Ç’të bëjë edhe ministri, s’do që t’i prishen këpucët (FOTO)

6 Shkurt 2013, 12:57Lifestyle TEMA
Ç’të bëjë edhe ministri, s’do që

Ministri i Uellsit në kabinetin e qeverisë britanike, David Jones, është nën akuzë pasi e ka përdorur makinën e tij për të udhëtuar vetëm 100 metra, nga zyra e tij për tek zyra e kryeministrit në Downing Street.

Ai qëndroi për 90 minuta në zyrën e kryeministrit dhe më pas u kthye sërish me makinë.

Mediat thonë se ky veprim është i turpshëm dhe ministri është treguar një dembel, që ka përtuar të bëjë aq hapa në këmbë.

Jones përdor një Jaguar XJ të argjendtë, njësoj si ai që përdor edhe kryeministri.

Një dëshmitar tha se ai e bën shpesh këtë rrugë me makinë.

Në rrjetin social po ashtu kanë shpërthyer akuzat për të, duke e quajtur politikani tipik.

Incidenti të kujton rastin e ish- zëvendëskryeministrit John Prescott, që përdori shoferin e makinës së tij Jaguar për të udhëtuar vetëm pak metra, nga hoteli tek dhoma e konferencave, duke u justifikuar me faktin se gruas së tij mund t’ia prishte era flokët.

2 komente në “Ç’të bëjë edhe ministri, s’do që t’i prishen këpucët (FOTO)”

  1. Miri says:

    Po dhe Berisha vetem 50 metra e ka shpine nga zyra ne kryeministri, por kur behet transporti i tij jane te pakten 10 makina dhe 30 ushtar qe e ruajne dhe ne prape nuk themi gje.Kurse keta anglezet ankohen se u perdor vetem nje makine per 100 metra.

  2. Ramizi says:

    Kur neper bote degjojne se ministrat dhe kryeministri shqiptare shkojne nga guzhina ne banjo me makine dhe me 30 roje dhe se niperit dhe mbesat kane roje habiten dhe nuke arrijne te kuptojne se cfare po i thua. Sepse ata jane mesuar qe ministrat jane punetore te shtetit qe paguhen nga taksat e popullit dhe se keta ministra respektojne qytetarin e tyre. Kurse mender kryeministri i vrau pa ju dridhur dora dhe talle buthen me te vdekurit dhe sot e kesaj dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje