E kanë quajtur rëndom në javët e fundit “Poli i tretë”. Ndoshta do të ishte më e saktë ta quanin Poli i Komisionerëve. Fjala është për një tentativë konkrete të LSI për të mbledhur rreth vetes, në një aleancë parazgjedhore, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Frymën e Re Demokratike. Një projekt që duket se po ngec qysh në nisje, për shkak të qëndrimit të ftohtë të ish-presidentit Topi…
Nga Skender Minxhozi, JAVA
…Në fakt, të gjitha komentet e para që kanë shoqëruar këtë ndërmarrje të re politike, vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit, kanë vënë në dukje një rrethanë që në kushtet e Shqipërisë ka gjithmonë peshë: LSI dhe PBDNJ do të kenë, që të dyja, anëtarë në të gjitha komisionet e numërimit në zgjedhje. Një prezencë jetike, në historinë e zgjedhjeve shqiptare, kur shumë shpesh devijimi dhe tjetërsimi i votës nga komisionerët, ka qenë një sëmundje e përhapur dhe e pashërueshme. Ka qenë ky “as” nën mëngë për Ilir Metën dhe vangjel Dulen, që po i jep veçanërisht peshë negociatave të hapura e të mbyllura që po mbahen për të krijuar Polin e Tretë.
Por rruga drejt krijimit të një qendre të tretë pushteti në fushatë, përveç koalicioneve të PD e PS, është më e gjatë dhe më komplekse sesa prezenca e dy komisionerëve në qendrat e votimit. Së pari, nëse për Vangjel Dulen nuk përbën problem fakti që LSI është një parti që e ka deklaruar votën e saj pro rezolutës çame, ose edhe fakti tjetër, që Meta dhe ministri i Panariti kanë qenë mjaft aktivë për kauzën çame, për Bamir Topin duket se LSI përbën një problem “moral, ideologjik dhe programor” të pakapërcyeshëm. Këto përcaktime përdori pak ditë më parë në media numri dy i FRD Aleksandër Biberaj, kur u pyet për idenë e krijimit të Polit të Tretë me LSI dhe PBDNJ.
Dhe problemi që partia e Topit ka me këtë projekt të ri politik, nuk ka të bëjë me praninë e Dules në tryezë, sesa me atë të Ilir Metës. Në këtë pikë, ish-presidenti dhe kreu i partisë së minoritetit grek, ndryshojnë rrënjësisht. Nëse i hedh një sy evoluimit të qëndrimeve të Vangjel Dules, mund të shohësh se ai ka ardhur duke e ashpërsuar pozicionimin e tij ndaj PS, sa më shumë që linja e saj politike përkonte me atë të Aleancës Kuq e Zi. Të njëjtin qëndrim, por për arsye të tjera, ka mbajtur PBDNJ edhe ndaj qeverisë, me të cilën është në opozitë, kryesisht për shkak të prezencës në koalicionin e Berishës, të partisë çame. E zënë në “sanduiç”, mes dy forcash politike që ajo i sheh si të papajtueshme me filozofinë e saj, partia e minoritetit grek është në kërkim të një aleance alternative elektorale, e bindur se nëse futet e vetme në zgjedhje, shanset janë minimale që të fitojë ndonjë mandat. Aq më tepër që veprimi gërryes i figurave të tilla si Ksera e Tavo, kanë sjellë jo pak probleme për Vangjel Dulen në qarqet e Jugut. Dora e shtrirë e Metës, është në këto kushte një rast i artë, për t’u kapur “në ajër” nga Dule. Aq më tepër që të dyja partitë, për shkak të formulës paraprake të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, do të jenë të pranishme në procesin dhe administrimit zgjedhor. Çka e bën qysh tani, në funksion të infrastrukturës së zgjedhjeve, një histori suksesi, këtë aleancë ende të pashpallur.
Por në FRD nuk mendojnë kështu. Lajmet që vijnë nga baza e partisë, flasin për një qëndrim të ftohtë, disa herë përjashtues e armiqësor, ndaj afrimit me një parti si LSI, e cila shihet gjerësisht si një parti që ka përfituar shumëçka nga qenia në pushtet me PD, në katër vjetët e fundit. Bamir Topi ka gjithë të drejtën morale që ta shohë me dyshim Ilir Metën, teksa ky i fundit ndante i pashqetësuar tortën e pushtetit, ndërkohë që ai qëndronte i rrethuar brenda gardhit të Presidencës, i paralizuar nga armiqësia e maxhorancës në parlament dhe ekzekutiv. Nga ana tjetër, FRD lindi dhe po përpiqet të formatohet si një forcë politike që konteston korrupsionin dhe konsumimin e imazhit të qeverisjes aktuale. Një aleancë e mundshme me LSI, do të diskretitonte dukshëm fushatën e saj elektorale, për sa kohë që do t’i hiqte elementin e kritikës së ashpër ndaj asaj që ka ndodhur në katër vjetët e fundit me qeverisjen e vendit. Pa harruar faktin se ka mjaft dyshime për këtë spostim të papritur të Metës jashtë koalicionit qeveritar, i cili duket edhe si një mision i kamufluar elektoral i maxhorancës, për të çuar nesër, pas zgjedhjeve, një thes me vota të qendrës, në prehrin e Berishës.
E parë kështu, rruga drejt Polit të Tretë është mjaft e komplikuar dhe me pengesa. Nëse në fund të negociatave, do të rezultonte se Meta dhe Dule do të ishin të vetmit që do të firmosnin krijimin e Polit të Tretë, vetë projekti do të niste i mangët dhe defektoz, pa praninë e FRD. Është e vërtetë se të treja forcat në fjalë, veç e veç, kanë nevojë të përfshihen në aleanca elektorale, për shkak të natyrës së kodit zgjedhor aktual, i cili godet kryesisht ato parti të vogla që paraqiten të vetme në zgjedhje. Por duket se këto kalkulime elektorale kanë një peshë relative kur flitet për FRD, e cila po i reziston deri tani tundimit të ftesës së LSI e PBDNJ. Javët në vazhdim do të tregojnë nëse Poli i Tretë do të jetë vërtet i tillë, apo do të jetë de facto një Pol Komisionerësh, mes Ilir Metës nga njëra anë dhe Vangjel Dules nga ana tjetër. Pra, një bashkim ku nuk flitet asfare për programe politike dhe për pozicionime ideologjike, por për numërues anonimë votash. Zgjedhjet shqiptare janë pikërisht të tilla: programet dhe idetë s’kanë thuajse fare peshë, rëndësi ka infrastruktura elektorale. Një banalitet njëzetvjeçar, prej të cilit nuk do të shpëtojmë as këtë verë.
KY POLI DO I BEJE NJE TE MIRE SHQIPTAREVE PO U BE. ATY DO GRUMBULLOHEN NJE PJESE E MIRE E FUNDERRINAVE, HAJDUTEVE, INTERESAXHINJVE DHE PERFITUESVE PER PUSHTET. ESHTE E THJESHTE FARE KETA DO JENE TE GJITHE PER BURG.
une kam votuar gjithmone per PBDNJ , por kjo aleance e dules me muzlimanin dhe hajdutin META nuk eshte normale, prandaj voten time ta harroje VAMGJELI .
nje nga te paktat shkrime qe kane vertet analize serioze brenda
Po per cpol komisioni flisni,a se kuptoni qe kto jane manovrat e sales per tu siguruar qe te vjedhe pa e shqetesuar asgje.po turp per keto se si behen levat e saliut se si behen zarat e tij
polin e trete e bene vetem Monika me grupin e gjakut 0 negativ , se vetem ajo ua dhuron gjakun te tjereve deri sa iliri te mbaroi se lari pjatat ajo bene qendren e trete dhe Argites i ri gjithmon perpiete.Keshtu eshte shqiperia , tri ligje tri pole.
NE QOFTESE PARTIA E BAMIR TOPIT DO TE BASHKOHET ME ILIR METEN, me mire te bashkohet me SALIUN dhe PARTINE ta quaj FQD(Fryma e Qelbur Demokratike).Te pakten deri tani nga deklaratat dhe nga elementet qe ka ne kete parti te ” RE” , nuk ka sheja per nje rruge te tille. ILIRI I KA ZGJEDHUR ALEATET E KORRUPSIONIT- SALIUN ,MEDIUN DHE FOSILET MBRETERORE.
Edhe une per Dulen kam votuar,por perdredhjet e tij se po i preken interesat greke me detyrojne te largohem nga kjo parti qe po verteton ae eshte me nazistet greke.Dulja le te gjeje njerez te tjere,une 4 vota kam dhe si prishin pune,por kursesi nuk mund ta forcoj Dulen qe te me mare dhe pronat e te mi ketheje greke aty ne kufi ku i kane patur te paret e mij ketu e 300 vjet.
Sa per Bamirin,ai tek Saliu do shkoje,kete mbaheni vath ne vesh.Asnjehere deri tani nuk ka thene: Te mblidhen gjithe njerezit e ndershem,ata qe duan Shqiperine e ta hedhim qelbesiren,te bashkohemi,per te miren e demokracise dhe ta burgosim per te gjitha qe ka bere dhe ka vjedhur. E ka degjuar deri me sot njeri? JO.Si do fitoje e te rezoje Saliun,ai me 3% te popullsise? Kuren e kures,ai do bashkohet me Saliun,me Ilirin,me Nard Noken,me Fatmir Mediun dhe tashti ju shtua,pasi i doli rakia edhe DASH Shehit. Mjaft e hengre koqen e ullirit o popull.
Vlora te pershendes,Fatkeqet ne kete bote jane ata qe kuptojne nga kush
rrethohen ,me te lumturit jane gomaret se nuk kuptojne sheme nga kjo
jete ,vetem gjemba jepi per ushqim dhe kaq e ke mbaruar detyren.
Eshte poli dhe Polina
eshte nje grup i mbledhur kot
gjithe pleh e funderina
me jugore dhe maloke.
gjirokastriti.