TemA TV/ Rama: Ekonomia shqiptare e rrënuar, duhet ndërhyrje emergjente (VIDEO)

19 Shkurt 2013, 15:03Sociale TEMA

Kryetari i PS-së, Edi Rama, i ka cilësuar si të manipuluara të dhënat e qeverisë për rritjen ekonomike.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama theksoi se ekonomia shqiptare është rrënuar dhe ka nevojë për ndërhyrje emergjente.

Rama ka ripërsëritur sërish se duhet t`i hiqet taksat biznesit të vogël, për të bërë të mundur edhe ndalimin e rrënimit.

“Fakti është që të hyrat tatimore, sot janë më të ulëta se sa ato të vitit 2011. Por analiza më e hollësishme e këtyre të hyrave sipas taksave të ndryshme na jep mundësinë që të vlerësojmë çfarë ka ndodhur në të vërtetë me të ardhurat në këtë vend dhe cila është gjendja e ekonomisë reale. Këtë analizë vendosëm ta bëjmë duke u bazuar tek të hyrat nga taksat direkte, të hyrat nga tatim fitimi i korporatave, nga tatimi mbi të ardhurat personale të individëve dhe nga taksa e biznesit të vogël. Është e udhës që të mbajmë parasysh se jemi në kushtet që gjatë vitit 2012 nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në regjimin tatimor përkatës. Ashtu si kundër jemi në kushtet kur mund të bëjmë një analizë krahasuese nga viti kur ka hyrë në fuqi taksa e sheshtë dhe deri në vitin 2012 kur disponojmë të dhënat fiskale të qeverisë. Kjo na mundëson që të shikojmë se çfarë ka ndodhur realisht me korporatat, me të ardhurat personale dhe me të ardhurat nga biznesi i vogël,” tha Rama.

“Praktikisht, sot biznesi i vogël është në gjendje kolapsi. Ka dhe dy shifra shumë domethënëse, që janë dy shifra që flasin më shumë se çdo fjalim që mund të bëjmë për gjendjen ekonomike dhe për trendin e rritjes sipas qeverisë dhe të rënies sipas nesh. Kthehemi edhe njëherë tek korporatat. Kjo rënie e përkthyer në fitim dhe llogari e fitimit të korporatave tregon se në vitin 2012 korporatat, pra të gjitha kompanitë e biznesit të madh kanë fituar 280 milionë dollarë më pak, në raport me vitin 2011. Kthehemi tek biznesi i vogël, xhiroja e biznesit të vogël në vitin 2012 në raport me vitin 2011 është pakësuar, pra ka rënë me 285 milionë dollarë. Edhe rënia e fitimit të korporatave me 280 milionë edhe rënia e xhiros së biznesit të vogël me 285 milionë përbëjnë së bashku një shumë që peshon si një vlerë e munguar në arkën e shtetit nga tatim fitimi.

Në këtë situatë është e kot të diskutojmë nëse jemi apo s’jemi në  një periudhë rënieje, madje rrënimi të vazhdueshëm të ekonomisë reale. Koncepti i krizës dhe koncepti i recesionit si koncepte që përdoren sot në botën e zhvilluar, janë shumë relative për ekonominë shqiptare. Kjo është më shumë sesa një krizë ciklike, ky është më shumë sesa një recesion që vjen si pasojë e një krize ciklike. Kjo është pasqyra e shterimit të një modeli ekonomik zhvillimi, që sigurisht, përkon edhe me dallgët e një krize ekonomike që është më e gjerë sesa territori i Shqipërisë. Në këto kushte unë dëshiroj që të përsëris se minimalisht është e domosdoshme që të ndërmerret ai hap që ne kemi kaq kohë që e themi, t’i hiqet taksa biznesit të vogël, sepse çdo muaj që kalon përkon me një rrënim që për shumë biznese të vogla, që janë praktikisht mjedise familjare vetëpunësimi, të jetë një rrënim i pakthyeshëm,” vijoi Rama.

35 komente në “TemA TV/ Rama: Ekonomia shqiptare e rrënuar, duhet ndërhyrje emergjente (VIDEO)”

  1. elinor says:

    Prit edhe disa muaj sa te rrenohet edhe me keq se eshte dhe pastaj e rregullon ti. Oh, po, harrova……kush te lejon ty te fitosh zgjedhjet njehere?

    1. kinezi says:

      Kte do ta lejoje populli me vote qe te fitoje zgjedhjet parlamentare 2013-te, te gjithe do te votojme edi ramen per nje RILINDJE SHQIPTARE

      1. fermeri says:

        esht e vertet ajo qe thot rama duhet reformim total te politikes fiskale sepse taksa e references per mallrat qe ne eksportojme per te cilen zoti kryeminister ben sikur sdinte gje qe ekziston te ne fermeret dhe na ka prere krahet

    2. eri says:

      hahahahhahah shif ca thot ky,kush t4e lejon ty???!!!! po skan ca bojn mo sali berisha me zarat e vet jo,te vjedhi sa te doje po nuk do mundni, eshte koha per RILINDJE tani

    3. gerti says:

      Reforme dhe vetem reforme nuk ka ruge tjeter!

    4. argita says:

      Qe cdo gje ne kete vend ka marre fund kjo dihet,opoziten e presin mjaft sfida!

    5. shkodran says:

      I nderuar zotri,jam nje ish tregtar nga shkodra,momentalisht i papune fale ” politikes liberale “te qeverise. Duke par rastesisht komentin tuaj desha t’nderhyj per tju than qe qeveria nepermjet politikave te saja te taksimit,gjobave dhe referencave doganore ka falimentuar bizneset e mesme duke favorizuar monopolet; Shpresoj qe mandati i berishes te jet i fundit, vertete te jete i fundit sepse na ka lan pa pun pa biznes pa lek pa asgja.

      1. elinor says:

        I nderuar shkodran; Shkodra po ban mire qe ma ne fund po i del gjumi.
        Ne asnje moment une nuk jam ne krah te qeverise por e kam humbe perfundimisht besimin se ky kallami i gjate eshte i afte apo i gatshem ta largoje kete qeveri.
        Nga perkrahes i zjarrte i tij, kam kaluar ne kritik te rrepte te tij si pasoje e zhgenjimit te madh qe ndjej.
        Megjithate, do t’i inkurajoja njerezit qe te votojne PS, FRD, AKZ e ndonje tjeter, por kurre te votojne saliun, Meten e ndonje tjeter qe eshte ne koalicion me keta te dy.

        1. homeri says:

          —–ju LINOR qenke interesan si karakter —i zemruar me te gjithe–,sic duket dhe me rrobat e tua
          —po cdreqin ke me EDI RAMEN , ai as ka vrar ,as ka vjedhur ,perkundrazi ka punuar si asnje tjeter per trasformimin e Tiranes . Ka NJE ENEDERR DHE SHPRESE TE NDRYSHOI SHQIPERINE . perse nuk behesh edhe ti pjese e ketij ndryshimi ,do ndihesh mire

    6. sqepari says:

      Ka marre fund gjithcka,nuk na mbetet gje tjeter vecse te largojme menjehere sistemin e kalbezuar te Saliut!E pas rrezimit te sistemit te kalbezuar te fillojme progresimin!

  2. Ramy says:

    Pse populli duhet t’i besoje Edi Rambushit per perrallat qe po na tregon? Nje njeri i korruptuar deri ne palce del per te na bere rilindasin??? sikur nuk shkon. Une mendoje se populli kesaj radhe duhet t’i ndeshkoje Saliun, Edin, Ilir koke kafshen, Bamirin, etj te gjithe keta qe kan qen ne pushtet ,pra populli duhet ti japi nje shance Kreshnik Spahiut, ta provojem edhe kete tipin njeher

    1. kinezi says:

      Duhet ti besoje sepse eshte e vetmja parti qe shkon nje zgjedhje me nje program te detajuar dhe te qarte. Partia Socialiste eshte e vetmja shprese per nje RILINDJE SHQIPTARE! Kreshniku deri dje ishte bashkpuntor i Saliu dhe tani i del kunder per te marre ndonje vote, AK ben politike me flamur dhe politike nuk behet mne flamur!

    2. Alb says:

      Keshtu nuk flite çuna. Me u marr me shpifje nuk mend te behemi shoqeri e drejte as per 500 vjet. Ne perpara kemi nje njeri qe shpjegon e shpjegon mbi te gjitha aspektet e ekonomise, ndersa ne nuk kemi nerva as ta degjojme dhe shpifjen e leshojme kollaj fare. Une jam shume dakord me nje pjese te madhe te gjerave qe stafi i Programit te PS i ka perfshire ne program, mund te duket i veshtire, po sigurisht nese pas 2013 Edi Rama Kryeminister do te kete nje opozite konstruktive e qytetare ky program te pranohet nga te dyja palet.KESHTU QE REALIZIMI I TIJ DO TE REALIZOHET SA DO KOHE TE KERKOJ.

      1. AHA says:

        Ke shume te drejte ,politika “te gjithe politikanet jane njelloj”po ben efekt ne pjesen e paditur te popullit ,nuk kane as me te voglen deshire e predispozicion te thellohen ne programin e PS qe eshte nje program i studjuar mire por parapelqejne ata qe ulerijne e kopjojne keq e ne minuten e fundit kete program!megjithate edhe ky program ka nevoje per nje paraqitje me popullore e te thjeshtesuar e mbi te ghitha aleancen e Kreshnik Sahiut e te AK qe te perfshije edhe ate pjese te popullsise qe ve ne rradhe te pare interesat kombetare!Eshte koha qe edhe Kreshniku te pozicionohet sic po e ben perdite !

        1. truni i vogel ben cudira says:

          @ AHA ca thuaj mor aha krshnik spahiu?? un personalisht jam shum nacionalist jam i cmendur per shqiperin po te kishte dal kreshnik spahiu dhe te me jept nje program te qart se ca do bente per shqiptaret dhe jo te bente rolin a dallaveregjiut qa ka ber x e y person do ja kisha dhen voten, por kreshnik spahiu nuk esht i afte te menagjoj ket varferi te shqiperis keshtu qe voten time ja jap EDI RAMES E ME GJITH QEF, plus qe e ka tregu nacionalizmin ai kur cdo deputet i PS bertisnin si te cmendur mos me shit detin e shqiperis:) edi rama nacioanlist + i afte per te qeverisur vendin = edi rama kryeminister i shqiperis :))

          1. AHA says:

            Nuk po kundershtoj zotni me kete emer te gjate …mendoj qe nje aleance me kete part te re nuk i prish pune PS ,perkundrazi !Nuk ta permenda nickname se mos beja ndonje gabim aq i gjate qe eshte ,timi eshte shume i thjeshte ,kot i shton gje…!

    3. lini says:

      Mor pler o kreshniku jot eshte thjesht nje qime bythe e saliut a e kupton.nga ai ka dal,biles nje njeri me i ulet se ai nuk mund te ket,nje funderin qe perdor nacionalizmat per vota.

    4. saliu says:

      E majta shqiptare rruga jone e shpetimit!Ajo mbetet shpresa e vetme per te dale nga kolapsi ku jemi futur!

    5. Ina says:

      ramyyyyyyyyyyy kam nje pytje per ty te lutem me kthe pergjigje, nese edi rama esht kaq i korruptuar, berisha ka gjitha institucionet ne dor dhe te gjith shqiperia e di se sa e “do” sala ramen. TE LUTEM ME THUAJ PERDERISA ESHT KAQ I KORRUPTAR RAMA SKA ASNJE IMUNITET MUND TE KONTROLLEHET NE CDO MOMENT PSE SALA NUK E KA FUTUR NE BURG?????

  3. Intelektuali Socialist says:

    Humbjen ne xhep edhe kete rradhe-si heret e tjera-,prap do thuash mi vodhi dhe na e hodhi por une nuk jap dorheqje,ore gomar,shumica e socialisteve nuk te don por u ke ngel si dopjo gjashta dhe po presin me padurin humbjen e 2013-tes qe ti te ikesh per lesh.E ke kuptuar se me politiken tende ke ndihmuar Sali Berishen(une dyshoj se ti je kollona e peste ne gjirin e te Majtes)sepse per pasuri ti nuk ke nevoj ke qene kryeminister ,president,zot ,per 12-te vjet ne Tiran.Per sa kohe qe ti te drejtosh PS-n nuk ka pushtet.

    1. kinezi says:

      Ore demokrat gomar se nuk jeni gje tjeter, Si shkuan votat e dine te gjithe dhe nuk eshte nevoja qe ta perserisim prape! Shembullin e fundit e kemi pare ne Tirane ne 2011-ten(do te jete i fundit) ku Lulka me Saliun dy kriminela qe kane dhene uerdherin te vrasin 4 qytetar te pafajshem! Shqiptaret do ti ndeshkojne keto qelbesira me 23 qershor. Ty je nje demkrat i qelbur se perdor kete emer.

      NE KRENOHEMI TE GJITHE ME EDI RAMEN DHE MBAS 23 QERSHORIT DO TE JETE KRYEMINISTER ME VOTEN E POPULLIT. FITORJA DO TE JETE HISTORIKE

    2. dori says:

      @ INTELEKTUALI SOCIALISTSA URRJTJE KENI NDAJ RAMES ME SHUM ME DUKET SIKUR FLET SALA SE SA NJE INTELEKTUAL SOCIALIST, E MIR ATEHER ME THUAJ PSE SOCILAISTET FITUAN NDJESHEM NE 2011 NE ZGJEDHJET LOKALE? SEPSE NUK E DUAN RAMEN HAHAHHA; E LEJM DASHURIT POR TE JEMI REALIST EDI RAMA ESHT ZERI I RILINDJES PER KET VEND SI PER SOCIALIST SI PER DEMOKRAT, CDO GJE NE PROGRAMIN E TIJ ESHT RILINDJA I CDO SHQIPTAREI, REFORMIM TE POLITIKAVE FISKALE, TE SHENDETETI, REFORMIN TE ARSIMIT, KESHTU TERHIQEN FIRMAT E HUAJ ZOTERI I DASHUR VETEM KESHTU MUNDTE VIN NUK VIN ME ILIR METEN QE KERKON 700 MIJE EURO DHE QE KA ZAPUAR GJIRIN E LALZIT MOS FALS PER SALEN SE AI DIHET…, VETEM PER NJE FIGUR TE PASTER KAN NEVOJ SHQIPTARET DHE PER KET ESHT EDI RAMAAAAA ?

  4. dino says:

    EDI RAMA E VETMJA SHPRESE PER TE RILINDUR SHQIPERINE! ME 23 QERSHOR TE GJITHE DUHET TA VOTOJME!!!

  5. cingomma says:

    Po e dime te gjithe ne cfare gjendje te njeruar eshte ekonomia shqiptare, vetem Sakiu krenohet me ekonomine shqiptare dhe jam i sigurt qe ai kur flet per ekonomine shqiptare flet per ekonomine personale! Ekonomia shqiptare ka nevoje per ndryshim, duhet ta ndryshojme, por para duhet te largojme qelbesiren nga pushteti. Edi Rama e vetmja shprese per shqiperine

  6. altafini says:

    po vetem ke Edi Rama ka besim gjithe populli shqiptar sepse eshte e vetmja parti se afron nje te ardhme me te mire, nje jete me te mire!

    EDI RAMA KRYEMINISTER I SHQIPTARVE ?

  7. kameniku says:

    pervec atyre qe jane te punesuar ne administraten shteterore te sali maskarait asnje nuk voton pd merreni vesh 8 vjet ne pushtet ca beri vetem vodhi vrau popullin asgje tjeter .si ka mundesi para fushates te coj pensionet e te heq taksat partia socialiste ka vite qe flet me te madhe per taksen e sheshte sala po e heq tani ca do te bej me kete po kopjon kush ka besim se pas zgjedhjeve do e vendosi prap sala eshte nje super putane
    POPULLI E KA HUMBUR BESIMIN MJAFTE ME ME TRILLIME E GENJESHTRA
    POPULLI ESHTE ZHYTUR NE MJERIM
    JU QE DONI BERISHEN PO DESHET SHKONI ME TE DHE NE BOTEN TJETER
    POPULLI DO I THOT JO BOTES TJETER

  8. BATO says:

    Nuk e leshon sala me maloket e vete,dhe me super milioneret halabak qe ka perkrah sal qeni,te jeni te sigurte se ka per te bere cdo gje qe te jete e mundur mbase do dali dhe si enver hoxha do thot “bar do hajm e nuk do ju perkulemi armikut” kemi per ta pare.na duket e lehte per ta hudhur ket malok por do jete shume e veshtire ka kapur te gjitha pikat ,ka blere popullin ,ka te gjithe maloket e pa shkolle perkrah qe japin dhe jeten ,do ta kemi te veshtire ta rregullojme ket shqiperi te vogel.

  9. nastradini says:

    DERI KUR KESHTU ME BROCKULLA OPOZITARE?

    Eshte e qarte se me largimin e CEZ-it cmimet e energjise elektrike nuk rane sic e prisnin dallkauket dhe debilet. Sepse cmimet e dritave apo te energjise elektrike nuk mund te pakesohen duke mos paguar faturat nga popullata. Ulja vjen nese qeveria fillon me programe ekskluzive dhe detyruese per kursime energjetike duke filluar nga pakesimet e vjedhjeve ne rrjet dhe duke perfunduar tek programet teknike per termoizolimet e detyruara te ndertesave. Ne vendet perreth kane filluar prej kohe me keto programe, ne Shqypni jane nje Fushe e panjohur dhe e pashkelur akoma. Edi Rama megjithese eshte nje djale i mire dhe energjik duhet te kuptoje se Koha e Qepes e Komunizmit ka ikur nga kjo Bote njehere e pergjithmone dhe duhet t’i therrase trunit prej Artisti qe vetem rimekembja e PRODHIMIT real mund te fuse ne shina trenin e permbysur te demokracise shqyptare, qe ka mbi 20 vjet ne gropen e quajtur VEND NUMERO. Edi Rama duhet te heqe dore perfundimisht nga fiks-idea e heqjes se taksave per biznesin e “vogel” se sa te hape e te mbylli syte i gjithe biznesi albanez do te behet “biznes i vogel” dhe do vije momenti qe Koha e Saliut do te na duket si LULE ne krahasim me CUNAMIN fiskal qe pregatisin ekspertet socialiste ne Kohe Krize. Edi Rama duhet te harroje 300 mije vendet e reja te punes dhe te dale si Skenderbeu ne rrethimet historike te Krujes para shqyptare per t’i spjeguar realitetin e hidhur qe po trashegojme nga qeverisja dallkauke dhe hajdute e Saliut me Boden. Edi Rama urgjentisht duhet te therrase e te konsultohet nga ekonomiste te huaj te mirefillte, me shkolle perendimore dhe jo kooperative si Malaj dhe Beqja etj, te cilet e kane budallepsur me tezat e tyre marksiste te Kohes se Qepes dhe e kane futur debatin ne rruge pa krye me taksa dallkauke progresive. Ne nje kohe qe Biznesi Real eshte strukur ne Brimat e Miut dhe nuk ka Zot qe t’i nxjerre andej pa kaluar Kriza. Ne nje vend tjeter ish-komunist, ne Bullgari Ministri i Financave iku kokeposhte me turp vetem sepse leshoi obligacione shteterore per te marre borxh mbi ate qe kishte miratuar Parlamenti i shtrenguar nga financimi emergjent per bujqesine. Ne Shqypni Saliu leshon obligacione dhe Fullani i paguan per paga dhe brima buxheti. ASKUJT nuk i ben pershtypje, as medias diletante dhe as Edi Rames si LIDER i opozites, perkundrazi i meshon ZERIMIT te taksave sikur te kete zbuluar SEZAMIN e Ali Babait per te mbushur buxhetin e shtetit. Deri kur keshtu?

    DERI KUR KESHTU ME BROCKULLA OPOZITARE?

    1. PJETER NOLI says:

      Modelli i takses qe ka marre Edi Rama eshte nje model qe ne gjithe boten vendet demokratik e kane dhe nje nder keto vende eshte SHBA.

      Nuk eshte e drejte se me kete system qe eshte sot te paguaj taks nje qe merr 300 mi lek sa nje qe merr 1 milion lek. Biznesi i vogel po shkon drejte falimintimit dhe duhet hequr taksa sa me shpejt. Une kam vet biznes te vogel dhe taksa po me qon drejt falimentimit, nuk eshte e drejte qe te paguaj une taksa sa nje fabrike cemente qe ka cmime dhe fitime te tjera. Sot me eshte mbushur dyqani me lista!!! Duhetr ndryshim nuk mund te shkojme me perpara

      1. nastradini says:

        AMAN!

        Aman o strenip i Fan Nolit me mallengjime komunistash! Aman se e budallepset Edi Artistin me ZERIME marksiste si askund ne Bote! Ja t’i hoqi Edi Bamiresi taksat dhe tatimet me ZERIMET e tij famoze. A mendon ti more Mik i Biznesit te tezgave dhe dyqaneve qe do te zhduken listat nga mjeranet e papune? Se nastradini mendon qe listat nuk do t’i zhduke ZERIMI i Edi Opozitarit dhe as do te ule cmimet ne treg. Perkundrazi mjerani i papune nuk do te kete mundesi te perfitoje ndihmat sociale, te cilat vijne nga taksat dhe tatimet sepse teoria famoze e Edi Rames eshte qe t’i ZEROJE totalisht ato. Ku do t’i gjeje LEKAT per klientet e tu mjerane e te papune te lisave Edi Rama? A i ke thirrur trunit ndonjehere? Qe te dalim tek biznesi i cimentos. Qe ti e ngre per here te pare me shume te drejte ne dallim nga dallkauket pseudo-ekonomiste socialiste te Kohes se Qepes, te cilet devijojne debatin vetem tek tatimi mbi pagat, nje palo gje per akren e shtetit. Ketu fshihet edhe STRUMBULLARI i ketij debati dhe diskutimi. Tatimi mbi fitimin e firmave ose tatimi i ashtuquajtur korporativ ne Boten e civilizuar. Ketu mund te flitet me ore te tera dhe ketu ja vlen te perqendrohet ky debat thelbesor per sistemin fiskal qe duhet te aplikohet me sukses. Nderkohe qe ne emisionet TV shikojme GJELA te pudrosur qe diskutojne per taksa progresive vetem mbi pagat e administrates, sepse biznesi handikap shqyptar ka kohe qe deklaron paga nen 300 mije LEKA te pjerdhura dhe e shiqon kete takse progresive si ZERIMIN e radhes te Edi Rames. Qe te dalim tek Biznesi i Cimentos. Qe te tatoje shteti duhet te dije me pare sa eshte fitimi. Ti thua qe fiton shume, por nastradini thote qe keto fabrika famoze ne baze te deklaratave tatimore nuk fitojne pothuaj ASGJE. Njesoj eshte situata ne bizneset e tjera, pershembell edhe firma famoze KURUM ka vite qe deklaron fitime minimale. Ka vite bile qe deklarojne humbje ne vend te fitimit. Nuk mbten prapa edhe bizneset e hoteleve qe “fryjne” shpenzimet dhe “shfryjne” artificialisht te ardhurat ne keto kohe te veshtira krize ekonomike boterore. Si te zbulojme atehere fitimet reale te tyre? Qe t’i tatojme me pas me taksen famoze progresive te Edi Rames kur keto biznese nuk deklarojne pothuaj asnje fitim? si t’i nxjerrim Bizneset famoze shqyptare nga brimat e miut per te deklaruar fitimet akoma me famoze te tyre qe t’i tatojme dhe me to te paguajme mjeranet e listave te tua. Kjo eshte ceshtja dhe TUNG se mund te flasim per kete tem gjithe diten. Do Zoti qe Edi Rama t’i fusi marshin indietro teorise se tij fatale te ZERIMIT.

    2. dori says:

      @ nastradini mos be romane ketu se sti lexon njeri, maksimumi lejohen 500 fjal , ke hargju kah kot tu shkrujt gjith ket roman

  10. a says:

    Epopeja e kusarëve në një variant
    të ri

    Pjesa e parë

    Shqipëria ime,
    Shqiponjë e plagosur,
    Vidh e vidh të gjithë,
    E ti s’ke të sosur!

    E ti s’ke të sosur,
    Se je një xhenet,
    S’t’u mbaruan depot,
    Njëzet e dy vjet!

    Të gjithë u vërsulën,
    Me kuç e me maçkë,
    E të gjithë piratët,
    Bënë goxha plaçkë!

    Bënë goxha plaçkë,
    Se u ndiu fati,
    Të doli Saliu,
    Më kryepirati!

    Grabit natë e ditë,
    Skota e ‘Doktorit’,
    Po nuk mbaron kurrë,
    “Plaçkë” e diktatorit!

    Atë që mbas vdekjes,
    Keq e masakruan,
    E baltosën keq,
    Po depot ia duan!

    Ky që sot na shitet,
    Bash i trimëris’,
    Shishka me urinë,
    Çonte në Paris!

    Ky që po na shitet,
    Si një burrë i nderit,
    Çonte në Paris,
    Shurrën e Enverit!

    Ky që po na hiqet,
    Zjarr si vetëtima,
    Si një lëng magjik,
    I dukej urina!

    Ky që për Enverin,
    Qe aq i betuar,
    S’është çudi që shishkat,
    Dhe t’i ketë provuar!

    Ndaj nuk mbeti kurrë,
    Tek bishti i urës,
    Se bëri karrierë,
    Me shishkat e shurrës!

    Sa qe gjallë Enveri,
    Tash e dinë të gjithë,
    Edhe më trimoshat,
    E puthnin në bythë!

    Dhe rrinin në radhë,
    Trimoshat e hirës,
    Ndaj shpika i pari,
    Fjalën “bythëlëpirës”!

    Këta zvarranikë,
    Që dikur i patë,
    Tash u trimëruan,
    Me plumb e me shpatë!

    Nuk të burrërojnë,
    Sikur gjithë pushtetet,
    Kush ka lindur krimb,
    Po një krimb do mbetet!

    Po një krimb do mbetet,
    Po një zvarranik,
    Ndaj ju them sërish:
    “Mos i kini frikë!”

    Ndaj dhe për shumë kohë,
    Nuk kanë për t’ia hedhur,
    Se Kohë e Enverit,
    Ata i ka tredhur!

    Ndaj ju thotë dhe sot,
    Sërish shoku Dukë,
    S’kanë si të na trembin,
    këta eunukë!

    A d

  11. Ekonomisti says:

    E djathta per te disaten here e con ekonomine e vendit ne gjendje kolapsi.S’ka cfare te premtoje se lind pyetja pse nuk i ka bere?
    Kerkohet reforme e plote fiskale dhe ne te gjithe sektoret dhe kjo nuk arrihet pa siguruar shumice parlamentare dhe aq me teper me LSI qe kerkon vetem pushtet e %perfaqesimi me hajdute e te pa afte ne administraten shtetrore

    1. nastradini says:

      Per ke te DJATHTE e ke fjalen o ekonomisti i Kohes se Qepes? Se po ta kesh per Sali Komunistin ke gabuar ADRESEN. Sepse Saliu po e drejton vendin sipas mesimeve te Partise se Punes dhe nga udhezimet qe i ka lene Enver Hoxha, mesuesi dhe miku i tij. Une do t’i shtoja komentit tend nje thenie famoze te vjeter te Curcillit, qe Berluskoni kishte qef ta kujtonte dhe ta perseriste shpesh per Italine e tij me shume tallaze komuniste: “Sa here te majtet marrin pushtetin punet shkojne persembrapthi!” BOSA si Sali Berisha i gjen vetem ne Korene e Veriut dhe ne Kube. Mundet edhe ne ndonje vend bythzi afrikan, por kursesi ne vendet e BE-se dhe te SHBA-s apo me larg ne Japoni. Sepse o MIk Ekonomisti i Kohes se Qepes MAJTIZMI dhe KOMUNIZMI ka vdekur me kohe ne Boten Reale.

  12. a merrni këtu hua urgjente? says:

    A po kërkoni liri financiare? jeni në borxh, keni nevojë për një hua për të filluar një biznes të ri? ose ju kolapsi financiarisht, keni nevojë për një hua për të blerë një makinë apo një shtëpi? A e refuzoni financimin nga banka juaj përgjithmonë? Ju dëshironi të përmirësoni financat tuaja? Keni nevojë për një kredi që faturat tuaja po paguajnë? Mos kërkoni më shumë, ne ju mirëpresim për një mundësi për të gjitha llojet e kredive që ju merrni me një normë interesi shumë të volitshme prej 3% për më shumë informacion, na kontaktoni tani përmes emailit: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje