Ky disk do u shpjegojë alienëve se çfarë është njerëzimi

6 Shkurt 2013, 11:32Lifestyle TEMA
Ky disk do u shpjegojë alienëve se çfarë është

Përpara 36 vitesh, ekspertët e NASA-s ëndërronin që të zbulonin ndonjë qytetërim alien në hapësirë dhe të kontaktonin me ta.

Për këtë arsye ata dërguan sondën hapësinore “Vopyager 1” në një udhëtim pa mbarim.

Sonda kishte edhe një disk të artë, ku shpjegohej se si është jeta në Tokë.

Brenda në disk kishte përshëndetje nga 55 gjuhë të botës, muzikë nga Bethoveni, Bach dhe Chuck Berry, pamje nga Toka, madje edhe një udhëzim se si mund të përdoret disku.

Sot sonda që udhëton me 36 mijë kilometra në orë është më pranë objektivit se kurrë.

Ajo është larguar nga sistemi ynë diellor pasi ka bërë një rrugë prej 19 miliard kilometrash- që përkon me 124 herë largësinë nga Dielli në Tokë.

Dr. Paolo Ferri, i ESA thotë: “Asnjë anije hapësinore nuk ka shkuar kaq larg Tokës”.

Por tani NASA merr sinjale shumë të dobëta nga sonda dhe nuk dërgon dot urdhra.

Sondës 800 kilogramëshe i kanë mbaruar edhe bateritë atomike.

Dr. Ferri thotë: “Për fat të keq nuk do e marrim vesh kurrë nëse alienët e kanë gjetur sondën dhe diskun e artë”.

9 komente në “Ky disk do u shpjegojë alienëve se çfarë është njerëzimi”

  1. anticensurë says:

    “Dr. Ferri thotë: “Për fat të keq nuk do e marrim vesh kurrë nëse alienët e kanë gjetur sondën dhe diskun e artë”.
    kurrë nuk thuhet kurrë!
    me të vërtetë se sonda nuk dërgon më sinjale dhe se ajo prej kohësh nuk merr më sinjale,por nuk është e thënë që ajo të bier rastësisht në dorë të “alienëve”një ditë!po qe se?!atëherë ata “alienët”nëse janë në gjëndje për ta kuptuar dhe kanë mundësinë për tu përgjigjur,ne mund të marim vesh për gjetjen e sajë!
    këtu në lojë janë katër faktorë:
    -rastësia
    -zhvillimi që kanë “alienët”
    -kohëzgjatja e takimit me sondën dhe kthimi i përgjigjes
    -egzistenca jonë!do të egzistojmë si rracë njerzore!
    hapsira është aq e madhe sa egzistenca jonë nuk është as sa një neutrin i tokës!

  2. TOTILA says:

    ALIENET jane bere te zakonshem tani ne PLANETIN TONE . Mendja me injorante do t’a kuptonte se gjithe ky zhvillim i koheve te fundit me PROGRESION GJEOMETRIK nuk eshte frut i NDERGJEGJES TOKESOREVE POR I ATYRE , ALIENEVE sic kemi deshire t’u flasim . Jane TEORITE KONSPIRATIVE QE NUK I LEJOJNE NJEREZIMIT MBARE TE NJOH TE GJITHE SEKRETET . DISA KOZMONAUTE RUSE ne mesin e viteve ’70-’80 thoshin qe :Ne se i tregojme njerezimit ato qe shohim ne kozmos ,njerezimi DO TE KISHTE PESUAR NJE SHOK TE jashte-jashtezakonshem . Ata jane midis nesh.

    1. anticensurë says:

      totila ke të drejtë!bile plotësisht!
      është e njëjta mënyrë të menduari si për historinë e shqipërisë nga’41shi e deri më sot!
      partinë komuniste e bënë sërbët,luften e bënë ballistët,asgjesimin e bandave e bënë anglezët se kështu me rradhë!kuptohet që kjo që po them është krahasim rajonal jo kozmik si e ke bërë ti!
      nuk e di a jemi në gjëndje të dhjesim apo na ndihmojnë alienët dhe për këtë???

  3. Bazarxhevap says:

    Qe alienet te degjojne diskun, edhe sikur ata ta gjejne ate, duhet qe ne radhe te pare te shpikin Gramafonin! Me diskun duhet qe te kishin futur futur edhe nje Gramafon brenda.

    Kesaj i thone, qe te blesh nje Televizor pa kabell energjie, pa kabell sinjali, pa stacione ekzistuese transmetuese, dhe me ne fund pa energji Elektrike. Keta shkencetaret aq sa te zgjuar jane, po aq edhe budallenj behen ndonjehere.

    E shumta qe mund te bejne alienet me kete disk, eshte qe ta shkrijne dhe te bejne unaza ari, kjo kuptohet neqoftese ata e vleresojne arin si te cmueshem ose i berdorin unazat.

    1. Tzerztisis Xhaferris says:

      e gjete o i mencur

      1. Bazarxhevap says:

        Po ty o xhaferis karipidhis, kush te pyeti?

    2. ALpini says:

      Mos qaj hallin e alieneve se dine se si te marrin mesazhet nga disku.Desha te them se alienet do ta kishin shume te veshtire qe te kuptonin diçka nga komenti tend e sidomos ne pjesen per gramafonin

      1. Bazarxhevap says:

        Neqoftese Alienet do te ishin Alpinista, ka shume mundesi qe ti kuptonin te gjitha!

      2. Bazarxhevap says:

        A, meqenese dukesh edhe djale i zgjuar, doja qe te shtoja edhe dicka tjeter.

        Ky disk i arte nuk eshte disk optik (CD, DVD, Bluray), sepse ne kohen kur u leshua sonda, kjo teknologji nuk ekzistonte. Pra si Alpinist qe je, duhet qe ta kuptosh se ky disk eshte nje disk i prodhuar me teknologjine e kohes qe regjistronte muziken, e cila ishte GRAMAFONI.

        Hajt shnet Alpinist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje