Ja se ç’mund të bëjë një boss i mafias për të bijën (FOTO)

8 Shkurt 2013, 22:59Lifestyle TEMA
Ja se ç’mund të bëjë një boss i mafias për

Shumë baballarë do bënin të pamundurën për të plotësuar ëndrrat e fëmijëve të tyre.

Por një boss i mafias italiane shkoi një hap më tutje, duke detyruar një qytet të tërë për të votuar për të bijën e tij, që konkurronte në një garë televizive të këngës në Rai1, të quajtur “Ti lascio una canzione”.

56- vjeçari ishte aq i fiksuar pas fitores së të bijës, sa kishte ngritur edhe një fans- club për të në dhomën e këshillit bashkiak në qytetin Villaricca.

Por vajza e tij 13- vjeçare u rendit e dyta.

Policia e ka zbuluar mashtrimin kur bastisi shtëpinë e tij dhe gjeti 320 celularë, të cilët ai i kishte shpërndarë për të votuar për të bijën.

Ferrara, i akuzuar për trafik droge, është kreu i një klani të Kamorrës në qytetin Villaricca pranë Napolit.

Kamorra mendohet se është organizata mafioze më gjakatare në Itali.

Ferrara është arrestuar këtë javë pasi dyshohet se ka trafikuar drogë nga Spanja në Itali.

Ai e ka pseudonimin në napolitançe “O’Muccuso”, ose ndryshe Qurrashi. Ndonjëherë e thërrasin edhe Zi’Mimmi ose Daja Mimi.

2 komente në “Ja se ç’mund të bëjë një boss i mafias për të bijën (FOTO)”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Kontrolloni edhe shpin e Saliut se po i shton fansat ne facebook si me frymen e shenjte, ndoshta ka hapur ndonje tender kompjuterash dhe i ka fut te gjitha ne shpin e vet.

  2. Aristidh Aristoteli says:

    Do t’i vije koha te kontrollohet, madje shume shpejt, po me rregull, jo me turma qe te fshehin gjurmet e gardes pretropojane, armet e panumerta qe ka ne ndertese (si dikur ish-selia e PD-se, ne 14 shtator 1998 e me tej e plot e plot gjera te tjera).
    Unventari do te cudise boten, ne fillim keshilltaret e tij eunuke, pastaj te tjeret.
    Po kete skemen e te RINJVE (plot 3000 me liste emerore, si borderopeticionuesit) nga Hitleri, me siguri andej e ka marre, kur ai nxori ne lufte fare ne fund, mish per top 14-15 vjecaret e indoktrinuar a me force.
    Prinder, vellzer e motra te te anetarsuarve ne Durres me liste emerore nga fashistoide dhe te tjereve qe presin ne radhe si antimitingje anti SHBA, antiperendim! Hapni mire syte, vini re ku e ka drejtuar gishtin, vini re “fjalen e nderit” te tij ku e drejton, te te rinjte. Do ta shkaterroje edhe kete gjenerate! Ku ka me i marre te borxhi pa limit e ne fe te s’emes?
    Cfare prisnin njerezit sot nga liderziu ne grahmat e fundit qe nuk komenton vendimet e gjykatave (???!!, te tjera thua, te tjera ben)dhe cfare mitingu ben!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje