Ekspertët: Shpikja e Iranit duket si një avion lodër (FOTO)

6 Shkurt 2013, 13:37Lifestyle TEMA
Ekspertët: Shpikja e Iranit duket si një avion lodër (FOTO)

Irani thotë se kjo është një nga arritjet më të mëdha në vend. Avioni Qaher 313 është në gjendje që të shmangë radarët, të luftojë në ajër dhe të ulet në pista jo shumë të gjata.

Por ekspertët e aviacionit kanë dyshime në lidhje me avionin, nisur nga fotografitë që kanë publikuar mediat iraniane.

Ata dyshojnë se mund të jetë thjesht një lodër, që nuk mund të fluturojë.

David Cenciotti thotë se paneli në kabinën e pilotit duket shumë i thjeshtë. Madje ai hedh dyshime nëse piloti do mund të qëndrojë brenda kabinës, që është shumë e vogël.

“Duket sikur ky pilot është brenda një avioni në miniaturë”, shkruan ai.

Ai madje hedh dyshime edhe për pjesën e pasme të avionit, duke thënë se djegia që çliron avioni mund ta shkrijë të gjithë avionin.

Ekspertët thonë se nuk kanë parë në video avionin duke u ulur ose ngritur, për të gjykuar më shumë.

Reporteri John Reed i Foreign Policy thotë se kabina duket sikur aty janë hedhur ca gjëra, një panel, një sedilje e katapultueshme, duke harruar se bëhet fjalë për një avion që duhet të shmangë radarët.

Irani pretendon vazhdimisht se ka krijuar avionë të teknologjisë së lartë, por pretendimet nuk mund të verifikohen nga ekspertët e huaj.

17 komente në “Ekspertët: Shpikja e Iranit duket si një avion lodër (FOTO)”

  1. Dean says:

    Te pakten keta e kan bo 1 loder kaq te madhe.
    Ne,shqiponjat e Ballkonit,as domate nuk prodhojme dot se na dalin me kosto te lart.Na,trimat e Ballkonit,i morrim prej greqie dhe maqedoniet,se atyre u del me kosto me te ulet.Lene mo me mendu me ndertu Aviona,qe s’ka me mbet njeri ne planetin Toke pa u dhi se qeshuri.

    1. Joni says:

      Uhhahahaaa sa kam qesh, ahhaaa konstatim shume i drejte.

  2. anticensurë says:

    gjëja tjetër që të bën përshtypje është se nuk ka hyrje të ajërit për djegje!dalja si thotë dhe eksperti nuk shihet gjithashtu!krahët e tij varjojnë ndërmjet 2.5-2.8m që do të thotë janë shumë të vogla!madhësia e tij është shumë e vogël për të mbajtur sasi të mjaftueshme karburanti për fluturime të gjata,kohë e largësi!
    ndoshta kanë shpikur ndonjë mundësi tjetër lëvizje!ndryshe nga ajo rreaktive!ndoshta me frymën e shënjtë!
    sa për mos kapjen nga radari për këtë jam i bindur plotësisht!ska radar që kap një avjon në tunel!akoma nuk janë shpikur të tillë!

    1. beso says:

      te dhenat teknike jane te parendesishme,pasi po te ishte per loder do kishin marre nje F16 nga Katari me qira e ta kamuflonin sa per show,ose do kishin bere nje shembelltyre te F16 prej kartoni sa per fushate elektorale,siç ben saliu rruget e kombit.Ne foto nuk do nxjerrin panelin e komandes,se ç’u pa pastaj;keto gjera nuk i tregojne as per modelet e makinave te reja gjersa ato dalin ne versionin definitiv.Edhe une s’besoj qe Irani te jete ne grade te beje avione moderne(pa lere te pakapshem nga radaret)por aleatet e tyre kineze mbase kane arritur ne kete stad.Per te zhvilluar teknologji te tilla nevojitet te kesh satelite ne hapesire,dhe jo 1 apo 2,por shume satelite,qe Irani mesa dime nuk i ka.Per mua keta shtetare mire e kane me programin e mbrojtjes(kane te drejte legjitime te mbrohen)por keto teknologji kane kosto shume te larte edhe per vende qe kane gjysmen e botes koloni,e jo per vende gjysem te zhvilluara si Irani.Ka vende te EU qe e bejne bmb berth. per 1 jave po te duan,po perse te hedhin ne ere ca miliarda?Ndersa keta hedhin ne ere miliarda per te pasur ca bmb berth.qe veshtire se arrijne dot t’i shkrepin,pasi kundershtaret jane ne nje stad te tille qe ta bllokojne shkrepjen.Ia kalofsh mire!PS.Tani TemA thote anglisht qe une duhet te ec me ngadale.

      1. anticensurë says:

        beso e thot anglisht sot,por më parë ka qënë në shqip,besoj që të kujtohet!si në anglisht dhe në shqip ka të njëjtin theks ose mënyrë të shprehuri!si nga anët tona,labçe!
        shëndet e gjithë të mirat!

  3. aleksandri i madh says:

    Ketu ka nje lloj loje fjalesh dhe fotografish.
    Po te shikoni foton e pare me pilot dhe foton e fundit ka ndryshim shume te madh te permasave.
    Ne foton e pare aeroplani eshte shume i vogel krahasuar me njerezit ndersa ne foton e fundit ai eshte shume here me i madh.
    Me pak fjale iranianet duan te shesin sapunin per djath.

  4. aleksandri i madh says:

    anticensure!
    katroret me ngjyre te kuqe anash kabines se pilotit sherbejne per te futur ajrin per djegje. Problemi ketu eshte qe ky aeroplan nuk ekziston (foto e pare). Une kam mendimin qe ky eshte vetem nje model prej kartoni dhe asgje tjeter (foto e fundit).

    1. anticensurë says:

      sandro
      kur shkruajta gjënë e parë që kontrollova ishin njollat e kuqe!janë shumë të vogla për të pasur një thithje të tillë ajëri + këndi është shumë jashtë 90 gradëshit që mund të jetë maksimumi i thithjes!
      kurse për përmasat mund të bësh një llogari me trupat e njerzve në foton e fundit.bëj një provë të thejshtë!shtype këtë foto,llogarit gjatësinë e ahmadinexhadit rreth 1.6m merr një kompas dhe do të kesh pak a shumë përmasat e avjonit!forma e tij nuk arrin të krijojë vakumin e duhur për ngritjen e tij!dmth gjatësia e pjesës së poshtëme është pothuajse e barabartë me atë të pjesës sipër!rrotat shumë të vogla për ulje!
      pastaj në fund të fundit,sandro,kujt i plasi e kujt i krisi se çka bërë irani!ata janë pothuajse në të njëjtën gjëndje si koreja!shohiun ëndërra me sy hapur ose më mirë të themi bëjnë të njëjtat gafa që bënë qeveritarët tanë deri në ’90ën!njerzimi është zhvilluar në teknollogji por ka mbetur njëlloj si në kohën e homerit në mentalitet!nuk ka mësuar kurrë!nuk është kjo më e keqja!nuk ka për të mësuar kurrë dhe në të ardhmen!gjithnjë do të ketë idjotë në këtë botë,me shumicë bile!

  5. ramy says:

    Ta kishin bere pak me te madh qe ta besonin ortodhjaket dhe mucaloret

    1. Kopenhagen says:

      Po ty te shane babain, apo shokun e mamit qe more flake menjehere.
      Apo mos ndoshta e ke ngaqe pe qe te gjithe komentuesit mendojne me koke dhe jo me bythe sic “mendon” ti?

    2. S says:

      o mbeturin osmane te shane vllain ndaj te djege??????

    3. une says:

      Ti mor cun rron kot! Nje rob koti si puna jote as qe mund te krahasohet me ortodokset Shqiptare se edhe me i fundit prej tyre qendron shume here me lart se ti (qe kush e di se cfare rrace bastarde je).Koha e ka treguar dhe do ta tregoje.

  6. arben says:

    …biles eshte aq i “pakapshem” nga radaret,sa s’ka nevoje per asnje lloj armatimi! Piloti nxjerr doren nga xhami dhe qellon me pistolete…imagjinoni sikur lajmi te ishte i vertete! do ishte fundi i botes qe llumi njerrezimit te arrinte majen e shkences…

    1. anticensurë says:

      o arben
      ç’të ka bërë RAMY që i shkruan në këtë mënyrë”do ishte fundi i botes qe llumi njerrezimit te arrinte majen e shkences…”??
      ai mbron thejsh gjakun e tij njerzit e familjes!jemi në demokraci apo jo??lëreni mor njerëz mos ofendoni tjetrin kur mbron nderin e familjes së tij!

  7. anticensurë says:

    gjithashtu rrotat janë shumë të vogla!ulja e deryruar në një ambient ndryshe nga një aeroport perfekt do të bënte që rrotat të nguleshin në terren vetëm nga pesha e jo më nga forca e rënjes!një pengesë,gur 200 gramsh do ti shkaktonte probleme të mëdha!sidomos në rrotëne parë!

  8. ikandeja says:

    Eshte thjesht show per konsum te brendshem. Propagande per te manipuluar popullin e vet. edhe xhamin e ka si plasmas le me te flasesh per parametra aerodinamike..

  9. Nabukodonosor says:

    Ky avioni Qafir 313 eshte nje maket i shemtuar.Ne ka nder mend Ahmadinexhadi te trembi me te tilla lodra Izraelin me duket e cuditshme.
    Avionet amerikane kete e hane per mengjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje