Familja e Xhindit i drejtohet Nishani: Ku shkuan deklaratat e tua se ke prova për kapjen e autorëve?

21 Shkurt 2013, 13:26Kronika TEMA

Gati katër vjet pas vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, familja e të ndjerit apelon për drejtësi. Me një letër të hapur drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm, familja Xhindi kërkon zbardhjen e ngjarjes si dhe mospërdorimin e kësaj çështje për fushate zgjedhore.

Në letër theksohet se jo vetëm nuk është bërë asgjë për gjetjen dhe kapjen e autoreve, por ngjarja përdoret në kohë të caktuara dhe momente të ndryshme, kur politikës i duhet ta përmendë këtë çështje për qëllime elektorale, raporton Vizion Plus.

Më tej familjarët e ish- deputetit, Fatmir Xhindi, i drejtohen presidentit Nishani duke theksuar faktin që në kohën kur ky i fundit mbante postin e Ministrit të Brendshëm, kishte deklaruar se ekzistonin fakte dhe prova për ta mbyllur dosjen dhe për të vënë autorët para drejtësisë!

Por sot, thonë ata, Presidenti e riartikulon çështjen sa herë nevojitet.

Të njëjtin apel familjarët e Xhindit i bëjnë edhe Kryeministrit Berisha si dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Kjo letër e hapur e familjarëve të deputetit të vrarë socialist vjen disa dite pasi Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se dosja për vrasjen e deputetit Xhindi, së bashku me disa dosje të tjera që janë ende të pazbardhura, janë duke u analizuar për të gjetur fakte dhe prova të tjera, me qëllim rihapjen e hetimeve. Por deri tani nuk ka asnjë vendimmarrje nëse këto elementë mund të çojnë në një pistë të re apo jo.

11 komente në “Familja e Xhindit i drejtohet Nishani: Ku shkuan deklaratat e tua se ke prova për kapjen e autorëve?”

  1. Xhozi Plehra says:

    He mor Nishanlli !

    ku e ke zbardhjen e vrasjes qe premtove me aq pompozitet ?

    presi-lesh

  2. G.Jace says:

    prit ‘”gomar” te mbije bar, vetem HAGA ZGJITH KETE KATAURE.

  3. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Ju familjaret e Xhindit beni nje gabim kujt i jeni drejtuar sepse ne nuk kemi President.

    Po ju jap tre detaje te vogla per ta provuar kete:
    e para, kur i hoqen te drejten e fjales per 100 Vjetorin e Shqiperise. Foli Saliu
    e dyta, kur i hoqen te drejten e fjales per 5 Vjetorin e Kosoves. Foli Jozefina ne emer te shtetit shqiptar.
    e treta, kur e injoruan ne dhenien e dekorates per dhendrin e Sal Bastardit.

    Keto jane prova me ate te te cilave bastardi Sali iu provon ruseve se objektivi i tyre per te sabotuar ne krijimin e nje vendi te forte shqiptar eshte permbushur.

  4. nd-ih-ma says:

    Te vuajtur,vrare, demtuar,perdhunuar nga ky regjim.Ju lutem mos kerkoni me meshire nga vrasesi ,por nga une, ai,ajo, qe akoma sjemi vrare me njerez shpie, demtuar fizikisht,perdhunuar familiarisht.Neve na qelloni me gure, na mallkoni me qte doni ,me largpamesi- na zgjoni.Ne e kemi fajin,ju e keni provuar,ne nuk e kuptojme ju e keni jetuar,ju vetem kunnershtoni ne e mbajme ne kembe,prandaj vejeni me ne,ai duket vrases me dhembe.Ne te urtet zbejme ze ,ne te urtet veq lexojme,mos presim gjema e tyre na bjere ne pastaj te reagojme.Mos valle ne qdo antiqevetitar do bjere gjema qe te kuptojme.

  5. alban4eva says:

    ..”Të njëjtin apel familjarët e Xhindit i bëjnë edhe Kryeministrit Berisha si dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla”…

    me vjen keq per ju familjare te nderuar, por ti drejtosh leter S-halese kush na ka vrare njeriun tone, eshte njesoj sikur Japonia ti dergoje leter Amerikes per ti kerkuar te gjeje cili shtet eshte fajtor per bomben atomike ne Hiroshima, kur dihet shume mire kush e hodhi bomben atomike…

    ca leter i dergoni S-halese mor te uruar, familjari juaj ne ate periudhe deklaroi se “zgjedhjet ne zonen e Fierit do i fitoje PS-ja” dhe menjehere pas kesaj e vrane..
    a do shume mend te kuptohet kush e vrau??
    S-haleja ka vrare aq shume sa nuk e kemi idene fare, aq shume vrasje ka bere..

    po nuk u qerua S-haleja nga pushteti dhe te futet ne burg, nuk do te kete kurre drejtesi.. drejtesia vjen vetem kur ndeshkohet krimi, jo kur harroen dhe mbulohen krimet..

    1. vedo says:

      ne fakt ky xhindi ishte gjeni,prandaj e vrane,,,,,,,hahahaahahah

  6. T. Lyto says:

    simbioza sali-leka zogu
    Shqiptare naive, lidhjet e saliut me zyrtare potenciale kane ne mes tyre pasuri,prona,vila, pozite, ndaj lepijne njeri tjetrin as qe cajne koke per ligjet,familja xhindi eshte nje nga naivet qe beson ne drejtesi te mohuar nder vite.Kjo ben qe shqiptaret kane 72 vite varfanjake.
    saliu nuk e instaloi kot leka zogun,sot e mbron saliu, neser leka mbron pasurite e sales.

  7. Bardhi Tolabi says:

    Jemi shtet i forte ne!A ju kujtohet nenprefekti i filmit “Koncert ne vitin 1936”.Keshtu edhe me keta te sotmit,qe bejne sikur jane duke punuar.Keto jane aresyet qe ju kthehen dhe rikthehen gjerave pa zgjidhur asgje.Kush punon nuk flet me fjale flet me vepra.Me fjale flet Saliu qe jeten na e nxiu.

  8. Mentari says:

    Me vjen shum keq per vrasjen e deputetit Xhindi dhe aq me keq qe edhe sot ai vrasesi i tij nuk eshte kapur akoma,por doja ti kujtoja familjes se Xhindit se te dashurin e tuja ka shume mundesi qe ta e ket ekzektuar PSSH se sotme me ne krye dy kriminelet Rucin dhe Ramen dhe kjo per aresye politike;Dy jave me perpara se Xhnindi te vritej Gramoz Ruci jetonte ne Fier-mallakaster dhe nuk kerkohet shum mend qe ai te ket dore ne vrasjen e Xhindit per te vetmen aresye se ai Xhindi nuk ishte aktiv ne sharjet kunder berishes qe Ruci dhe Rama kerkonin dhe ne ate kohe po vinin zgjedhjet e reja te cilat Xhindi do ti fitonte ato por Ruci e rama nuk donin qe te kanditatonin Xhindin por nje indivit tjeter por qe nuk guxonin ta e menjanonin hapur Xhindin nga frika se ai mund te fitonte si indipendent apo i nashkohej PD dhe PS humbte nje vend deputeti.Vrasja e Xhindit eshte vrasje poltike mbrenda per mbrenda partise se tij dhe eshte shum e veshtire te gjendet sepse ate vetem njeri apo dy veta e dijne (Ruci dhe Rama) kurse te tjeret as qe e kane idene se kush mund te ket snajperi qe e goditi.Hajt te na rroj PSSH e Dushan Mugoshes qe e ka me trajnimin e tij pervetsoj vellavrasjet shqiptare qe kane zgjatur per me teper se 70 vjet.

    1. Genci says:

      O te q…… mendjen o Mentar, me kte llogjike qe thua ti Kac Islamin do e kishin djeg fare.

  9. ILIRET says:

    Ej Mentar pa mend. Kujdes kur i leshon fjalet. Mos ja lendo plaget familjareve te te nderuarit Fatmir Xhindi. Dhe mos kujto se mund te fshihesh pas pas pseudonimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje