Nis shqyrtimi i heqjes së mandatit për Fidel Yllin. Paloka: Shkeli Kushtetutën

26 Shkurt 2013, 12:45Politika TEMA

Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve u mblodh sot paradite për të shqyrtuar kërkesën e 16 deputetëve të Partisë Demokratike për t’i hequr mandatin deputetit socialist, Fidel Ylli, raporton Ora News.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është shprehur se Këshilli do të bëjë verifikimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të deputetit të PS-së, Fidel Ylli, ndërsa në seancën e ardhshme deputeti mund të paraqitet në një seancë dëgjimore.

Relatori Edi Paloka, i cili paraqiti kërkesën e PD-së, tha se  Fidel Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, që përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre.

Ndërkohë në këtë kërkesë ligjore, deputetët e PD-së i kërkojnë Kuvendit që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konfliktit të interesit të deputetit të PS-së.

“Deputeti socialist Fidel Ylli ka rezultuar të jetë ortaku i vetëm i një radioje, në dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që ai ishte shpallur deputet, me vendim të KQZ-së, që në gusht të këtij viti. Siç dihet, dhe siç përcakton ligji, frekuencat e radiove dhe televizioneve janë pasuri publike. Kushtetuta thotë se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”, thuhet në kërkesën e grupit të PD-së.

Ndërkohë pas seancës me deputetin Fidel Ylli, Këshilli i Rregullores do të hartojë një raport, i cili do t’i dërgohet për miratim Parlamentit.

Në seancën parlamentare, deputeti i PS-së, Fidel Ylli, mund të paraqesë qëndrimin e tij dhe argumentimin ligjor për akuzuat e bëra.

Parlamenti voton me shumicë të thjeshtë dhe në mënyrë të hapur kërkesën e grupit të deputetëve të PD-së, që kërkojnë dërgimin e mandatit të socialistit Fidel Ylli në Gjykatën Kushtetuese.

26 komente në “Nis shqyrtimi i heqjes së mandatit për Fidel Yllin. Paloka: Shkeli Kushtetutën”

  1. qeveri gomeresh says:

    po si nuk u lodhet tu nxjerr probleme po merruni o deputet me punt e shqiperis mos u merrni me opoziten tre muj para zgjedhje keni gjet me u marr me opoziten???

    1. getozoari says:

      eJ PO PSE NUK MERRENI DHE ME NDONJE KRIMINEL SA PER TE NDRYSHUAR O MAZHORANCA E K….

    2. EVRIUAN KAM TU BAB SALA END NJIMIJ HAJNAT E QEVERIS
      IN NJESTETRE QERSHOR UI UILL ROB PER PARA

    3. sqepari says:

      Mundoheni kot asgje nuk e ndal opoziten ne rrugen e fitores!O Sali po te ka ardhur fundi bashke me hajduterit e tu!

  2. Trimi says:

    Edhe Fideli se prish shume punen, lere tja heqin se ai ka per ta marre perseri me 23 qershor, po jane lojra budalliqesh qe bejne keta te PD vetem per te fshehur paturpesite e tyre qe kan bere keto dite

    http:// gazetatema.net/web/fidel-ylli-reciton-kinezce-ne-parlament-video/

  3. Kush voton Berishën është bajgë says:

    PD po ndihmon ne promovimin e injorantit Fidel Ylli. Diversion i paster.

    Potencialisht e shohin si njeriun e tyre dhe e kane.
    Ndermjetes eshte Monika Meta.

    Ketu do jemi e do shohim !

    1. @ Kush voton Berishën është bajgë says:

      PD KA KOH QE PO PROMAVON RILINDJ E SHQIPTARVE DHE SHQIPERIS SKA NEVOJ PER TE HYR NE MES MONIKA; PD NGAQE KA KOH QE TALLET ME POPULLIN KUJTON QE POPULLI TASHME E BESON JOOO DHE NJE FOSHNJE 5 VJEC, KUPTON MARREZIN E PD NE KETO VEND….SHQIPTARET KAN NEVOJ PER NJERI VIZIONAR CFAR INSTRUMETASH DO PERDORIN DHE SI DO I PERDORIN, SKAN ME NEVOJ TE DEGJOJN NACIONALIZIM ETJ KAN NEVOJ PUN, BUK, QETESI, DHE KET JA OFRON VETEM DIKUSH EDI RAMA, QE SHYQYR QE E KEMI SE ME KETA POLITIKAN QE JAN SOT, SHKO ME MIR MBYTU

    2. sinan hibro says:

      Cfare burrerie apo kulture duhet te kesh ti anonim qe quan injorant Fidel Yllin !? Nuk duhet te hash buke ne Shqiperi …

  4. Kerpaci says:

    Nuk di edhe sa kohe do i degjojme keta maskarenj,kukulla te Saliut ne kete percarje te madhe.

  5. dritan says:

    me vjen keq ,por mir ja bejne se kur nuk din ligjet mir shpejtojne te behen deputet , ja arsyet pse fitojne gjthmon hajdutet dhe kriminelët e pd-s , se gjejne gabime nga me te vogla dhe kan edhe favoret me gjukatat e korrupsionit , kan edhe me te shumtat e votave ne parlament , edhe hajde te ngrej koken opzita me te gjitha ato qe po ndodhin

  6. bie sh says:

    -Paloka fshese shqope e PD.

  7. psikologu says:

    paloke do te thote nje palo me oke,njeri pa karakter.

    paloke sa te vate pasuria?

    c’pune do krysh kur te rxohet saliu?

  8. Nikothilipi says:

    Une nuk e di se cfar fitimi mund te vije nga nje radio private qe transmeton gjith diten kenge te huaja? Fitime qe i paskan prishur pune Palokes dhe PD-se?
    Por PD-ja e ben per te demtuar imazhin e Fidelit ne fitim te LSI-se e cila rrezikon te humbase mandatin e Skraparit. Sepse per 4 vjete Iliri e Nasipi s’ishin te zote te riparonin as segmentin Lushnje-Berat, per beratasit dhe skraparllinjte e urte, punetore e patriote.

  9. mergimtari fv says:

    Po ku ishte deputeti Ylli per 4 vjet ? tani u kujtuat apo e ruajtet per votat ne fund te mandatit ? shkerdhatat e malokut jane bo si ato prostitutat e çetave te halja e stacionit te Kamzes ne rrugen e Kavajes .

  10. maloki says:

    Po ikni o barrbonat e dreqit e mos harxhoni kohe kot se nuk keni ç’i beni Fidelit… Relatori Edi Paloka te ha kaken.

  11. tironci says:

    O fidelo ke bo gomarllik mer lal se tone bota e di kur bohesh deputet duhet mos me kene biznesmen.
    Ske faj mer lal se u bone pasanik duke ardhe prej maleve ene u more pronat tironcve dembabadem!!!!!

  12. maloki says:

    Kush ka ardh nga malet me…??!! Se po na habit… A e njeh ndopak Fidelin apo kot tu hedh shashka…??

  13. berat says:

    O Paloke, o traplok, shko bej operacion fytin e rregullo gurmazin sa eshte Salushi,se kur te vijne ATA te tjeret ne fuqi do ta presin fare gurmazin.

  14. enea says:

    Filloi fushata e Berishes per te blere deputetet e PS.

  15. Doni ALBO says:

    C’fare k…r emri eshte ky fidel………….me siguri nga i ati komuniste.

  16. Tironci says:

    O “maloki” me rob shpie! Mos ma hek trunin mer lal me me thone se Fideli osht qytetar! Osht prej maleve te skraparit mer lal! E ko thone ene vet!

  17. TONI PALAS says:

    PALOQJA po ti mor bole nuk ishe izoti per grun tate mor idiot,pale bo ne si trim ti.TI o trim qe ne korrik laesh ke pishina e kalamajve atje ke kompleksi na ve dhe kapele me demek te mos te njohin mos u merzit se dhe ti prasin aty e ke thu thu thuqqq.

  18. al says:

    doni albo per te fyer ne blog eshte deri diku e lehte ,por po te kesh byth ik e thuaja perball.cdo njeri ka bindjet e veta ,dhe nuk eshte mire ta shash. por po tathem se ka per per te bere mos te njoin as robt e shpise. una dhunen e urrej por tipa te ndyre qe nuk japin nje mendim por vetem shajne ta bejne borxh.sa per emrin e ka fidel qe ti nuk njeh as shqipen nga spanishtja do te thote besnik.

    1. klodi says:

      Al

      E ku e dinte babai i Fidelit qe Fidel do te thote besnik ne spanjisht.

      Fidel Ylli ka lindur ne 1962.
      Fidel Kastro per boten komuniste ishte nje revolucionar dhe per kete aresye babai komunist i Fidelit i vuri kete emer. E kam patur komshi. Babai ishte burre i mire, por shume injorant.Sapo kishte ardhur nga gerxhet e Skraparit ne Tirane.

      Por sa thashe nuk duhet te jete teme diskutimi.

      Fideli, nje ish kampion mundjeje, eshte nje milioner shqiptar i pasuruar si shume te forte te tjere nga lidhjet me pushtetin. E ka filluar duke shitur pasaportat e sherbimit kur ishte bodigard i Meksit dhe u be mbret kur erdhen socialistet pas 1997.

      Sic shiste pasaporta ashtu bleu edhe nje diplome universitare.

      Kurrsesi nuk eshte nje person qe duhet te jete parlamentar.

      Besoj se per kete je edhe ti dakord.

  19. Admirues says:

    O popull ! Ta kemi per nder kete djale qe mori per siper nje detyre te veshtire ne kte hale vend . Fidel Ylli do ngelet senator i perjetshem se di te vleresoje nga shpirti i tije , te gjitha hallet qe kane llojet e ndryshme te te gjitha shtresave ne kte popull mjeran. Une jam ne bisnes dhe kam goxha eksperience , fidelin e kam njohur qe ne shkelqimin e tije si sportist . I edukuar ne shoqeri , i gjendur prane hallexhijve pa asnje lloj interesi. I vleresuar nga shoqeria me taban ne burerine e tije . Orator , i zgjuar , e pshon mire fjalen para se te flase. Prandaj o popull jepini ate qe i takon ketij njeriu FISNIK . Mos shpifni nga. Xhelozia nga smira , se nuk e arini suksesin pa pune . Te punoni si fideli kishit per te aritur qe enderoni. Nuk ka as nje te ngjare BERISHA me FIDELIN . Ti fidel ske per ta mare vesh se kush te shkruan keto reshta por vashdo punen qe ke nisur se populli ka nevoje per ty …. Qente te lehin , femijet e tu jane te lumtur me babain e tyre shembullore,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje