Familjarët e viktimave të Gërdecit reagojnë pas lirimit të Delijorgjit: Këtu te ne s’ka më vlerë jeta

13 Shkurt 2013, 19:21Politika TEMA

Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë reaguar të revoltuar pas lajmit se Gjykata e Apelit ka vendosur që të lehtësojë nga dënimi pesë të akuzuarit kryesorë. Edhe pse dënimi i Gjykatës së Faktit ishte qesharak, Apeli ka vendosur që të lehtësojë më shumë ata, madje Mihal Delijorgji do jetë i lirë që tani. Dhe si për t’i vënë kapak këtij turpi, familjarët druhen se edhe këto pak vite burg, ata nuk do i kalojnë në qeli. Në këto kushte familjarët apelojnë shqiptarët se në këtë vend tanimë nuk ka vlerë jeta.

DEKLARATA

“Familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit deklarojnë se e kanë jetuar me indinjatë të thellë të gjithë atmosferën që pararendi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe me dhimbje e mosbesim dispozitivin që përcaktoi dënimet e zbutura për fajtorët e tragjedisë që simbolizon momentin më korruptiv të shtetit.

Gjykata e Apelit sot ishte e rrethuar me mbi 100 efektivë të policisë të cilët patën vullnetin dhe kujdesin të na kontrollonin imtësisht përpara se të futeshim në sallën e gjyqit. Kontrolli ishte i rreptë dhe serioz por ndaj personave të gabuar, viktimat e vërteta të kësaj ngjarje të kobshme. Viktimat e vërteta pasi kaluan kontrollin serioz e një shteti që nuk ekziston nuk mundën të dëgjonin vendimin e gjykatës në kushtet normale për shkak se ngelën jashtë dyerve të sallës ku u mor ky vendim.

Situata vazhdoi të ishte jonormale për gjatë gjithë kohës që kryetari i Gjykatës së Apelit dhe Kryesuesi i trupës gjykuese lexonte dispozitivin e vendimit. Më pas, pavarësisht si ishim prezent morëm vesh nga mediat se fajtorët e këtij shpërthimi ishin shpërblyer me ulje të dënimeve deri në masën 30%.

Pamundësia për të pasur drejtësi na bën që t’i drejtohemi opinionit publik duke e lajmëruar për rrezikun e vërtetë për ta, fëmijët e tyre dhe njerëzit më të dashur. Fakt është që korrupsioni shtetëror dhe privat na vrau në mes të ditës. Fakt është që drejtësia shqiptare krijoi çdo kusht që fajtorët të mos merrnin dënimin e merituar. Fakt është gjithashtu që ende opinioni publik ka dilemën nëse fajtorët megjithëse të dënuar në masë qesharake do t’i drejtohen ose jo qelive të burgut. Është e dhimbshme që pas 5 vjetësh rropatjesh në dyert e drejtësisë kemi zbuluar vetëm se jeta vlen shumë pak për viktimat dhe është biznes shumë i mirë për të ashtuquajturin sistem të drejtësisë shqiptare”.

22 komente në “Familjarët e viktimave të Gërdecit reagojnë pas lirimit të Delijorgjit: Këtu te ne s’ka më vlerë jeta”

  1. Ben Chicago says:

    fajtoret e vertete jane te tjere qe nga djali i mender kryeministrit, mediu etj.etj.

  2. Mark says:

    E dhimbshme. Kombi shqiptar vritet nga politikanet dhe pjella e tyre.

  3. mihallaq dhimitraq says:

    Bravo Mihali ja hodhe korrakeve hheheheeeeee

    1. Dukati says:

      mIHAMUT, Ç,DO TË THOT KORRALK. kUJT I THUA KORRAK. mOS FOL PA DITUR PSE SE ËSHTË INJORANXË

  4. beso says:

    jepnja voten prap mos u qani me se me mire po e ben akoma.

  5. mire e keni ju , po çthote KELMENDI dhe bençikago se .U vrane 26 vete ata vazhdhdojne e therasin rrofte SALA ? SALIU pushkaton 4 veta me duar ne xhepa , jo thote bençikago i ka vra pa dashje SALIU po e ka fajin RAMA qe i nxorri para KM .Demokracia ne kete pushtetin e SALI BERISHES fillon dhe mbaron tek dera e shtepise se tije.
    UNE jam me ju e ju punoni per mue … ha ha ha

  6. mergim tari says:

    Une nuk e kuptoj,

    UJKU LLUPO DHE ALPINI PRENDI vrane pa dashje dhe u liruan ne sallen e gjyqit.
    Po per DELIDJALIN, MINXOLLIN, e KOPENE TJETER akuzuar per VRASJE kush e vertetoi qe vrane me dashje qe u denuan me 15 vjet, 18 vjet, 20 e ca vjet. Edhe ne kete rast nuk eshte vertetuar qe keta HERONJ kane vrare me dashje. (Ketu nuk po fusim XENIN, FAT MEJDIUM, TRIMIN BUMCI) se nuk jane gjykuar ende).

    TURP TJU VIJE, GJYQTARE TE PAGUR, QE I DENONI. ATA NUK VRANE ME DASHJE DHE PER ANALOGJI TE GJYQIT TE UJKUT LLUPO DHE PREND ALPINIT EDHE KETA BURRAT DUHET TE DALIN TE PAFAJSHEM DHE TE LIROHEN.

    Aq me teper ai IDIOTI Delijorgji qe qeshte pas tragjedise nuk mund te rrije asnje dite ne burg, pasi duket edhe si personazh komedie.

    Edhe ne here turp tju vije ju MASKARENJ TE TRUPIT GJYKUES qe denoni me burg njerez qe kane vrare “PA DASHJE” si LLUPO UJKU dhe PREND ALPINI.

    Madje per DELIDJALIN, BERXOLLIN etj… per vitet qe kane bere deri tani duhet te marrin DEMSHPERBLIM. Ne si shqiptare i kami gati taksat per te paguar per ta…..

  7. kola says:

    Kerkojeni te ambasada amerika te dali fajtori se atje shkoj Mediy duke qare.

  8. Eljo says:

    Po po prisni drejtesi nga saliu. A pika ju!!!!!

  9. llogaritari says:

    Tema, nuk i keni bere mire llogarite dhe po dizinformoni publikun. Mihal Deliojorgji duhet te beje akoma edhe 4 muaj burg. Ndersa 1/3 e denimit nuk e uli Gjykata e Apelit, por e ul Gjykata Kushtetuese kur ka vendosur qe te gjithe personat qe kerkojne denimin e shkurtuar, perfitojne falje ne masen 1/3 e denimit. Prandaj do tu luteshim te ishit me serioze dhe te drejte ne pasqyrimin e lajmit dhe te situates.

    1. fl says:

      Eh ca legenash jeni ju. Tamam sic i tha Znj Durda ate gjykatsve, njerez pa dinjitet. Po pse e pranoi Gjykata e Apelit gjykimin e shkurtuar per keta persona dhe nuk e pranoi ajo e nje shkalle me poshte?

      Pa le na tregon dhe 4 muaj burg qe i kane ngele Deliorgjit qe ka bere xhiro gjithe kohen e paraburgimit dhe do bej dhe 4 muaj xhiro 3/4 e kohes ne shtepi.

      Funderrina si ju vene mend por vetem kur u troket e keqja ne dere. there keni per t’ja para hajrin dhe ju.

  10. juristi pavarur says:

    Qe Alaudini, miku i ngushte i Halimit, ish gjyqtari e ndertuesi i famshmen i Apelit te Vlores, do ulte vitet e burgut kjo dihej.
    Eshte enigme per momentin sa kane paguar, por edhe kete do e tregoje Maks Haxhia ne kafe.

    por ngelet e paqarte sesi mund te kete paraburgim prej 1550 ditesh, pasi ligji nuk e lejon nje gje te tille, pasi arresti ne shtepi e e humbet fuqine pas nje viti sipas procedures civile.

    Pra, duhet pare me vemendje kjo pune, sepse ky eshte nje pisllik i madh i gjykates e prokurorise ne bashkepunim. gerdeci mund te kete shperthyre pa dashje apo aksiedntalisht, por kete gjera nuk jane rastesi!!

  11. edi says:

    po keta pse behen te keqinj me bisnesin hapini burgjet si ne 97 dhe spaguan njeri. ose
    beni reklame te cnn :je serial killer ke hobi te vrasesh njerez SHqiperia vendia ideal per te ushtruar kete sport!
    ps:me rastin e zgjedhjeve ka ulje cmimi

  12. Llogaritari says:

    O juristi i pavarur. Apeli nuk i uli asnje dite Delijorgjit. Bile futi ne burg dhe ata qe shkalla e pare i kish lene te lire. Ky vendimi i sotem ishte me i rende se ai i shkalles se pare. Denimi i shkurtuar eshte nje e drejte kishtetuese. Dhe po mos t’ja jepte Apeli sot, do ja jepte Gjykata e Larte neser. Ne mund te jemi te lodhur me vendimet e padrejta, por kjo nuk na jep te drejten te mohojme cdo gje.

  13. Juristi i Varur says:

    O Juristi i Varur. Ai zoteria po te jete ndertues shyqyr, se nuk ka nevoje per leket e Delijorgjit me shoke. Ne ku ti gjejme gjykatesit e pasur , se me keta barktharet jemi deri ne gryke. Bile une do te propozoja qe gjykstesit te emeroheshin nga pasuria dhe jo nga aftesia , se per te afte njelloj jane te gjithe.

  14. qwe says:

    Nuk morem vesh sa vjet u denuan dhe kush u denua perfundimisht ?

  15. xhaferri says:

    Onjerez mos ja fusni kot,mos i bini ne qaf te tjerve per gerdecin dhe 21 janarin se jemi ne demokraci dhe ne demokraci nuk te vret njeri pa gjyq, vetem komunizmi i vret SHqiptaret, tani e gjejm te drejten direkt se kemi ligje, kemi shtet dhe burra shteti,si tha ambasadori ARVIZU,kur te vraret ishin te shtrir ne bulevard,takova SALIUN esht burr shteti,tani miu hales nuk e dim si e ka hallin dhe nuk esht dakort me vendimin e gjykates,do i jen prishur pazaret arvizut qe esht qefprishur me burrin e shtetit ton.

  16. Stef Staku says:

    ANALIZE : Erdhi Llalla dhe e beri Llallte cdo vendim te Gjykates.
    Brenda nje kohe te shkurter kemi degjuar komplet ate cfare nuk duhet te beje Gjykata.
    Sistemi Gjyqsor eshte vendosur ne kryq nga ana e krim Berishes.
    Ete cfare nuk arriti te bente Berluska ne Itali e arriti shoku i tij krim Berisha.
    Mafia ka ne dore Sistemin Gjyqsor Shqiptare.
    Vazhdoni, vazhdoni budallej te Europes te beni veshin e shurdher e syrin qorr keto kriminele se shpejti do ju sfidojne edhe ju, ahtu siq ju a beri Berluska me hajdutet Greke.
    Mbeshteteni fort e fort ju te BE e behuni shoke me kete sistem.

  17. altin says:

    oooooo Popull dele i gerdecit. Cfare keni qe blegeroni tani nuk e kuptoj. kur ishte momenti per t’u ngritur ne demonstrata per krimin e saliut ne gerdec juve dele nuk u bashkuat me ne qe erdhem ne kembe nga Tirana se menduat mos i kunderviheshit saliut qe tu jepte demshperblimet a thua se do ja u ngjallte femijet, nenat, vellezerit e motrat qe ju vrau. ju ndejtet pasive atehere kur duhej te ngriheshit fort e te protestonit. nuk me thoni nuk ju mjaftuan leket qe ju dha saliu per t’u blere shpirtat e femijeve dhe ndiheni te paplotesuar tani????? teper vone tani qe leshoni grate te vajtojne atje ne gjykate keta nuk jane njerez qe preken nga vajtimet dhe kjo nuk me cudit me cuditni ju se sa te dobet jeni qe nuk reagoni kur ju vriten famijlaret dhe prisni demshperblimet atehere kur duhet ti vini zjarrin vendit. Dua t’u kujtoj vetem rastin e djalit 16 vjecar qe vrau policia greke e u ngrit gjithe greqia ne protesta e u dogj gjysma e athines dhe selanikut nga zemerimi. dhe kush e beri kete ata qe ne i quajme cdo dite pederaste greke po jane ku e ku me lart nga solidariteti e qytetaria se ne ne keto drejtime. Me vjen shume keq qe i vemti reagim i juaj eshte blegerima ashtu sic bejne delet kur ja u marin gjingjat e kopese dhe ja u therin. E njejta gje qe beni edhe ju. Me vjen shume keq per popullin tim……

  18. bbb says:

    Sa te keni prokuror Dhallen, buke me kos do hani

  19. marku krist says:

    ne doni te vini ne vend drejtesine ,mos u genjeni me para me 23 qershor por votoni me pjekuri politike ,pasi deri sot nuk keni kuptuar se ku keni jetuar

  20. I arratisur says:

    Po c’ke moj zemer qe renkon? Koka ben e koka peson! Qeveria, ne nje menyre apo tjeter pasqyron botkuptimin e shoqerise qe e zgjedh ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje