TemA TV/ “Gërdeci”, Apeli lehtëson dënimet. Delijorgji s’do bëjë asnjë ditë burg (VIDEO)

13 Shkurt 2013, 16:51Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Gjykata e Apelit ka ulur dënimet e dhëna nga Shkalla e Parë për tre të akuzuarit kryesore për tragjedinë e Gërdecit, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli.

Trupa gjykuese e përbërë nga Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri, ia kanë ulur dënimin Ylli Pinarit në 15 vjet, nga 18 që kishte dhënë Shkalla e Parë, ndërsa Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxollit i ulet masa e dënimit me 1/3, nga 10 dhe 18 vjet burg që ishin dënuar.

Në këtë mënyrë, Mihal Delijorgji do të bëjë 6 vjet e gjysëm burg. Pro ai i ka bërë 1035 ditë paraburgim, që të konvertuara në burg janë 1552 ditë plus 1125 ditë arrest shtëpie, bëjnë 2677 dit, ose 7.3 vite burg. Madje atij i lind e drejta të kërkojë dëmshpërblim.

Në këtë mënyrë ai i ka të mbyllura llogaritë me drejtësinë shqiptare sa i përket çështjes së Gërdecit.

Kurse Ylli Pinari do të bëjë edhe 2.7 vite burg, falë konvertimit të ditëve të paraburgimit.

Luan Hoxha, ish- shefi i shtabit, që tani ndodhet në SHBA, ka përfituar një ulje dënimi dhe tani do të vuajë vetëm pesë vite burg.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka shpallur fajtor gjeneralin Zija Bahja, i cili është ndër të paktët ushtarakë që është dënuar për ngjarjen tragjike të Gërdecit. Konkretisht gjenerali Bahja, nga i pafajshëm që ishte shpallur në Gjykatën e Shkallës së Parë, është dënuar me 8 vite burg, por nuk do të qëndrojë në qeli, pasi vendimi për të është pezulluar.

Përsa u përket të pandehurve të tjerë, Agim Babameto, Rezart Tërshana dhe Besnik Dauti, të cilët kishin marrë pafajësi në Gjykatën e Shkallës së Parë, Apeli vendosi nga 1 vit burg për Babameton dhe Tërshanën dhe 3 vite burg për Dautin, por përkohësisht dënimi ndaj tyre është pezulluar.

Ndërkaq, për të pandehurit e tjerë ka mbetur në fuqi vendimi i Shkallës së Parë. Konkretisht, Apeli la në fuqi vendimin për pafajësinë e gjeneralit Agim Lala, Ardian Mullai i pafajshëm, Sokol Ngjeci 10 vite bburg, Shkëlzen Madani 3 vite burg, Dashnor Caushi 3 vite burg, Armand Tartari 1 vit burg, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha me 6 vite burg. Në fakt Luan Hoxha prej kohësh është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe flitet se do të kërkojë azil politik atje.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e Mihal Delijorgjit, të cilat do të kalojnë nën sekuestro dhe ka shumë gjasa në konfiskim dhe nën administrimin e shtetit.

Sa u përket të pandehurve të tjerë, Fatbardh Kuçi, Gëzim Oshafi, Jorgo Mino, Denis Hajdari, Fari Toska, Zenun Fero, Hysni Çoçka, Adriatik Mema, Juliana Margariti, Lavdi Shatro dhe Fiqiri Mato, ka mbetur në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë.

Të pranishëm në seancë përveç medias ishin edhe familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, të cilët e kanë ndjekur procesin si në Shkallën e Parë ashtu edhe në Apel, si dhe avokatët mbrojtës të të pandehurve. Menjëherë pas pretencës, familjarët të indinjuar edhe nga apeli e kanë cilësuar të turpshëm vendimin për të akuzuarit.

Vendimi i shpallur sot është i formës së prerë, çka do të thotë që është i ekzekutueshëm.

28 komente në “TemA TV/ “Gërdeci”, Apeli lehtëson dënimet. Delijorgji s’do bëjë asnjë ditë burg (VIDEO)”

  1. fl says:

    Po te vazhdoi prape te qeverise Saliu, per hater te Shkelzenit do keni edhe ulje te tjera denimi per sjellje te mire brenda burgut (per vec se do dilni ku dhe sa here te doni) ?

    1. sh.mali says:

      Ore po kjo nuk durohet!
      Po sa te jete sali kryemafjozi ne krye te ketij vendi asnjehere nuk do kete drejtesi!
      Sna mbetet gje tjeter veçse te rrezojme saliun me vote!

      1. fatmir bozdo says:

        Kush të pengon ta rrëzosh me votë. Harrove që kjo ishte e vetmja arësye që të hoqëm ty nga pushteti se nuk të rrëzonim dot me votë.

    2. gjyshja.g says:

      Turp,turp,turp ç’nuk po na shohin syte ne kete paloshtet!
      Te largojme menjehere sali kriminelin nga ky pushtet qe ka kohe qe ka nisur te mbaje ere te ndyre!

    3. gertjan says:

      Jetojme ne nje vend anormal,jetojme ne nje vend ku vrasesi vret sepse e urdheron Saliu dhe shpallet i pafajshem po nga saliu!Kjo qeveri ka lyer duart e veta me gjakun e popullit,26 veta u vrane ne Gerdec dhe 4 me 21 janar!Perfundimi?:asnje i denuar,madje vrasesve iu dhane edhe medalje!
      Nuk e kuptoni se ne çgjendje jemi katandisur!Te ngrihemi te gjithe me 23 qershor dhe te denojme njehere e mire me vote sali matufin sali kriminelin sali gjakatarin…….

      1. drita says:

        Jam dakort me ty gertian, nuk kam çfare ti shtoj asnje fjale komentit tend.
        Zoti qofte me ne me 23 qershor !
        Zoti na falte se njerezit e kane harruar Zotin, prandaj po vuajme keshtu nen thundren e satrapit sali…..

    4. shoku taras says:

      E si mund te fuse ne burg Sali gerdeci bashkepunetoret e tij te ngushte!

    5. WTF says:

      Sdo beje asnje dite sepse do ta nisin per gjueti se shpejti.

  2. brace says:

    Kjo eshte Drejtesia,qe mbron vrasesit e Gerdecit,ky eshte plaku te nderuar shqiptare,qe pengon,dhe komandon c/do istitucion,qe eshte ne te miren e vendit,kto probleme i zgjidhe vetem vetegjyqsia,e vetmja zgjidje rreale,ne mungese te DREJTESISE.

    1. gjyshja.g says:

      Te gjithe se bashku te kontribuojme sado pak ne RREZIMIN E SALI GERDECIT!Nuk durohet me keshtu po demtojme seriozisht te ardhmen tone!

  3. E me e cue ene n’gjykat t’nalt vallai ka me i nxjerre tan t’pafajshem Doktori.

  4. LOLA says:

    opppapaaaaa dhe mbas 15 ditesh dalin fare te pafajshem
    ky eshte skenar qe dihet nga te gjithe

  5. Pelasgian says:

    drejtesia me zhgenjeu , un mendova se ata do te shpallen – TE PAFAJSHEM !
    madje te shperbleheshin me para cash ne dore . dhe denim 2 vjet burg per familjaret e viktimave . Arsyeja ? PSE NUK ISHIN EDHE ATA NE PUNE !

  6. devolli says:

    Delijorgji ka bere paraburgim qe i quhet 6 vite burg. Sot ja ulen denimin ne 7 vjet burg. Kshuqe ai sot u lirua nga gjykata. A ka degjuar njeri Ramen te kerkoje denimin e Mediut?

    1. gjethi says:

      O devolli Rama dhe Mediu ishin bashkepunetore te Peruanit tek plehrat e kamorres qe do digjeshin te cifligu (Bashkija)e Baftjar Zeqos.Ndersa me Delijorgjin Rama kishte imteresa ne ndertiom pallatesh,ku Delijorgji pastronte parate e trafikut te armeve. Delijorgji ndonese ne burg e “bindi” Ramen te nderhynte te Vangjush Dako,kryebashkiaku i Durresit Dako per t’i dhene leje per ndertim pallati te Universiteti i Durresit.Ne kohen e majkos Delijorgji bashkepunonte per blerje tankesh dhe autoblindash shqiptare me Helidonin e Majkos.me Gjiknurin deputetin e PS-se bashkepunonte per shitblerje raketash kunderajrore tip MANPAD marka QW-1(17 cope ne vitin 2004), ndersa sot bashkepunon meTitin e Blurit qehajajin e Imam Balajdise per t’i cuar arme Assadit te Sirise. Shkurt pazari gjaku i Gerdecareve te mjere dhe i kokpalareve te 21 Janarit u shperdoruar nga Rama per pazar elektoral per nderrimkushtetute me Berishen,per te ngrene darke te restorant krokodilipo me Berishen apo per te ngrene ngjelen e Metes te Gjirii Kurvave mefalni te Gjiri i Lalzit. Jane te lutur militantet socialiste te sjellin fakte per ti pergenjeshtruar rrjeshta e mesiperm!!!!!!!!!!!!!

      1. Trust-no1 says:

        Fakte nuk kane per te te sjelle por e sigurt qe do te leshojne nje barre akuzash e sharjesh si njeri i Berishes. Keshtu na meson krietari. Edhe pse hame ngjala, dhe pse u vrane 4 vete qe u harruan per 4 dite me te do rilindim.

      2. zarari says:

        e kam thene qe ky gjethi eshte njesh per spiun po ndryshe nga heret e tjera qe ka luajtur me disinformacionin sot shumicen e gjerave i ka gjetur fiks. (pervecse kur ngaterron armet me skrapin apo Imamin pa lidhje ketu).
        sidoqofte, gjithmone rama e ka ngrene e do vazhdoje ta haje se mundohet te luaje basketboll i veshur si piktor kur gjithe te tjeret luajne futboll!

      3. TIGER says:

        Kush sipas teje nuk do beje ndonjehere pazare o gjethi? Na thuaj qe ta votojme nje here

  7. bbb says:

    Pinari dilka me shume i denuari me 15 vjet…Une mendoj se ky do lirohet i pari

  8. alban4eva says:

    keta qe jane denuar jane bishta, dihet kush eshte koka..

  9. laraska says:

    ALO ALO OPOZITAAAAA!!!!!!!!!!!! Per gerdecin u lehtesua denimi, per 21 janarin nuk u denua askush, Albpetrolin po e shesin 3 here me pak, 4HEC po i shesin per buke te gojes, manipulimi i zgjedhjeve ka filluar hapurazi…..merruni me kopjimin e programit nga Sala se aty eshte gjithe ngerci shqiperise.

  10. Antipadrejtesi says:

    Apeli nuk lehteson denimin, por i liron se e kane plotesuar denimin…jeni keqkuptuar ata nuk do shkojne ne burg…nuk lehtesohet vetem gjen Luan Hoxha me 5 vjet i cili u mor ne mbrojtje nga amerika, per nje deklarate te cilit i kishin bere presjon…Gerdeci u mbyll pa denime ashtu sic pritej…perse duhet gjykata administrative?

  11. Treviso says:

    Populli Shqiptar ne qofte se don te shpetoje nga pushtimi mafjos, te mos prese 23 qershorin por eshte momenti tani. 23 Qershori nuk do ju sjelle çlirim nga mafja, por do ju sjelle vetem trazira dhe mafjen do ta keni po ne qoshe. Pritja e 23 Qershorit vetem se e forcon me shume mafjen shteterore. Mafja sheterore eshte lidhur me mafjen Boterore dhe ajo do ta ndihmoje me te gjitha menyrat qe te qendroje ne pushtet. Cdo zgjedhje qe jane bere pas vitit 2005, ka qene mafja boterore qe e ka ndihmuar kriminelin sali.
    Mos qofte keshtu siç shkruaj une.

  12. Kritiku says:

    Perse çuditeni akoma per keto vendime gjyqesore? Perse jeni kaq driteshkurter? Vazhdoni akoma te kerkoni drejtesi pikerisht nga vrasesi?
    Ore popull komplet injorant(me falni per kete fjale te rende por eshte me merite), perse nuk dilni ne rruge dhe ta ripni per se gjalli Sali Berishen bashke me te gjithe familjen e tij biologjike dhe ate politike? Akoma shikoni nga qielli se mos ju vjen pa dashje “supermeni”? Nese gjerat do te ndryshohen per te mire ne Shqiperi ato do te behen vetem pas luftes me pushke ne dore. Harrojeni qe Berishen do ta rrezoni me vota. Ai vetem me plumb iken nga posti qe ka vjedhur!!

  13. shkodrani says:

    Vetem nje dicka sa per sqarim jo sepse Gjykatat jane te pavarura dhe keni te drejte po thjesht per te qene korrekt me lajmin.Delijorgji nuk ka bere 7.2 sepse numerohen me 1.5 paraburgimi dhe me 1 arresti i shtepise,pra po ti llogarisni mire i ngelin edhe nja 3-4 muaj.
    Po te lexoni edhe Respublica ju sqaron se ulja me 1/3 ka ardhe si rezultat i gjykimit te shkurtuar qe shkalla e pare nuk ja dha dhe me nje vendim te kushtetueses i jep te drejten e dhenies se gjykimit te shkurtuar pra si rrjedhoje uljen me 1/3.
    Tema jam lexues i rregullt i juaji dhe thjesht duhet dhen lajmi ne rregull.
    Mund ta akuzoni gjykaten e apelit pse nuk e rrezoj vendimin e shkalles se pare dhe te jepte denime tjera por nuk mund te spekullojme sepse kane lene ne fuqi te njejtin vendim per Delijorgj,Pinar dhe Minxoll dhe thjesht kane pasqyru nje vendim te gjykates kushtetuese.
    Duhet theksu se kane ndryshu disa pafajesi ne denime me burg per disa ushtarake.

  14. xeni says:

    Vazhdon te mbizoteroje shteti i berrdellos turp turp po tall k…n Berisha me shqipetaret ngrihuni te gjithe e ta shporim qenin nje ore e me pare

  15. asso says:

    po hajduti ( Mehdiu) s’kishte faj fare!!!!Po komandanti i forcave te armatosura,po kryeministri qe informohen cdo dite!!????Hic faj!

  16. lulzimi says:

    eshte turp i madh qe te denohet Sokol ngjeci me 10 vjet burg, te cilin nuk e lejonin te hynte ne ambientet e demontimit dhe te denohet me 6,5 vite Delijorgji. Turp i madh, jeni te pa pare, njemije here turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje