Një klinikë për problemet mendore në parlamentin britanik

14 Shkurt 2013, 12:23Lifestyle TEMA

Një klinikë do të ngrihet në parlamentin britanik në Westminster për të ndihmuar deputetët që vuajnë nga probleme mendore.

Mjekët e parlamentit kanë raportuar një numër gjithmonë e në rritje të deputetëve që vijnë tek ata me depresion dhe ankth.

Zyrtarët kanë miratuar një fond vjetor prej 25 mijë sterlina për trajtim të specializuar për deputetët, pasi ata thonë se diskriminimi për çështjet mendore e bën të vështirë për ta që të flasin me mjekët në zonat e tyre zgjedhore.

Lajmi vjen pak ditë pasi një ish- ministër i Mbrojtjes në Britani tha se ka vuajtur një depresion të thellë në vitin 1996 dhe akoma nuk u ka treguar gjithë familjarëve për këtë gjë.

Një zëdhënës i parlamentit tha se të jesh deputet është privilegj, por ka edhe stres, ndaj ligjvënësit duhen asistuar me ndihmë.

8 komente në “Një klinikë për problemet mendore në parlamentin britanik”

  1. ina says:

    parlamentaret tane nuk e kane kete problem fare. e kane nda menjen qe jane ne parlament per t’bo pare sa t’munden dhe nuk i vret hic ndergjegja qe nuk po bejne te qe duhet per ata qe i kane “zgjedhe” (po e vej n’kllapa kete zgjedh se shumica prej tyre as i ka votu njeri).

    1. Vlora says:

      ha ha ha parlamenti yne eshte i gjithi nje cmandine.

      si mjek qe do ti merte persiper per keshillime do te cmendej per vete.

  2. LOLA says:

    amani ore beni si te beni hapni dhe nje zyre ketej nga shqiperia se kane nevoje shume keta trapat tane me ne krye bac saliun

    1. hasan says:

      Po çka je tuj than moj Lola!Po parlamenti shqiptar duhet te shpallet karantine,ose çmendine.Nuk mjafton parlamenti per kete pune?Nji tash ja u kena kalu anglezve e tan bots.

  3. elinor says:

    Ketej nga ne nuk eshte nevoja te kete klinika mendore….mjafton nga nje shishe raki per deputet – edhe armet i miratuan – dhe t’ja kercasin njeri-tjetrit.
    Ne po i ndjekim nga ekrani.

  4. kapo says:

    KAM NJE PROPOZIM :LE TA EMEROJME PARLAMENTIN SHQIPTAR SI “SPITALI I TE SEMURVE PSIQIK SHQIPTAR” ZOTERINJ, JU FTOJE TA VOTOJME.FALEMINDERIT!

  5. troja says:

    Ne e kemi spitalin.Jozefina eshte drejtoresha dhe krye mjeku Saliu.

  6. Rodrigo says:

    Per parlamentin shqiptar nevojitet nje burg i sigurise se larte…. :p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje