Clive Davis e pranon që është biseksual në librin e tij të ri biografik. Manjati i muzikës, që ka promovuar karrierat e shumë këngëtarëve të njohur, si Whitney Houston dhe Janis Joplin, ka shkruar për orientimin e tij seksual në librin e tij të ri “The Soundtrack of My Life”.
Davis, i cili është i martuar dhe i divorcuar dy herë, ka shkruar sinqerisht për lidhjen e tij të parë me të njëjtën gjini me një burrë që ai e njohu në klubin e famshëm njujorkez “Studio 54”, diku para 30 viteve.
“Atë natë, pasi kisha pirë shumë alkool, unë iu përgjigja pozitivisht propozimeve të tij seksuale… A isha nervoz? Absolutisht. A u hapën dyert e parajsës? Jo. Por ishte e kënaqshme”, ka shkruar ai.
Veterani 80-vjeçar i muzikës gjithashtu tregoi se ishte në një “lidhje monogamike” me një doktor nga viti 1990 deri në vitin 2004, dhe ai ishte duke takuar një burrë tjetër gjatë viteve të fundit.
“Biseksualiteti është i keqkuptuar; pra ose je ose nuk je gej ose je gënjeshtar, por kjo nuk është eksperienca ime. Të më quash ndryshe dhe jo biseksual do të ishte e pasaktë”.
“Mua ende më pëlqejnë femrat… Nuk duhet domosdo të jesh në njërën apo anën tjetër (straight ose gay). Për mua, ka rëndësi personi”, ka thënë ai gjatë intervistës.
shko kontollohu.
A thua kjo te jete edhe filozofia e Rites?
http://fashionguests.blogspot.com/2013/02/ro-and-her-family.html
po ku din korraket se çeshte jeta
per koken e vogel te hajriut eshte knaqesi.
mos ngurroni se nje jete keni
a harrova ju i keni merak hyrit e xhenetit
po ti futesh drogea me nocke si i je futur ti, ke te drejte nuk je i sigurt se cfare je ose je gjithshka.
shko pyt rita sahatin se edhe ajo asaj rruge i eshte fut.