Topi pret ambasadoren franceze: Qytetarët do mundësojnë rotacionin dhe kthimin e frymës evropiane në vend

8 Shkurt 2013, 14:07Politika TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, priti në një takim ambasadoren e Francës, Christine Moro

Në takim dy bashkëbiseduesit folën për raportet e bashkëpunimit midis vendeve tona, për zhvillimet politike në Shqipëri, situatën parazgjedhore, rolin e FRD-së në jetën politike si dhe sfidat kryesore për të ardhmen.

Duke folur për procesin e integrimit, zoti Topi tha se ai dhe FRD ndajnë të njëjtat vlerësime kritike me raportet e BE-së për progresin e limituar dhe përgjegjësitë direkte të qeverisë dhe opozitës parlamentare për të gjetur gjuhën e dialogut dhe bashkëpunimit në interes të axhendës integruese.

“Për FRD është e papranueshme politika e konfliktit permanent, mosvotimi i ligjeve apo sjellje politike që cenojnë integrimin e institucioneve kushtetuese dhe besimin tek shteti i së drejtës,” tha Topi.

“FRD përfaqëson një forcë politike moderatore dhe pro evropiane, e cila në çdo akt të saj, sot përmes një deputeti dhe nesër përmes angazhimit në qeverisjen e vendit do të jetë katalizator kryesor në ecurinë e procesit të integrimit. Ndryshe nga partitë e vjetra politike, FRD në çdo rast e konsideron mision, identitet të saj dhe detyrim moral votën e përhershme pro çdo ligji dhe vendimi që lidhet me procesin integrues të Shqipërisë, si dhe vendosjen e axhendës evropiane mbi çdo axhendë tjetër politike dhe elektorale,” vijoi kryetari i FRD.

Në lidhje me aktualitetin politik zoti Topi tha se “vendi përballet me probleme të mëdha të keqqeverisjes, pushteti po e bazon fushatën jo në alternativa e llogaridhënie por në kontrollin monopol të procesit zgjedhor, por se pavarësisht psikozës së njësimit të pushteteve dhe presioneve ndaj publikut kritik, FRD ka besim të plotë se qytetaret më 23 qershor do të mundësojnë rotacionin politik dhe kthimin e frymës evropiane në mirëqeverisjen e vendit”.

5 komente në “Topi pret ambasadoren franceze: Qytetarët do mundësojnë rotacionin dhe kthimin e frymës evropiane në vend”

  1. loni says:

    foli shoku i saliut qe rri vetem ne heshtje,,,cfare bere o topi ti dhe partia jote demokratike per 22 vjet per kete fryme evropiane???ne studentet e 1991 qe kerkuam dhe donim europen dikur nuk na u realizua deri tani qe po i afrohemi moshes 50 vjec,,,kur do futemi ne europe kur te mbyllim syte,,atehere ne djall te shkoj edhe europa bashke me ju me kete program kari qe na keni care karin per vite me rradhe,,kurvat e shqiperise po vazhdojne te flasin akoma per frymen europiane,,,turp mor klyshat e enverit…turp…

    1. Vlora says:

      si mor cfar beri.

      5 vjet ne prsidence e ushqeu me qumesht gjiri qeverine me te suksesshme te te gjitha koherane.

      S`ESHTE PAK.

  2. Cunat e Restorant Durresit says:

    Cunat e Restorant Durresit te bojn te fala Bamir

  3. Endri M. says:

    KLD-ja jote dhe ti ne krye sollet nga Shkodra monstren qe dje dha PAFAJESINE per autoret e viktimava te 21 Janarit!

  4. Fieraku says:

    Puna me e madhe e Topit eshte promovimi i Adriatik Llalles,kelyshi i Saliut,do ja ndigjoni krismen,e njohe nga afer dhe e njohe mire kete vemje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje