Një shofer në Kinë u shpëtua nga policia, pasi turma e zemëruar kishte nisur ta godiste pasi ai përplasi me makinë një fëmijë.
Zhang përplasi me makinë një djalë gjashtë vjeç.
Pasi doli nga makina për të parë fëmijën, dëshmitarët menduan se ai po tentonte ta vriste duke e shtypur sërish me makinë.
Menjëherë ata nisën të godasin shoferin, që në fakt kishte tentuar të ndihmonte fëmijën.
Policia u desh të ndërhyjë, duke deklaruar se në të vërtetë shoferi nuk kishte faj, pasi fëmija kishte dalë krejt papritur përpara makinës.
Vogëlushi vdiq rrugës për në spital.