Kur një polic kthehet në vrasës (FOTO)

8 Shkurt 2013, 13:42Lifestyle TEMA
Kur një polic kthehet në vrasës (FOTO)

Një oficer i policisë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dyshohet se ka vrarë tre njerëz, mes tyre edhe një oficer policie në detyrë.

Mediat bëjnë me dije se ai e ka paralajmëruar krimin e tij, pasi i ka dërguar gazetarit të CNN, Anderson Cooper një pako.

Christopher Jordan Dorner kishte futur aty një monedhë, të dhënë nga ish- shefi i policisë në Los Angeles, i cili mbikëqyri shkarkimin e tij nga detyra në vitin 2008. Suveniri ishte bërë shoshë me plumba.

Dorner po ashtu kishte përfshirë në pako edhe DVD dhe një shënim, ku theksonte se ai ishte pushuar nga puna nga të korruptuarit, pasi ai kishte denoncuar një zyrtar për brutalitet policor.

Ai ka postuar edhe në Facebook një manifest, duke deklaruar se do marrë hak ndaj të gjithë atyre që beson se e kanë hequr nga puna.

“Nuk kam pasur kurrë mundësi të kem një familje timen, kështu që po u jap fund familjeve tuaja,” shkruan ai.

“Për fat të keq, nuk do jem gjallë për të parë që emri im të pastrohet. E gjitha kjo bëhet për emrin. Një burrë nuk është askushi pa emrin e tij”.

Me qindra policë dhe trupa speciale të armatosura deri në dhëmbë janë vënë në kërkim të tij.

Dorner ka bërë një listë me 40 persona, të cilët i ka në shënjestër.

Të dielën ai vrau bijën dhe dhëndrin e ardhshëm të një kapiteni të policisë, që e mbrojti atë në seancën dëgjimore disiplinare.

Policia e pikasi atë në një nga zonat e njerëzve të shënjestruar prej tij, por ai qëlloi duke lënë të vdekur një polic me 11 vite në detyrë. Një tjetër u plagos rëndë.

Policia është në gatishmëri të lartë pasi Dorner ka qenë edhe pjesë e marinës amerikane. Ai është dërguar në Irak dhe është i mirëstërvitur.

Një zyrtar policie tha se ky është operacioni më i madh në histori në kërkim të një njeriu.

7 komente në “Kur një polic kthehet në vrasës (FOTO)”

  1. Tradheti says:

    Hallall pushka,sa mire te kete bura te tille dhe Shqiperia

  2. DuaPune says:

    Shume marinsa kur jane kthyer nga Iraku apo Afganistani jane punesuar si police ketu ne USA. Me ata nuk ka shaka. Mendoj se mire ua ka bere keta derrave qe e quajne veten police.

  3. xhozi pashuku says:

    ah sa pa fat jem,i ,po pse valle nuk lindi nje shqiptar si ky per berishen,meten e topallin.besoj se do te merte bekimin e nje populli te tere,tung

  4. saliheqenefi says:

    si hane njerezit njeri tjetrin ,ne nje shoqeri demokratike , gjithmone njeriu i drejt shkon per lesh ne te gjithe llojet e sistemeve,

  5. Mark Gjonaj says:

    Ky bene dem, se vret te tjere te pafajshem, por me shtetin, zjarrin dhe ujin nuk behen deklarime te tilla! Lirimi i tij mund te jete i padrejte, por ka rruge te tjera. Pse shoqeruesit dhe mbrojtesit e veprimeve te Berishes te afert dhe te larget, nuk e dine se Kryeministri cdo dite eshte duke gabuar dhe ne prag te nje lufte civile veri jug? Ata, si gjithe te tjeret, jetojne me bemat e tij dhe te qeverise, lexojne shtypin, por duhet te jetojne, duke u justifikuar me nje ligje formal “depolitizim”. Si mund te jene te qete, kur gjenden autoret e vrasjeve te 21 Janarit dhe gjyqtari thote se mungon dashja dhe i nxjerrin vrasje te thjeshta, nga pakujdesia, por ata duhej te mbronin objektin dhe kriminelet dalin nga burgu, pushohet ceshtja per mungese provash. Pra sipas ketij gjyqtari bylmez, Berisha, nuk ka emruar nje komandant garde kriminel, nese i thoni kriminel, duhet vertetuar me prova qe nuk mund te imagjinohet…! Imagjinoni, kontrollinh dhe balancen, prokuror, i pandehur, gjyqtare, avokat i organeve tona te drejtesise. Drejtesine e bene kryeministri ne Shqiperi! Do te ishte ne nderin e Prokurorit te Pergjithshem te jepte dorheqjen, kjo eshte me shume se fyerje ndaj organit te akuzes! Shikoni djallezine e te huajve, njeri i befasuar per gjykimin dhe tjetri, pritni apelin…, variant i zgjuar, i njohur nga ambasadoret, qe jane bythe e breke dhe qe cdo gje mund te dinin paraprakisht per vendimin! Keshtu bene dhe me vjedhjen e votave,Gerdecin, kasetat akuzuese te Metes dhe prisni perfundimet e nqa te lartit gjykues dhe ne fund mobilizohuni per te perballuar vjedhjen tjeter te radhes! Kjo verteton dhe dicka tjeter te kaluar, qe thone perse Perendimi dhe Amerika qendruan duarkryq ndaj ish qeverise komuniste shqiptare, si me te medhenje do ta kishin rrezuar? Jo, se ai ua kishte prere tera fijet qe mund te vepronin dhe si tani te tera pushtetet ishin ne duart e Enverit dhe beri si deshi ai. Pra te huajt, mvaren nga i madhi i vendit dhe kur din ta luaje here per vete, here per ato, eshte i pranueshem!

  6. Xhelal Staravecka 2 says:

    Ai mund te jete te shtunën ne proteste popullore!Ai mund të asgjesojë cecenet shpellare qe ruajne Berishën!Ai mund të shpetojë Shqiperinë duke larguar me ne Qelbesirën!Parrulla e dyte ne shesh:”Berisha,Berisha,va fan culo!”Tek sheshi Nene Tereza kush eshte burrë Shqipërie!Firmosni dhe bashkohuni per proteste popullore!Gjithkush shqiptar i vertete mund te flas me megafon dy minuta!Ta heqim qelbesirën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje