INTERVISTA/ Irida Peci: Florija shkonte vetëm në seancat e terapisë

18 Shkurt 2013, 23:21Sociale TEMA

Motra e Florijes rrëfen se ishin mbi 10 persona që kujdeseshin për 23- vjeçaren në klinikën e rehabilitimit

Bisedoi: Lindita Çela

 

Iridës i është sosur durimi. Më shumë se sa shqetësimi nga telefonat e shumta, duket se i rëndon në shpirt fakti që nuk ka mundur të ruajë të motrën, Florijen. Udhëtoi drejt Austrisë për t’u kujdesur për të, por nuk ka mundur ta shpëtojë nga një tjetër gjëmë, që me sa duket është më e rëndë sa vdekja për familjen Peci. Shtatzënia në rrethana ende të panjohura ku nuk përjashtohet mundësia e një abuzimi seksual. Iridia në një intervistë për gazetën TemA rrëfen se nuk i ka ndarë në asnjë sekondë sytë nga e motra. Me të ka fjetur, me të ka shëtitur, e bashkë më të ka kryer edhe vizitat tek miqtë kosovarë që kanë treguar bujarinë e tyre duke iu gjendur pranë dy vajzave. Por ndërsa mohon çdo mundësi abuzimi tek “miqtë” e tyre, Irida ngre supet kur bëhet fjalë për seancat e terapisë së zhvilluara në klinikën e rehabilitimi. Të vetmet momente që ajo nuk ka shoqëruar të motrën kanë qenë pikërisht këto….

Znj. Irida, a mund të më thoni si është gjendja shëndetësore e  Florijes?

Ajo vazhdon të jetë rëndë, më së shumti mendore se sa shëndetësore. Vazhdon të jetë në reanimacion, këtu në maternitet, dhe përveç mjekëve për të po kujdesen edhe psikolog. Nuk di ç’të them.

Po Florija vazhdon të mos kujtojë asgjë se çfarë ka ndodhur me të?

Jo. Jo vetëm për mua, por dhe për ekipin e hetuesve që kanë ardhur për të, ajo nuk tregon asgjë. Nuk mban mend asgjë. Flet me fraza të shkëputura por pa thënë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të.

Por as gjatë tre javëve, para se ju të denonconit ngjarjen, Florija nuk ka mundur të thotë asgjë?

Jo. Asgjë. Që kur doli nga koma, Florija kishte probleme me memorien, por unë shpresoja se do të përmirësohej. Tani është edhe me keq.

Znj. Irida, ju keni shoqëruar motrën tuaj në çdo moment, madje dhe në kohën ku dyshohet që ndaj Florijes të jetë abuzuar seksualisht. A keni konstatuar ju ndonjë veprim të dyshimtë tek ndonjë person?

Jo. Në asnjë moment. I gjithë personeli që kujdesej për Florijen sillej shumë mirë. As Florija, gjatë qëndrimit në klinikë, nuk më ka treguar asgjë që unë të dyshoja. Megjithatë dhe unë nuk jam treguar shumë e vëmendshme sepse nuk besoja kurrsesi se një gjë e tillë do të ndodhte në një spital kaq të njohur.

Ju e keni shoqëruar Florijen në çdo moment?

Po. Ne flinim bashkë, shëtisnim bashkë, dhe vizitat tek miqtë tanë kosovarë i kemi kryer bashkë. Gjatë kësaj kohe nuk ka ndodhur asgjë.

Ju e shoqëronit Florijen edhe gjatë seancave të fizioterapisë?

Jo. Nuk më linin, me thoshin se kështu është rregullorja.

Por sa zgjasnin këto seanca?

Varej. Ndonjëherë 30-të minuta, por mund të shkonin dhe më shumë se një orë.

Po ishte i njëjti person që kujdesej për Florijen?

Jo. Ishin të ndryshëm, por gjithmonë tregoheshin të sjellshëm.

Sa persona kujdeseshin për të?

Ishin shumë. Mund të them mbi 10 persona.

Keni konstatuar ju tek ndonjëri prej tyre ndonjë sjellje të dyshimtë?

Jo. Jua thashë silleshin mirë me ne. Por për mua janë të gjithë të dyshuar sepse mbi Florijen është abuzuar pikërisht në klinikën e rehabilitimit. Nuk do ç’të them. Shpresoj që prokuroria të zbardhë se kush ka abuzuar mbi të, dhe pse dyshimet e mia janë mbi këtë klinikë. Presim përfundimin e hetimeve. Analizat e ADN-së do të nxjerrin të vërtetën se kush ka abuzuar mbi motrën time ndaj dhe ne po presim hetimet.

20 komente në “INTERVISTA/ Irida Peci: Florija shkonte vetëm në seancat e terapisë”

  1. N. Shabani says:

    E po atje do te dalin e verteta sado te mundohen autoritetet Austriake kjo gje eshte shume e rende dhe nuk mund te mbulohet.Une do ta keshilloja familjen e Florijes te mos heshtin dhe te ushtrojne presion mbi qeverine shqiptare qe kjo e vertete te zbardhet se ka shume mundesi qe per ti mos i ulur reputacionin spitalit ku u kurua ta mbyllin ceshtjen. Ne asnje menyre te mos mbyllet ceshtja por te zbardhet e verteta.

    1. Alb-Germani says:

      austriaket do te perdorin 1000 menyra per me ju shmang hetimeve dhe pergjegjsise,sepse demet qe mund ti shkaktohen kesaj klinike jan te pallogaritshme,
      Duhet treguar kujdes per shendetin e vajzes se mjere,sepse mafja me bluza te bardha do te bejne te pamundur me manipulu ADN dhe me ndryshu faktet.

      1. dritani says:

        Ja dhe dy debile qe jane te bindur se nuk ka asnje ndryshim mes Shqiperise dhe Austrise apo Gjermanise.

        Ti “Alb-Germani” se duket qe ke pare bote:
        nese parkon makinen ne Gjermani dhe prek makinen e tjetrit ta mban bytha te ikesh?

        Me siguri ju duken ekspertet austriake si ai doktori i 21 janarit qe tha pas 15 min se “jane vrasje nga afer” apo si ky eksperti i “ashkles se drurit”.

        1. Alb-Germani says:

          Ore Dritan kapedani,
          Gjermania dhe Anglia nuk krahasohen me Shqiperin por mos harro se dhe ketu po na e shesin mishin e kalit per mish viçi.
          Mjeket dhe Klinika Austriake duhet te mbrojne imazhin e tyre dhe kete do ta bejne me çdo mjet dhe menyre.
          Korrupsioni dhe manipulimet e fakteve jan vepra te njerzve dhe nuk njohin kombsi dhe nacionalitet.
          E pa si u prononcua Prokurori austriake,akoma pa filluar kerkimet,kjo gje mund te mos ket ndodhur gjate kohe se qendrimit ne Kliniken austriake.
          Un kam thene se kryesorja eshte shendeti i vajzes dhe i femijes sepse per te mbuluar gjurmet mafja me bluza te bardh shqiptaro-austriake ne bashkpunim,mund ti bejen ndoje gjeme Florijes se shkrete.

          1. preshevali says:

            -Mirpo nuk e fshehin se kan shit mish kali dhe denimet sigurisht se do të jepen konform ligjit, ndërsa paramendo rastin Gërdeci.
            -Sa për imazh e ke plotësisht gabim ( Voll daneben ),imazhi i klinikave austriake nuk prishet aspak nga ndonjë veprim i ndonjë të punësuari me personalitet të dyfisht, përkundrazi ata do të jenë edhe më të interesuar të zbulojn personin në fjalë, nëse ekziston.
            -Prononcimi i prokurorit austriake mua më duket ma se normal dhe pa të keq, dhe se ashtë e mundur edhe ajo që thot prokurori, dhe për deri sa rasti nuk zbardhet, pista e e hetimeve duhet të shtrihet tek të gjithë personat të cilët kan mund të përfshihen në këtë vepër, e bile bile edhe vëllai pse jo.
            -Sa për bluzat austriake, dyshimin e ke të gabuar, sepse prokuroria ashtë ajo që kryen hetimet dhe nëse jeton vërtet në Gjermani duhesh ta dish profesionalitetin e tyre dhe nëse qeveria gjermane nuk mund t’i ndihmoj ministrat e vetë si : Schavan dhe zu Guttenberg dhe ku duhet të japin dorheqje për diçka që tek ne as nuk do të përmendej.
            -Dhe sa për vajzën në fjalë, vërtet ashtë për të ardhur keq dhe se ashtë e vërtet se me të një herë ashtë abuzuar seksualisht, dhe tash po abuzohet me personin e saj, në radh të parë nga familjarët e saj që kan bërë rastin publik dhe shihet qartë se kanë vetëm një qëllim: përfitim material nga viktima, siç thuhet në popull; vrasje për së vdekuri.

    2. N.V. says:

      Nadja,
      Eshte e veshtire te thuash ose te pranosh se eshte perdhunuar!
      Une lexova sot ne nje te perditshme prestigjoze austriake, deklarimin e shefit te Qendres se Terapise, ku pohonte se Florija nuk ka qene ne gjendje kome, gjate Terapis. Perkundrazi, siç shprehej mjeku, ka marre pjese aktivisht ne Terapi, ka qene aktive.
      Te dhena te tjera, nuk jap thosh, se nuk donte te prek hetimin.
      Une jetoj ketu ne Austri prej 23 vjetsh. Si kudo, ndodhin abuzime, por po te kapesh nje femer pa dashjen e saj dhe sidomos nje te semure, në se ajo te ankohet, te fusin ne burg, pa deshmitar, deri sa te sqarohet e verteta.
      E kam te veshtire te mendoj se mund te jete perdhunuar. Por vajza, tani gjendet para nje fakti dhe nuk ka menduar se do shkonin punet kaq ashper, ndaj ka frike te thote te verteten, sidomos ne nje ambient konservator siç eshte fshati saj dhe pergjithsisht Shqiperia.
      Ne i shohim qe nje pjese e mire e studenteve tona ketu, hapen si vaj ne lakra….
      Nuk ma merr mendja se Abuzuesi te kete vepruar pa deshiren e kesaj fatkeqeje qe ka rene viktime.
      Por ne çdo rast, ai mashkull qe ka abuzuar me ose pa dashjen e Florijes, do sqarohet.
      Fatmirsisht jetojme ne Shekullin e ADN-se….
      Nga pakujdesia ose nga pamaturia, te afermit e Florijes duhet ti ishin shmangur Medies dhe te kerkonin hetime zyrtarisht, pa zhurme…
      Nga ana tjeter, ne kete gjendje qe eshte Viktima, mbajtja e shtatzanise, do te ishte zgjidhja me e mire, sepse abuzuesi do te detyrohet te fuse thelle duart ne xhep…. Dhe do paguaje gjithe jeten.
      Mjaft më me sedra turpi, por ngjarja duhet pare me gjakftohtesi dhe fajtori , por jo vetem fajtori por edhe Spitali ne se gjendet fajtor,detyrohet nga ligji per koseguencat…

      1. N Shabani says:

        N.V te kuptoj plotesisht por po te shikojme situaten ne te cilen ndodhet Florija dhe semundjen e saj une them qe ai person qe ka kryer marredhenie me te kushdo qofte ka abuzuar sepse ajo ishte vulnerable. Kjo gje eshte me e keqe n.q.s ka ndodhur me personelin se quhet abuzim me vendin e punes. Megjithate shpesojme te sqarohet.

  2. tourkofagos says:

    10 persona,por me keqja eshte se padyshim ishin te gjithe korrake….!!
    eh c’te besh,jane te beses……pune korrakesh!

    1. Vebby says:

      Ça thua oj specie e veçantë! Nxiton e kritikon pa lexuar fare. Grek m.ti.
      Mbi 10-te sshte numri i personave ku zonjusha ka ber terapite,dhe ne austri jane katolik oj sh’çënie e shpiftë.

  3. kelmendasi says:

    Nje klinike Fizoterapije e madhe si kjo qe tregohet nuk i kryen fizoterapite ne dhoma te mbyllura por te hapura se nuk ka nevoje per te qene nudo apo me kostum banjo.Nuk kryhet nga nje person cdo dite per te ndryshem sipas turneve.Une kam pase rast te shofe klinika te medha dhe te vogla por kurr nuk jane te mbyllura hermetikisht.Kjo eshte nje tragjedi per kete fatkeqe e familjen.Por kam shume frike se do te dalin probleme qe nuk kane te bejne me kliniken.Nuk perjashtoj mundesine se edhe ne klinike te kete ndodhur por ndofta shume e veshtire edhe te ndodhe.Mos o zot te jete ndryshe se po qe se mjeket e fizoterapise e kane bere ajo do zbulohet por me dhimset kjo vajze qe fatkesija nuk i ndahet.Ndihmoje o zot sot o kurre

  4. miu says:

    Pse paragjykoni kot. Prisni. E verteta do dale mbas analizave te adn-se. Sa do e rende te jete per nje qender spitalore ne austri, ligji nuk eshte si ne shqiperi….! E keni gabim qe hidhni dyshime dhe krahasoni doktorin e shqiperise me doktoret ne Viene!

  5. dritani says:

    Me falni ky tipi ne foto qe duket si PIMP kush eshte?

  6. lab I keq says:

    une be vast qe ky perdhunim ka ndodhur ketu ne Albanistan edhe Jo ne Austri . iTunes do jemi e do e shohim .

  7. ervis roma says:

    Kam nje far dydhimi te dy miqte kosovar . Kush jan ato ……….

    1. elona says:

      une kam bindjen qe “miqte ksovare” kane abuzuar me te.

  8. mentor says:

    Kam tentuar prej ditesh te kontaktoj me dy organe shtypi austriake,por nuk treguan interes per rastin ne fjale,ne nje kohe qe na çane trapin me lajme te tipit qe “nje i huaj i armatosur me pistolete uji tentoi te grabiste nje kioske cigaresh”. Pra nje autocensure e ndergjegjshme ne ruajtje te prestigjit austriak,aq me teper kur behet fjale per nje vajze ballkanike,jo gjermanofolese…. E kam fjalen qe po dyshoj gjithnje e me teper qe faji eshte brenda klinikes se rehabilitimit,sidomos te ndonje masazhator qe do jete marre me vajzen.

  9. TOMS says:

    Nuk e kuptoj, o njerez! Eshte shume shume e lehte per nje grup te ndershem ekspertesh te zbulojne se si ka ndodhur ngjarja. Zhurma qe behet eshte per ta paraqitur si te veshtire dhe te krijojne nje alibi per neser pse nuk u gjet fajtori. Me vjen shume keq per vajzen e abuzuar, por dhe kam nje urrejtje qe nuk di si ta shpreh per ate pervers qe ka bere kete krim.

  10. ervis roma says:

    Nuk e di por idea Nuk me hiqet nga miqte kosovar

  11. vala says:

    Une mendoj se vajza e di se kush e ke kryer veprimin por nuk ka guxim ta thote. Nga sa thuhet,ne ate kohe ajo ka qene ne gjendje te mire shendetesore sepse pas pak ditesh doli nga spitali. Para nje muaji ne janar kur ende nuk ishte bere publik ky lajm, ajo eshte intervistuar nga nje gazete dhe nuk shfaqte shenja amnezie(humbje kujtese) apo dicka te tille.Nuk mund te them nese eshte abuzuar apo e ka bere me deshiren e saj (kjo e fundit ka pak mundesi te kete ndodhur) por kam bindjen qe ajo e di te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje