Ana e errët e Vatikanit (III)

15 Shkurt 2013, 14:27Lifestyle TEMA

Nga Josef Nyary, BILD

Borgiat- orgji, helmime dhe inceste pas mureve të shenjta

 

Vatikani është në gjumë të thellë, por në banesën e Papës shkëlqejnë dritat e shandanëve të çmuar. Salla e mbingarkuar me vepra arti gjëmon nga të qeshurat dhe gromësimat e të dehurve: kreu i krishterimit ka miq.

Miqtë e shquar janë priftërinj, peshkopë e kardinalë. Zonjat në fakt nuk janë dhe aq të nderuara. Ato vijnë nga bordellot e Romës. 25 prostitutat më të bukura janë rezervuar për Papën. Ata çiftëzohen në sy të të gjithëve duke ndërruar vazhdimisht partnerët deri në orët e para të mëngjesit.

Në kohët më të errëta të Kishës, Vatikani nuk është vetëm një shpellë kusarësh, por edhe një çerdhe e paudhësisë: Papa Aleksandri VI (1431- 1503) e ktheu vendin e shenjtë të krishterimit në vendin më imoral në botë.

“50 prostituta të pashme, jo të zakonshme, por nga ato që thirreshin kurtizane, ishin aty,” theksonte Johannes Burckard, peshkopi i Ostias, pretonotar i Selisë së Shenjtë dhe Mjeshtër i Ceremonive në kurinë romake.

“Pasi hanin darkë, fillimisht ato kërcenin me rroba në trup dhe më pas zhvisheshin. Më vonë shpërndaheshin lajthi dhe kurtizanet e zhveshura zvarriteshin nëpër dysheme dhe i mblidhnin ato me buzë”.

Papa është mësuesi i tyre më me përvojë: ai është fisniku spanjoll Rodrigo Borgia, i derës së famshme.

Bashkëkohësit e përshkruajnë si një burrë të pashëm dhe një pushtues të papërmbajtshëm. Ishte i madh, i fuqishëm dhe me sytë e përgjumshëm.

Që në moshën 25- vjeçare, Rodrigo u bë kardinal dhe u zhyt në jetën e egër. Përmes pasurisë gjigande që kishte prej tokave, ai u bë i famshëm për qejfin e shfrenuar.

Kur ishte 61 vjeç, Rodrigo Borgia kishte grumbulluar mjaftueshëm pasuri sa për të blerë kolegjin e kardinalëve dhe për t’u zgjedhur Papë. Rivalët i heq nga rruga duke i helmuar. Në këtë mënyrë bien edhe bastionet e fundit të devotshmërisë dhe moralit.

Menjëherë sapo zgjidhet Papë, nis një tregti të fuqishme me objektet dhe parimet fetare.

Me shumë dëshirë ai nis që të shkëmbejë mëkatet përkundrejt pagesës: kështu, një fisniku italian ai i shet për 24 mijë copa ari të drejtën kishnore për të bërë seks me të motrën.

E dashura e tij, Giulia Farnese është 16 vjeç, por është e martuar, kur fle për herë të parë me të. Si falënderim, ai ia bën të vëllain kardinal. Në atë kohë romanët e quanin bukuroshen “gruaja e Krishtit”, kurse vëllain e saj “kardinali i p…”.

Ai ngjizi një numër fëmijësh me gratë e panumërta me të cilat shkonte.

Tre prej fëmijëve të tij kanë hyrë në histori: Cesare, Giovanni dhe famëkeqja Lucrezia Borgia (1480-1519).

Djemtë përdorin pushtetin e babait për të gjetur bukuroshe. Vajza ia jep veten atij. Më vonë Lucrezia Borgia shkon në krevat edhe më vëllain e saj, Cesare.

Historiani Ferdinand Gregorovius e quan atë femrën më fatkeqe në historinë moderne.

Vajza e Papës rritet e bukur mes murgeshave. “Ajo është mesatare për gjatësi, por ka forma të këndshme”, shkruan një bashkëkohës. “Ka hundë të prerë bukur, flokët e artë, gojën e madhe, dhëmbët e bardhë dhe të shndritshëm, qafën e hollë dhe të bukur, gjinjtë e formuar mrekullueshëm”.

Babai i saj e marton atë tre herë në mënyrë të kalkuluar me njerëz të fuqishëm. Kur u fejua për herë të parë ishte 11 vjeç. Burri i saj vdes nga helmimi, për të cilin janë të famshëm Borgiat. Burrin e dytë e vret vëllai Cesare, që kishte një fëmijë ndërkohë me motrën e tij.

Por Lucrezia nuk është vetëm e bukur, por edhe e zgjuar. Ajo bëhet përfaqësuesja e Papës dhe drejton Selinë e Shenjtë derisa zhvendoset me burrin e tretë, Dukën e Este-s në Ferrara.

Fundi i babait të saj të pashenjtë është njësoj si jeta: Pas një feste të tepruar, trupi i tij u fry dhe më pas u bë i zi.

Thashethemet thoshin se ai vdiq ngaqë e mori djalli. Kurse shkencëtarët thonë se ai ra viktimë e helmit të tij.

Cesare është po kaq përbindësh sa babai. Ai vret vëllain e tij, Giovanni, nga xhelozia pasi ai kishte gjetur një bukuroshe ekzotike nga Spanja për Papën.

Lucrezia promovon artistët e shkencëtarët, jep për të varfrit dhe të sëmurët, i jep të shoqit tetë fëmijë, vdes gjatë lindjes së të nëntit dhe më pas nderohet si një e shenjtë, ndërkohë që vendi pikëllohet.

22 komente në “Ana e errët e Vatikanit (III)”

  1. Sali serbi says:

    çfare demaskimi
    Njesoj jane te gjitha selit “e shenjta” te te gjitha feve. Pushteti i tyre moral dhe material eshte aq i fuqishem dhe i kamufluar sa qe eshte e veshtire sot te dallosh ate sjellje morale qe pasqyron ky shkrim i guximshem. Njerzit duhet te guxojne te thone te verteten per gjithe krimet qe bejne sot njerzit e veshur me petk fetari apo me kostum pushtetari e bankieri.Vetem keshtu bota kupton vetvehten dhe ka shance te ece perpara.

    1. kulla bjeshkve says:

      Besoj se duhet te jete ne qarkullim libri Pirati behet Pape,,,Baltazar Cossa,,,papa me imoral qe ka pa historia e Vatikanit,,gjithe puna e tij kur u be pape ishte perzgjedhja e femrave dhe orgjit me to.Eshte nje liber historik i mbeshtetur ne dokumenta origjinale.

  2. arif says:

    Pothuajse te gjithe pushtetaret e te gjitha koheve te tille kane qene e per motive sundimi i kane hyre aventures per pushtet. Pushteti e lufta per pushtet eshte nje rruge qe shpie te vrasjet, te imoraliteti, te shthurja me gjithsej…

  3. Po mjaft o Mero, kemi Saliun e Ilirin tani, na ler rehat me Mesjeten says:

    Po mjaft o Mero, kemi Saliun e Ilirin tani, na ler rehat me Mesjeten

  4. shqiptar says:

    SIKUR VATIKANI TE HAPI ARKIVAT E VET NDRYSHON HISTORIA E BOTES BIE SISTEMI GJITHCKA QE ESHTE SHKRUAR SOT PER HISTORINE ESHTE FALLCO DHE SIPAS INTERESAVE. VATIKANI E KA LENE BOTEN N ERRESIRE DHE INJORANCE
    KANE DJEGUR ME MIJRA LIBRA SHKENCORE SUPER TE VJETER.
    FSHEHIN ME MIJRA DOKUMENTE TE LASHTA QE KANE DERI NE 9.000 VJET.
    edhe per pellazget shqiptare kane shume dokumente te pa treguara per publikun.ku flitet per shqiptaret e lashte per greket e lashte per perendite e tyre per trojen e shume gjera te tjera.
    edhe myslymanet kane bere krime ndaj dijes se lashte vetem qe mos te dilte e verteta ne shesh e njerzit mos ta kuptonin

  5. Dardan says:

    Po mire, une komentova ne pjesen e pare me kete ide qe eshte sjelle dhe dy here e fundit (II & III). Per se nuk e sollet komentin tim qe ne pjesen e pare? Nuk do ta besoja qe e bete sepse kisha sjelle fakte “te genjeshterta” apo te shpifura apo ofenduese per keta egersirat e feve qe sjane gje tjeter vec gjirizi ku llumi njerzor derdh lyren e vet te gjakosur.

  6. ahmeti says:

    Prandaj jau mbylli E.Hoxha,keshtjellat ku banonin qe i veteshpallen kisha e xhami per tu ”falur” per zotin( nje figure abstrakte te krijuar prej tyre per te bere ne ato ambjente ndyresite me te ulta).

    Dhe E.Hoxha i nxorri jashte dhe ju tha te punonin si gjithe te tjeret dhe te fitonin buken me djerse dhe jo duke vjedhur e genjyer popullin.

  7. FAIK KONICA says:

    Kto jane fakte qe nuk mohohen,ka edhe te tjera fakte te tjera monstruoze. Megjithate jam kundra ateistave,dhe jam i bindun qe krishterimi ka me kene gjithmone e vetmja e vertete pavarsisht gjithe paudhsive te njerzve te klerit

    1. Askushi says:

      …e vetmja e vertete….e verteta e kujt?….e monstruozitetit?!…

      1. FAIK KONICA says:

        Nuk e di a e njef historine e kleriit katolik ne Shqiperi?Se historine e ateizmit duhet ta dish

        1. Askushi says:

          “Hape Nu”…po bej shaka! Pershendetje!
          Nuk pretendoj se e njof historine e klerit katolik ne shqiperi,dhe natyrisht komenti im s’pati kete per objekt.
          Desha vetem te thoja se une jam nje ateist qe besoj ne Zot((Zoti, pikesepari per vehten time jam une),dhe s’ekziston njeri(Prift e Hoxhe)apo fe ne kete bote(te jete aq i kulluar e i ndershem) qe te predikoi apo flase ne emer te Zotit!(per me shume shih komentin tim ;Janullatos:Te ruajme harmonine fetare ).
          Edhe nje here Pershendetje e Respekt!

  8. luis says:

    Perralla te shpifura deri ne ekstrem e nje imagjinate e pashembullt ne librin e ketij autori.
    Nuk me cudite aspak as nuk e kam ndermend te irritohem nga keto idiotsira por edhe te hesht jo sepse nuk me duket me vend qe gazeta tema boton gjera te tilla kur fare thjeshte ai qe eshte i interesuar le te marre librin e ketij idioti dhe ta lexoje.
    Kisha e Vatikanit ka 2000 e ca vjet qe pavaresisht luftes te pandalshme kunder saj ne te gjitha menyrat dhe nga te gjitha anet ajo eshte simboli me i fuqishem fetar ne te gjithe globin.
    Nepermjet kesaj kishe bota ka njohur shkallen me te larte te artit kultures,muzikes shkollave seminareve dhe bamiresite e panumerta me meshtare dhe klerike te kategorive te ndryshme qe jane vrare burgosur dhe kane vdekur si martire duke percuar vec dashuri dhe kulture dhe ne ato vende ku njerezit ishin me keq se edhe vete kafshet por qe kurre nuk u mposhten dhe sot ka te drejte te jete krenare per misionin e saj ne sherbim te njerezimit.
    Eshte fare e thjeshte sot te manipulosh me gjera te kaluara mbi njemije vjecare sepse njerezit mendojne se keto idiotesira jane te dokumentuara kur ne fakt nuk jane te tilla por qe jane vetem ne formen e thashethemit sepse boterisht dihet se cili Pape ka qene ne kete vit apo kete shekull dhe njerezit duke mos pasur aspak njohuri mbi veprat e tyre eshte fare e thjeshte te manipulosh me genjeshtra te sajuara ne menyren me te qelbur.
    Po te ishin te tille sic e thote autori si ka mundesi qe jane mbi nje miliard katolik ne mbare boten,flas vetem per katolike se te krishtere jane mbi dy miliarde ku perfshihen protestanet dhe ortodokset dhe nuk ka rene numri i besimtareve por perkundrazi eshte rritur nga viti ne vit dhe nga shekulli ne shekull dhe ku normat baze te fese qe jane ne menyre te shkelqyer nuk kane levizur as edhe njehere te vetme.
    JEZU KRISHTI para se te largohej nga kjo bote i thote SHEN PJETRIT apostull me keto fjale PJETER mbi ty do te ndertoj kishen time dhe shume dallge e furtune do bjere mbi ty gjate tere jetes deri ne mbarim te botes por kurre nuk do ia arrijne te ngadhnjejne mbi ty.
    E pra edhe autori nuk ben prejashtim nga ata te shumtit qe e kane sulmuar kishen katolike por asnjehere dhe askurre nuk do arrijne ta mposhtin.Autori eshte nje protestant qe kerkon medoemos te ktheje kishen katolike ashtu sic jane rrymat protestante qe pavaresisht se jane te krishtera kane zhdukur normat baze te jetes sepse qe te jeshe nje katolik i mire nuk eshte e lehte sepse kisha katolike nuk e lejon abortin,divorcin,homoseksualizmin e idiotsira te tjera prandaj ne kishat protestante mund te besh cfare te duash dhe prandaj prej ketyre maskarenjve ka ardhur bota sot gjoja demokratike ne ate pike ku njeriu mund te beje cfare te doje ku normat dhe virtytet nuk kane vlere por te kthehen ne kafshe ku femijet sot rriten pa nene dhe baba edhe pse jane gjalle por te divorcuar ose me prind te te njejtes gjini.
    Ja kete kerkon autori qe edhe katoliket te behen te tille duke na sugjeruar se edhe paret e fese tuaj te tille kane qene.
    Dy fjale per islamiket qe marrin zemer dhe thone shyqyr qe kemi nje rast per tju kundervene ketyre katolikeve.
    Ne vendet e lindjes ku sot sundon feja islamike keto vende dikur kane qene ajka e qyteterimit boteror dhe me hyrjen e fese islame atje sot jane kthyer ne primitivizem.
    Biblioteka e Aleksandrise ne Egjypt ishte biblioteka me e famshme ne bote me libra historike dhe shkencore dhe u dogj nga pushtuesit turq vetem qe te ekzistoje kurani dhe normat e tij.
    Nuk po merrem me profetin tuaj,mjafton vetem kaq sa per te mos u entuziazmuar me idiotsira.

    1. mirel says:

      Bere nje fjalim shume te gjate dhe nuk the asgje te sakte.
      Vetem revolte dhe irritim.
      Me vjen keq per besimin e verber qe ke, po pa mundur te lexoj gjthe cka the me siper, se ishte vertet shume gjate, e mora vesh qe po vuan nga faktet e hidhura te historise papore.
      Dhe do thosha qe kjo qe shkruajte eshte idiotesi e vertete.
      Pa u entuziazmuar kuptohet, ne irritim e siper.

    2. Mal Dushku says:

      Z.luis,eshte e natyrshme dhe fisnike te mbrosh tuajen,por pa lajthitur dhe rreshqitur ne te huajen te cilen as nuk e njef dhe as nuk ke deshire qe ta njohesh.Biblioteka e Aleksandrise ishte qendra me e madhe e librit dhe diturise njerezore ne boten e vjeter dhe siq eshte e ditur eshte djegur disa here dhe romaket e kane shkaterruar dhe nese deshiron t’a dish e kane ringritur arabet e Abasideve te cilet e moren kete qytet ateher kur Bagdadi si kryeqender e kohes kishte me qindra biblioteka dhe me dhjetramijera ekzemplare librash te çmuara.Ne ate kohe,shek.VII dhe VIII,turqit as qe ishin prezent,ndersa arabet ishin ata qe sundonin ne veri te Afrikes ,pra ne Egjipt dhe gjetiu.

    3. kolonjari says:

      Z Luis qe ne fillim dua te sqaroj se jam ateist ne kuptimin fetar (fete jane ndarie njerezore per perfitime materiale, ne kohen moderne jane parti) Zot ka po jo fe.Desha te te pyes cfare i duhen zotit ato kisha madheshtore me super lluks brenda kur njerezit neper bote vdesin nga uria Cfare i duhen zotit arshiva mijevjecare te kycura kur maredheniet zot njeri jane vetem shpirterore, kujt i sherben fshetesia e ketyre dokumentave Nje proverb thote , ku ka fshehtesi ka pabesi,Je aq besimtar fanatik e i pa ditur sa akuzon turqit per krimin me monstruoz qe ka pare bota djegien e biblotekes ALEKSANDRIS (pasuris me te madhe boterore).Bibloteken e dogjen romaket, Jul Qezari, gjate luftes civile

  9. Atila says:

    Me duket e pavend qe te behen pergjithsime me disa raste e ti vihet damka e fajit gjithe klerikeve.Dihet qe edhe papet jane njerez me dobesite e tyre po ky rasti i Borxhave ka qene ekstrem pasi ka keqperdorur pushtetin Papal per veset e tij me te ulta gje qe mund te ndodh me c’do pushtetar te papergjegjshem. Nese nje president ose kryeminister ka qene legen kjo s’do thote qe gjithe njerezit jane te tille.Nuk rrezohet krishterimi per faj te disa papeve ose prifterinjeve. Nuk shembet mali se rokullisen poshte ca gure.

  10. XIXA says:

    Entuziazmi akoma ekziston dhe do te ekzistoje tek Islamistet. me vije mire qe je i pari qe ke cekur per lindjen e mesme, ku sot sundon feja Islame dikur ka qene ajka e qyteterimit boterore,(une do shtoja shkences) se ata qenkan kthyer ne primitivizem. Po e vertete eshte; por,pasi qe ti mbajke mend para 2000vjeteve cka i tha Jezu krishti Pjetrit,si nuk e mbajke mend pas ardhjes se Islamit keta toka te bekuara a paten valle nje dite pushim pa luftera? Zoteri i nderuare:nuk kemi aspak inate apo meri per fene katolike, por e verteta eshte shume e hidhur,behet fjale per nje institucion te tere, e jo per individe qe i ke ne cdo skaj apo ndoshta edhe ne familje.Keta fakte qe ne lexojme jane shume brengosese,sepse eshte manipuluare me njerez te thjeshte dhe te devotshem.

  11. Anti injoranca says:

    PO ti mor bir perpara se te shkruash informohu,sepse biblioteken e aleksandrise nuk e kane djegur turqit por Romaket dhe me sa di une 2- ose 3 here deri ne shkaterrimin total te saj…

  12. I larguari says:

    Keto shkrime ndaj Papeve qofshin te verteta o jo nuk me zmbrapsin te ngre duart e mia drejte Atit tim e te kerkoje Driten qe vjen epa thyer nga askush por drejte e tek shpirti im epaster dhe e gjalle.Mateu 23:7 Kush nga ju do te kerkoje te vihet i pari nder ju do te jete i fundit ne fronin e Atit tim e kush nga ju do te qendroje ne fund per ti sherbyer te tjerve do te jete i pari ne fronin e Atit tim

  13. AKADEMIKU says:

    AH TE MJERET NDJEKES TE KETYRE KRIMINELEVE NE VATIKAN QE FSHEHEN NEN PETKUN E PRIFTIT. Duket qe nga I pari tek I fundit jane sistem satanik per te mbajtur njerezimin ne erresire dhe per te penguar perhapjen e fjales se ZOTIT qe iu erdhen me rradhe profeteve! DHE IMAGJINONI QE KJO ESHTE VETEM MAJA E MAJES SE AJSBERGUT! E tmerrshme!

  14. Spice Boy says:

    Fantazi e shfrenuar, nje lloj Daun Brauni, nuk duhet te harrojme se autori eshte nje protestant i betuar qe asnjehere se ka pranuar pushtetin e romes…Nuk mendoj se vatikani nuk mbart mekate ne vetvete, por nje njollosje e tille…….Gjithsesi besimi jone mbeshtetet tek Jezu Krishti dhe Bibla dhe jo tek veprimtaria e njerit apo tjetrit klerik…

  15. Dardan says:

    Nuk cuditem nga injoranca e mjaft lexuesve kur flasin per miresine e Kishes dhe bibliotekat e Aleksandrise. Disa lexues nuk e njohin fare veprimtarine e klerit dhe lavderojne bile edhe ato gjera qe papet kane kerkuar falje.
    Kush e dogji biblioteken e Aleksandrise more kopan i kalbur? Njeh histori ti apo flet sikur nxjerr gazra, ptu injorant se po na ben te mos lexojme se i kthyet blogjet ne gropa septike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje