Aktori Daniel Day- Lewis ka hyrë në histori pasi u bë i pari person që arrin të fitojë çmimin e aktorit më të mirë tre herë.
Ylli i lindur në Britani fitoi sivjet çmimin për rolin e tij në filmin “Lincoln”.
Filmi i Ben Affleck, “Argo”, arriti të shpallet si filmi më i mirë, duke mposhtur Spielberg me filmin “Lincoln”.
Sukses ka shënuar edhe filmi “Life of Pi”, që ka rrëmbyer katër çmime, përfshi dhe atë për regjisorin më të mirë, Ang Lee.
“Argo” mori tre çmime.
Filmi “Les Miserables” mori tre çmime, përfshi aktoren më të mirë në rol dytësor, Anne Hathaëay.
Nga dy çmime morën edhe “Django Unchained” dhe “Skyfall”.
Christoph Waltz korri sukses, duke marrë sërish një çmim Oscar për rol mbështetës në filmin “Django Unchained”.
Çmimi për filmin më të mirë të huaj shkoi për “Amour” në Austri.
Adele mori çmimin e kolonës zanore më të mirë në “Skyfall”.
Filmin e ri ,,lincoln,,nuk e kam pare por te mohikani i fundit eshte i mrekullueshem me interpretimin e tij.Urime dhe Ben Aflek ne rrugen si regjizor.
E vertet! Tek “Mohikani i Fundit” ka luajtur nje rol te madherishem, nje veshtrim i syve te tij ne kete film shpreh mijera fjale!
kot nuk i ka marrë tre tituj!
“mohikani i fundit” është një nga filmat e tij,por të mos harrojmë “gangs of new york”ose “there will be blood”,”in the name of the father” etj!sikur të mos lexosh emrin e tij nuk arrin ta dallosh nga filmi në film!ndryshimi është i jashtëzakonshëm!
tek “mohikani i fundit”tregon një shpirt të hapur të një pionieri!në “gangs of new york”,një kriminel të egër,mizor!në “there will be blood”këmbënguljen,dhe mizorinë për pasuri,si për ta fituar dhe për ta mbrojtur!kapitalistin e pa skrupullt që fillon nga hiçi dhe nuk ndalet para sanjë gjëje!!në in the name of the father”,patriotin e pastër që sakrifikohet për një ideal!
është me të vërtetë një artist që me sytë e tij thot tmerrësisht shumë! i njëjtë por në drejtim tjetër ka qënë klark gejbëll!
cifutet kontrollojne hollywoodin, mediat,
e si mos te fitoje ky perderisa eshte vete cifut?