Ambasadorja çeke në vendin tonë, Bornislava Tomasova e ka cilësuar si hap jo pozitiv largimin e kompanisë CEZ Shpërndarje nga Shqipëria.
Nga qyteti i Korçës ku ka zhvilluar një sërë takimesh, ambasadorja çeke ka deklaruar se duhet në ndërmerren hapat e pajtimit mes kompanisë CEZ shpërndarje dhe qeverisë shqiptare.
“CEZ ka ndërmarrë hapat e arbitrazhit, por si fillim duhen parë hapat e pajtimit”, është shprehur Tomasova.
Gjithashtu ambasadorja çeke ka folur edhe për zgjedhjet e 23 qershorit dhe për deklaratat nacionaliste të cilat i cilësoi si të rrezikshme.
“Zgjedhjet e 23 qershorit duhet të jenë të lira. Deklaratat nacionaliste janë të rrezikshme, ne kemi parë edhe në të kaluarën që kanë krijuar probleme”, tha Tomasova.
Ndërsa i është referuar edhe vrasjes së mbrëmshme të komisarit Dritan Lamaj, ambasadorja çeke theksoi se vrasjet e policëve duhen hetuar me kujdes dhe duhet të vihet në vend drejtësia.
Me fjale te tjera, kjo Ambasadoreshe, na meson qe te kthejme serish firmen zhvatese dhe hajdute. Bravo zonje nga Republika Ceke! A ke pyetur ndonje shqiptar se sa shtrenjte e ka paguar faturen e CEZ-it gjate ketyre viteve? Apo pune e madhe, mban kurrizi jone! Bravo te qofte, kur gjen shesh e ben pershesh!
aMBASADORE, BOLL KEMI KUSARËT TONË, cEZ U SOLL ME SHQIPËZARËT SI SKLLAVO PRONARE. qEVERIA NUK E KA KESHIN PRONË TË TË JATIT.
KA TE DREJT KEJO ZONJA!SE SHQIPTARET DUHET TA KISHI BER ME PARE ATE QE BEREN BULLGARET.TE KISH SHKUAR NE DJALL,SALIU BASHK ME CEZIN.