Dy persona janë plagosur pasi u sulmuan nga një dragua komodo në një rezervat të jetës së egër në lindje të Indonezisë.
Sipas BBC, hardhuca gjigande sulmoi një roje të parkut në zyrën e tij, dhe iu kthye edhe një punonjësi që erdhi në ndihmë.
Të dy personat kanë pësuar plagë serioze dhe po monitorohen në spital.
Dragonjtë komodo janë hardhucat më të mëdha në botë. Ata mund të rriten deri në tre metra, peshojnë mbi 150 kilogram dhe kanë dhëmbë të mprehtë dhe kafshim helmues.
Kafshimi i tyre mund të shkaktojë paralizë.
Këta reptilë janë unikë për një grup të vogël ishujsh në lindje të Indonezisë.
Ushqehen kryesisht me gjitarë të mëdhenj, reptilë të vegjël dhe zogj, por sulmojnë edhe njerëzit.
Janë një specie e rrezikuar dhe mendohet se ekzistojnë më pak se 4 mijë të tillë.
Po e kafshoi Sala kete ta shofi ky c’eshte kafshimi helmues.
SI PASKA LON GJO BUJAR NISHANIT…
Ki eshte Turkofagosi re legenaqis