj se ardhja e ktyre vezhgusve te huaj eshte thjeshte nji Show ala BE .
Kemi pare qe kta skane asnji lloj influence pozitive ne zgjedhje dhe se gjithcka vendoset nga mafiozet brenda e ata qe numerojn voten .(arvizu me meng pervesh psh.) Surratin e arvizuse kane kta te gjithe kta vezhgues /turiste ,qe pasi kthehen ne vendet e tyre filloj shkruajn poshtersira per shqiptaret ,madje per kte qellim vijne ktu ,aspak per ate qe thuhet.
Tani qe BE-ja ka deshtuar totalisht me mbeshtetjen qe i ka ber kryminelit berisha ne kto 23 vjet ,duke e mbajtur ne pushtet ,terhiqet duke qen kjo taktike i vetmi shanc qe berisha te bej cte doje ne shqiperi .Ose ti fitoj zgjedhjet duke i vjedhur natyrisht ose te destabilizoj Shqiperine .Ne te dy rastet qe perbejn “planin A&B per shqiperine” BE-ja realizon projektin e saj largpames mbi shqiperine .