Lojtari i ping- pongut, kinezi Zhuang Zedong, që luajti një rol të rëndësishëm në të ashtuquajturën “diplomaci e ping- pongut”, që solli shkrirjen e marrëdhënieve SHBA- Kinë në vitet ’70, ka vdekur në moshën 73 vjeçare.
Sipas BBC, Zhuang i dhuroi një portret mëndafshi lojtarit amerikan, Glenn Cowan në Japoni në vitin 1971. Kjo provokoi disa ngjarje, që sollën edhe ekipin amerikan në një turne në Kinë në prill të atij viti.
Në vitin 1972, Richard Nixon u bë i pari president amerikan që vizitonte Kinën komuniste.
Vizita e hapi Kinën për botën e jashtme dhe zhvendosi balancat e Luftës së Ftohtë.
Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA u normalizuan në vitin 1973.
Ngjarja që solli edhe ftesën për ekipin amerikan të ping- pongut, që të vizitonte Kinën, ndodhi në Japoni, kur Cowan nuk e kapi dot autobusin e ekipit të tij dhe atë e mori autobusi kinez.
Në një intervistë për agjencinë Reuters në vitin 2007, Zhuang tha se kolegët e skuadrës i thanë që të mos i afrohej amerikanit, por ai i injoroi ata.
Përmes një përkthyesi, ai i tha Cowan: “Edhe pse qeveria amerikane është jomiqësore me Kinën, amerikanët janë miq me kinezët. Po ju jap këtë dhuratë në shenjë miqësie nga populli kinez për atë amerikan”.
Fotot e takimit dolën në media dhe drejtuesi kinez, Mao, urdhëroi Ministrinë e Jashtme që të zgjeronte ftesën.,
“Zhuang Zedong jo vetëm që di të luajë mirë ping- pong, por edhe diplomacinë”, tha Mao.
Prej ketij majmuni u mbush amerika me kineze e chinese shit?
http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/macys-worlds-largest-store.html