Deputeti socialist, Taulant Balla, ka thënë se vendimi për 21 janarin është marrë në zyrën e ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi.
Duke folur për Ora News, ai është shprehur se nuk mund të kihet besim tek Gjykata e Tiranës, kur në krye të saj është asistenti i Argita Berishës.
“Vendimi i gjykatës për 21 janarin ishte një vrasje e dyfishtë. Ekspertiza e FBI vërtetoi që nga pistoleta e dy të akuzuarve gjetën vdekjen katër protestues. Ky krim që kishte këta ekzekutorë, është një krim i pandëshkuar. Këtu ndodhi dhe një akt tjetër i rëndë lidhur me besueshmërinë e partneritetit të zyrës së hetimeve në Shqipëri që kërkoi ndihmën e SHBA, si dhe kapja mafioze të gjyqësorit. Vendimi për 21 janarin është marrë në zyrën e ministrit të Drejtësisë. Drejtësia në nivelin e parë ka rënë, pasi në krye të Gjykatës së Tiranës është një individ që është asistent i Argita Berishës. Rasti i vendimit të 21 janarit është një vendim i turpshëm, por nuk mbaron këtu historia. PS e ka prioritet zbardhjen e 21 janarit dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve. Edhe 134 ditë na ndajnë nga dita kur në këtë vend do rilindë Shqipëria dhe drejtësia e munguar. Askush s’do shpëtojë nga drejtësia, përfshirë këtu ekzekutorët apo urdhëruesit e vrasjeve. Në vend nuk ka pushtet gjyqësor. Pushteti gjyqësor është nën thembrën shtypëse të Sali Berishës. Ditën kur do çlirohet gjyqësori nga ky kontroll i ashpër do ketë mundësi që gjykimi të bëhet ashtu si duhet, të rimerren në vlerësim ekspertiza e FBI dhe provat e nxjerra nga Prokuroria, të cilat nuk janë marrë fare në konsiderate”, deklaroi Balla.
Përkundrejt revoltës, të cilën deputetët e PS e reflektuan edhe ditën e vendimit në Kuvend, duket se PS nuk ka ndërmend t’i kthehet bojkotit parlamentar.
“Qëndrimi i grupit parlamentar të PS është në të njëjtën frekuencë shqetësimi me SHBA dhe KE, që kanë shprehur shqetësimin për vendimin e gjykatës. Beteja jonë politike vazhdon, jo vetëm në Kuvend, por dhe në terren. Shqiptarët e dinë se ky pushtet uzurpues i drejtësisë mund të largohet dhe do largohet me votë në 23 qershor. Ne vazhdojmë punën tonë në Kuvend dhe në terren”, tha ai.
Deputeti socialist mohoi akuzat se PS po e përdor këtë çështje për përfitim elektoral, duke theksuar se drejtësia për 21 janarin është një gur i rëndësishëm në ndërtimin e një shteti demokratik.
“Zbardhja e 21 janarit ka të bëjë me bindjen tonë të thellë, moralin tonë politik. Drejtësia e 21 janarit është gur i rëndësishëm në ndërtimin e këtij shteti, të shtetit demokratik. Drejtësia do të fillojë nga zbardhja e një krimi shtetëror. Pa u dënuar urdhëruesit dhe vrasësit e 21 janarit nuk ka shtet, nuk ka zhvillim të qëndrueshëm të institucioneve. Rilindja shqiptare pas 23 qershorit është në rrugë të mbarë”, theksoi Balla.
E ndërsa vënia e drejtësisë pas 23 qershorit duket larg në kohë, Balla vlerësoi se është detyrë e Prokurorisë së Përgjithshme, me në krye kryeprokurorin Llalla, ta ankimojë vendimin në apel, ndërsa e parashtroi të vështirë proceduralisht shtimin e elementëve të tjerë të aspektit hetimor.
“Prej ditësh dëgjoj se do ta çojë Prokuroria, s’do ta çojë. Kjo është një çështje që s’duhet të vihet në diskutim. Është çështja më e rëndësishme në këto 20 vjet sa i takon rëndësisë. Jam i bindur se Prokuroria do ta çojë. Sa i përket çështjeve të tjera të aspektit hetimor, Prokuroria përgatiti një material të plotë hetimor, që e paraqiti para gjykatës së shkallës së parë dhe proceduralisht është vështirë të shtosh pika të tjera. Ka raste të tjera të pazbardhura, komandanti i gardës, një oficer i gardës dhe shoferi i komandantit të gardës. Tjetër element i pazbardhur është përdorimi i lëndëve kimike. Ende se dimë ça kanë hedhur, por na janë dashur ditë të tëra ta marrim veten, nuk është hetuar fare nga Prokuroria. Nuk është hetuar dhuna barbare e individëve me uniformë dhe pa uniformë që u hodhën mbi popull natën e 21 janarit. Dhe e treta, ka ndodhur krim shtetëror. Si i tillë ka fajtorë urdhëruesit. Por ajo që kemi sot në gjykatë është se provat janë, tre gjyqtarë të korruptuar morën atë vendim që morën, në respekt edhe të shqetësimit të shprehur nga ndërkombëtarët është një procedurë që vazhdon, por gjithçka lidhet me domosdoshmërinë e një rilindje shqiptare”, tha më tej ai.
Sa i përket hetimit të organizatorëve, Taulant Balla deklaroi se çështja kundrejt tyre tre deputetëve të PS, përfshirë edhe ai, nuk u amnistua. Sipas tij, në asnjë hetim të Prokurorisë nuk rezultoi asnjë element penal në veprimet organizatore të deputetëve të PS për t’u marrë si të pandehur.
Bravo Balla qe ke kaq guxim sa per te denoncuar te gjitha keto pislleqe qe bejne familja kryeministrit,tashme i dime te gjithe se si funksionon ky shtet,duhet nje rilindje sa me shpejt,duhet te largohen keto hajdut sa me pare.
po keta kan vite qe denoncojn qeveria po e po qe si plas po populli qe nuk i hap veshet esht per ardhur keq.. thojn ca ka ber ps per ne asgje ska ber..
…heshtja do zgjase deri me 23 qershor ama,pikerisht kete dite ne kemi ne dore fatet e vendit dhe me voten tone do denoncojme edhe ne ,ashtu siç po ben PS-ja sot,hajduterite e kesaj qeverie!
Prandaj ajo çka edhe eshte e domosdoshme mbetet shkuarja ne votime e te gjithe neve ne menyre masive!Te mos neglizhojme qofte edhe nje vote!Te rrezojme Saliun si nje e keqe e madhe qe na ka rene per pjese e me pas te progresojme!
O baca Sali, populli thote:
U rriten femija u prish shtepia. Per raste si ty e kane valle?
Apo ti i prish ke qene qy ne djep?
http://imazheshqip.blogspot.it/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html
Qe drejtesia ketu tek ne ka vdekur kjo nuk do shume mend per ta kuptuar mirpo ajo qe shtroj une eshte ideja se a do ndryshoje gjyqesori dhe te gjitha institucionet te punojne te pavarura me ardhjen e PS ne pushtet? mendoj se po,fundja le ta provojme njehe edhe kete Ramen e te shohim se çeshte i afte te beje premtimet e tij kane baza te forta se me ardhjen e tij ne pushtet shume gjera do ndryshojne!
Do jete 23 qershori dita ne te cilen çdo sistem ai gjyqesor ekzekutiv dhe legjislativ do çlirohen njehere e mire nga kthetrat e Sali-ut!
O z.Balla ore ju bravo ju qofte si individ dhe si Parti Socialiste qe denonconi dite pas dite hajduterine e felliqesite e kesaj qeverie!
Por edhe populli ama nuk do rrije duarkryq,prandaj me 23 qershor do denoje me vote hajduterine e qeverise qe vetem qeveri nuk eshte!
Te shporrim sa me shpejt te jete e mundur kete qeveri e cila dita dites po ndyen duart me gjakun e popullit!E cila si ideal te saj ka vetem vjedhjen,e cila te vret naten e te qan diten!Te rrezojme pra gjakpiresin Sali e me pas te leme institucionet perkatese te japin per te denimin maksimal per krimet qe i ka bere dhe po i ben popullit!
Te heqim qafe Saliun me vote e me pas te mendojme per nje gjykim te drejte per 21 janarin,ndryshe sa te jete saliu ne pushtet harrojeni drejtesine!
Bravo zoti Balla,por zoti Berisha ka mbashtetjen e padiskutueshme te Amerikes.http://bit.ly/jAL5ep
kete duan te na bejme te besojme, keta te PD por nuk eshte aspak e vertete perkundrazi, shikoni c’thote Arvizu etj
“Pa u dënuar urdhëruesit dhe vrasësit e 21 janarit nuk ka shtet, nuk ka zhvillim të qëndrueshëm të institucioneve”
Duhet te merreni seriozisht me kete c’eshtje me vone sepse po nuk bete gje ne kete drejtim do dalin te tjere te thone qe PS se ka pasur serizisht kete ceshtje…ndersa psh. AK e ka.
C’doli nga ai shqyrtimi i mundesise se protestave, njehere, kete na thuaj? Apo ishte sa per te kaluar 3 diteshin e cudise?!
Po normal se kot nuk e mori Sali per veshi Halin dhe e beri minister ..ja per keto gjejna..
VRASJA ESHTE VRASJE
– Po vrasja pa dashje, vrasja nga pakujdesia a nuk jane vrasje, krim !?
– A mundet kryegjykatesi suprem Sali Berisha te denoje krye- ekzekutorin Sali Berisha !? … Larg qofte !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Gjykata e Tiranes zbardh “aresyen hyjnore” pse u dha pafajsine ekzekutoreve Ndrea Prenda dhe Agim Llupo. Sipas saj prokuroria nuk vertetoi me prova se vrasja e kater deshmoreve te 21 janarit 2011 ishte krye me qellim!
Hajde gjykate hajde! Hajde dhenie drejtesie hajde. As vete kryegjykatesi suprem Sali Berisha qe shkroi kete vendim qe lexoi Besnik Hoxha i tij nuk do ti kishte futur me kodra mbas bregut sic thote sovrani. Thelbi tij mjeran eshte futja kot qe te dali plot, na ndihmo i madhi Zot!
A thua e ka lexuar ndonjehere Kodin Penal te Republikes se Shqiperise kryegjykatesi Berisha. Nuk po merrem me lexuesin e vendimit te tij Besnik Hoxhe Korrupsioni !
A thua e di kryegjykatesi Berisha se edhe vrasja pa dashje , vrasja pa qellim … jane krim dhe denohen me disa vite burg … por kurre nuk nuk shperblehen me pafajsi dhe miliona leke te taksapguesve fakira shqiptare shperblime per vrases te qellimshem !?
Si eshte e mundur qe kryegjykatesi Sali Berisha u dha pafajesine dy vrasesve te mirefillte !?
Nuk kishte asnje rruge tjeter ! Si Gjenerali Ndrea Prendi ashtu edhe Kolonel Agim Llupo ishin vetem dorasit, ekzekutoret fizike te ketij krimi kunder njerezimit !?
Kryegjykatesi i tyre Sali Berisha eshte regjizori. urdheruesi i vrasjes se tyre, pra krye- ekzekutori!
A mundet qe kryegjykatesi suprem Sali Berisha te denoje, te ndeshkoje ligjerisht krye-ekzekutorin Sali Berisha !
Kurren e kurres… Larg qofte !
Ai eshte gati te vrase jo kater por edhe 40, 400, 4000 kater milione shqiptare vetem te ruaje karriken dhe pushtetin qe i jep atij oksigjenin qe e mban gjalle, impunitetin- pandeshkueshmerine ligjore per krimet pa fund te tij te pakten nga 2 prilli 1991 ne Shkoder e deri tek 21 janari 2011!
Alban kot e ke. Nuk cohet ky popull jo se funksionuan valiumet e Edit, por se kane plasur pislliqet sheshit, si puna atyre ujrave te zeza qe bllokohen e dalin mbi toke, perhapen e ndysin cdo gje. Edhe populli i ka kuptuar lojrat e PS, PD dhe cdo partie te vogel pa perjashtim. Nga neveria dhe mungesa e shpreses dhe besimit per nje ndryshim real nuk cohet njeri. Duhet nje drejtues, nje individ qe vjen nga shoqeria civile dhe nuk ka pasur post zyrtar, pra nuk ka rene ne kompromise, Duhet gjetur nje lider pa populli gati eshte. Ka qe me tragjedine e Gerdecit qe eshte gati!!! Ose te minohet PS nga brenda, te gjenden intelektualet e heshtur qe u ka vene drurin Edi che i zevendesoi me Pezat etj. Per sa kohe ne PS eshte Edi Rama dmth Nano 2, gjendja do rri e njejte edhe 1 milion te vrase Berisha nuk i plas njeriiu. E moren vesh sa vlen koka shqiptarit per politikanet tane. GJENI LIDER TEK POPULLI VETEM KJO ESHTE ZGJIDHJA.
Ish te perndjekurit politike, bene thirrjen per protesta mbarepopullore.
Tani eshte koha qe PRANVERA SHQIPTARE te filloje deri ne rrezimin e qeverise Berisha me kelyshet e tij.
Tani eshte koha per ti thene STOP, rrenimit te metejshem te shqiptareve dhe rifitimin e demokracise europiane, qe u neperkemb nga BLLOKU I RI BLU, pasardhese e BLLOKUT TE KUQ KOMUNIST.
Vetem me demonstrata te fuqishme, mund te fitohet dinjiteti yne.
Berisha do te mundohet te ndersej falangat e veta qe i ka punesuar, neper vendet me te mira dhe qe na paraqiten si shoqata te pavarura te tipit MJAFT, qe nuk jane gje tjeter, vecse ish organizatat e dikurshme te rinise dhe te bashkimeve profesionale, qe marrin urdher nga partija ne pushtet.
PRANVERA SHQIPTARE te filloje me thirrjen:
TA ZHDUKIM QELBESIREN
Prandaj o popull, mos prisni lideret e partive tju ngrejne ne protesta, ku vetem shqiptaret dalin te humbur, protesta ku i ndalohet shqiptareve te shprehin mllefin e tyre, tek qeveritaret tane.
Fitorja vjen vetem me revolta mbarepopullore, ku popullit ti jepet mundesia te shfryhet vete mbi politikanet qelbesira, ti djegi me zjarr vete keta kalbesira te rregjimit te vjeter komunist, qe i jane ngjitur demokracise dhe spo e lene te lulezoje.
Mbeten gjithmone te fundit, ne Europe, si ne 90-ten, kur Europa Lindore u clirua nga komunizmi, ne akoma merreshim me pluhralizmin e mendimit te Ramiz Alise.
Edhe sot po na ndodh e njejta gje, perseri jemi te fundit, se akoma kemi ne pushtet si kryeminister, nje ish komunist prej 30-vjetesh, nje ish sekretar prej 25-vjetesh dhe me e keqja kemi ne pushtet, nje ish persekutor dhe spiun te ish sigurimit, qe denoncoi dhe kerkoi varje per disidentin Hysen Sheshori dhe nje mysafir te afert te ish familjes se diktatorit.
Cfare bemash kerkoni me shume nga Sali Berisha?, mos kerkoni qe Shqiperine ta beje Serbi dhe gjysmen tjeter ta mbushi me varreza greke?
Prandaj popull shqiptar, ngrehuni dhe bashkangjituni ne protesta per rrezimin e Sali Berishes nga pushteti me gjithe klanin e tij, ngrehuni ne nje PRANVERE SHQIPTARE, qe TA ZHDUKIM QELBESIREN.
I kerkojme zotit Mero Baze, si nje opozitar dhe si nje disident i ketij rregjimi, te marre akoma me shume pergjegjesi, te marre udheheqjen e nje PRANVERE SHQIPTARE, qe me siguri do te jape frytet e veta.
C’THOTE POPULLI?
ZJARRIN atij halim bythelepiresit ne te gjitha pasurite e pa tundeshme qe ka,vilat,shtepi,biznese,vetura.
Drune e shtrember e ndreq vetem ZJRRI na meson populli.
S’ka rruge tjter me keta kodoshe,hipokrite,kleptokrate,gjakpirsa.
Futjani pordhe ju te PS.Ju jeni me legena se keta.Si nuk keni turp e dilni,kur e patet 8 vjet pushtetin,kur Saliu jua mori ne 1998,me grusht shteti,me autoblinda,kallashe dhe ju la te dhjere ne mes te Tiranes dhe ju nje dite nuk e mbajtet brenda.Mjaf se nuk duam tju shohim me te flisni per te tilla probleme se nuk jeni kurkushiiiiiiii.
Ju po luftoni dhe po perpiqi te beni popullin per vete vetem me nje qellim: Te merni pushtetin e te pasuroheni,me shume se keta qe jane sot.
Mjaf me llafe,nuk jeni per interesat e popullit,por per xhepin tuaj.
O populli im e dashur, shkoni cfar ndodh neper bote kur ngrien ne protesta e demostrime te fuqishme masat e gjera popullore, shikoni pranveren arabe nje vit me pare qe hoqi qafe diktatoret, shikoni cfar ndoth ne evrope e ne greqine fqinje kure preken interesat e popullit. Ka vite te tera qe ju perdhoseni, mashtroheni, vidheni e vriteni, nga nje klik gjakatare e tradhetare qe ka uzurpuar pushtetin me vjedhje dhe po vret per ta mbajtur ate, se per saliun dhe pushtetaret karikja eshte minier ari, ndersa per popullin eshte hambar vari. Duke qene se sali zeza ka vene nen kembe gjith pushtetet ne emer te demokracis e vetmja ruge mbetet kundershtimi me protesta masive, mose prisni tu drejtojne partit politike, pore diku mbeshtetuni se edhe tufa e bagetive ka nje coban, akutalisht mbeshtesni aleancen Kuq e Zi. Deri ne zgjedhje le te jene dit kundershtimi pa dhune, ndersa me 23 Qershor i tregoni se sa e doni ate krinminel duke votuar kundra. Ndrushimi dote vi meddoemos mbas 23 Qershorit.
Berisha ju ka pergaditur nje tas te veqante per qent e enverit rama-ruqi dhe zagaret balla tahiri,braqe,dhe hijenat baze,nano,stefani,ne ate tas eshe e gjith jashteqitja te lana qe rama e la kur ishte bashkiak.turruni me vrap ama lene alban Degen te parin.
Drejtesia ne allbani eshte C’DREJTESI.