Vëllai i oficerit të SHIK: Berisha na premtoi drejtësi për vrasjen e tij, por asgjë nuk është bërë

2 Mars 2013, 11:55Politika TEMA

Vëllai i oficerit të SHIK, Besnik Hidri, i vrarë në Vlorë në vitin 1997, thotë se Berisha u ka premtuar se do zbardhet ngjarja, por kjo nuk ka ndodhur.

Genc Hidri tregon për Shqiptarja.com se si rrodhën ngjarjet në atë kohë.

“Ishte kohë trazirash. Ishte një ikje e shpejtë e Besnikut, me urdhër nga eprorët për të shkuar në Vlorë. Një urdhër rutinë shërbimi. U nis rreth një javë më parë se të ndodhte ngjarja. Ishte 31 vjeç në atë kohë dhe mbante detyrën e Shefit të Kundrazbulimit në SHIK-un e asaj kohe. Mbaj mend, që lajmin e mora nga daja im, i cili më telefonoi rreth orës 4 të mëngjesit. Seç ka ndodhur në Vlorë…, më tha,” thotë Hidri.

“Në dijeninë tonë, Besniku ishte plagosur rreth orës 22:00 të datës 27 shkurt 1997. Por, vetëm pas 7 orësh pritjeje ishte mundësuar transportimi me helikopter nga Orikumi, në Tiranë. Sipas mjekëve, kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në spital. Ajo që në dimë, është që një bandë e armatosur kishte sulmuar godinën e SHIK-ut, e cila ndodhej në periferi të Vlorës, në të cilën ndodhej im vëlla, dhe Leka Qokaj dhe kolegë të tjerë të tyre. Besniku ishte plagosur brenda godinës, por kishte mundur të dilte nga një dritare. Më pas e kanë marrë dhe e kanë transportuar deri në Orikum, ku priti plot 7 orë, deri sa të transportohej me helikopter.”

Vëllai i oficerit të SHIK thotë se çështja nuk u hetua asnjëherë.

“Çështja nuk u hetua asnjëherë, as nga Ministria e Brendshme dhe as nga Prokuroria e Përgjithshme. Shpresojmë në të mirë të këtij vendi, ku ne duam të rrisim fëmijët tanë dhe që aspiron të shkojë drejt Evropës së bashkuar, që triumfojë në çdo rast. Nuk mendoj që mund të ndërtohet e ardhmja e një vendi duke mbuluar të shkuarën, sado e hidhur qoftë ajo.

Që nga viti 1999 e deri më sot, nuk ka ndryshuar asgjë. Gjatë vizitave në familje nga lidershipi i Partisë Demokratike na është premtuar që me ardhjen në pushtet (viti 2005), drejtësia do të vihej në vend dhe çështja do të zbardhej. Por deri tani nuk ka ende asnjë autor, ndërkohë që mediat vizive dhe të shkruara të kohës, kanë publikuar filmime, fotografi dhe fakte, ku duket qartë sulmi ndaj godinës së SHIK-ut të Vlorës. Duken njerëz me sëpata, me armë zjarri, gjak. Ka pasur plot fakte, të bëra edhe publike, por kurrë nuk u hetua,” thotë Hidri.

23 komente në “Vëllai i oficerit të SHIK: Berisha na premtoi drejtësi për vrasjen e tij, por asgjë nuk është bërë”

  1. anonim says:

    Po si te hetoje Berisha or mik? Ai nisi policine dhe Shik-un ne Vlore pa arme! Te hetoje gabimet e tija? Si te hetoje PS? Te hetoje njerezit qe me vrasjet e tyre e sollen ne pushtet dhe qe PS me vone i shperbleu?
    Te hetohet Gjinushi, Ruci, Imami, Ceka, Fino? Kush te hetohet?

    Nje keshille per ju familjaret e te ndjerit: mos e pranoni ne shtepi per vizite kete plehre sepse ju felliq memorjen e vellait!

    1. mergim tari says:

      Anonim.
      Jam dakord me ty prandaj po i coj nje mesazh te paster vellait te HIDRIT. Uroj ta lexoje dhe tu pergjigjet komenteve tona, pasi jane komente te sinqerta.
      ——————————————–

      Z. HIDRI

      ******Qe te behet nje hetin duhet te kete fakte dhe te kete nje kuader ligjor.

      ******Ne kete rsat, qe te gjykohet kjo ngjarje duhet te hiqen pengesat ligjore.

      ******Sinqerisht po te pyes. A beson ti VELLAI I HIDRIT se Sali Berisha do te hetoje vrasjen e vellait tend, kur ai vete e ka ndaluar hetimin e asaj ngajrje.

      ******Si e ndaloi Sali Berisha Hetimin???????????
      SALI BERISHA amnistoi katrahuren e 1997. Duke amnistuar gjithe krimet e asaj kohe ai krijoi pengesen e pakapercyeshme ligjore qe ai hetim te mos kryhet kurre.

      ******Pse amnistoi SALI BERISHA masakren e 1997.
      Nese hetohet 1997, dalin shume pyetje per te cilat duhet te pergjigjen pergjegjesit.

      ******Por kush eshte pergejgejsi kyesor

      ******Te Pyes sinqerisht VELLAI I HIDRIT

      *Kush mendon ti se eshte pergjegjes per krimet makaber te 1997.

      *Kush eshte ai qe tha se paret e shqiptareve jane me te pastrat ne bote

      *Kush eshte ai qe tha se do ta shtypim jugun me hekur.

      *Kush urdheroi per te sulmuar ne menyre kriminale jugun e Shqiperise.

      *Kush dergoi ne Vlore Avionet te cilet me pas per mos te bombarduar popullin e jugut u larguan ne Brindizi te Italise

      *Pse vajten forcat speciale ne Vlore dhe shanin Vlonjatet nga motrat dhe grate. Kush i coi ata ne Vlore te silleshin si nje BANDE NDYRESIRASH KRIMINELESH.

      *Kush e coi vellane tuaj ne menyre te jashteligjshme (dhe jo rutine) ne Vlore dhe perse e coi valle.

      *Kush ishte komandant i forcave te armatosura qe urdheroi sulmin ndaj jugut te Shqiperise.

      VELLAI I HIDRIT.
      Si mendon ti. Me gjithe keto qe te permenda me siper, a mendon se SALI BARBARI do te kishte qofte edhe deshiren dhe interesin me te vogel per te bere ndonje hetim per vellane tuaj.

      VELLAI I HIDRIT.
      Qe te dale e verteta duhet te largohet AI qe e beri ate KRIM, pra SALI BERISHA i cili eshte krijuesi, zbatuesi i 1997 dhe penguesi me AMNISTI i hetimeve te asaj masakre kombetare.

      Ai do te vije perseri ne shtepine tuaj, para dates se zgjedhjeve. Do te qaje, do te flase per heroizmin e vellait tuaj. Do te derdhe prape lote. Nese jeni te varfer do tju jape nje tehs me miell, ndersa jeni mire nga parate, do tju premtoje qe poste, ne polici, ne shtet, madje edhe ne qeveri. Ku i dihet…, CFARE PRET NGA NJE I CMENDUR.

      Gjithsesi nje dite do te kete drejtesi edhe per vellane tuaj, por jo duke votuar per vrasesin, jo pa larguar nga jetet tona te dhimshme KRIMINELIN TONE TE PERBASHKET.

  2. razo says:

    Kshu te gjen kur kthehesh mish per top per Saliun tuaj.. I jepni voten mos harroni, ashtu si lavra ka per tu terheq gjithe jeten.

    Te vetmit shkaktare per vrasjen e atyre te SHIK eshte Saliu dhe Gazidede qe vdiq si zvarranik nga kanceri.

    I fryhu Saliu dhe Gazidede, i genjeu per komunista dhe greke qe kane pushtuar Vloren.. nuk i harroj fundurrinat e SHIK qe bertisnin si kafshe te egersuara neper Vlore “O vlonjate do ju qijme motrat dhe grate” dhe rrethuar gjithe qytetin.

    Ptu felliqsira! Te pabese, vrasin naten dhe i qajn diten. Ashtu si bene edhe me Hajdarin, me Gerdecin dhe se fundi me ata te 21 Janarit dhe kete shefin e Policise. Race bastardesh.

    1. ledioni says:

      po,po…prandaj na shikon akoma ne ender ne nga Vlora.!!

  3. kinezi says:

    Po nese pret drejtesi nga Saliu nuk do te kesh kurre drejtesi!

    Sali Ram Berisha eshte krimineli me i madh shqiptar dhe duhet ta largojme sa me pare

  4. dritani says:

    Eh lali me vjen keq ta them por qenke pak naiv (per te mos thene palle).
    Qe te hetohet vrasja e vellait ne krye te detyres duhet te hiqet amnistia e famshme e marsit ’97.

    Kur te hiqet amnistia do te hetohet edhe urdhri per dergimin e vellait tend ne Vlore dhe besoj se edhe me i trashi e kupton qe ai urdher nuk ka baze ligjore. Ne fund fare Sali duhet te futet ne burg.

    Thene ndryshe vellai ka shkuar mish per top dhe ti ia kerkon zbardhjen e ngjarjes atij qe urdheroi, Salit!!!

    Qe te mos keqkuptohemi. Vrasesit duhet te denohen por duhet t’i kerkosh Salit te heqe amnistine.

    Pak e veshtire eeeeee………….

  5. lini says:

    dheasgje nuk do te behet para 23 qershorit dhe me pas nqs do te ket rotacion do te shohesh berishen dhe te gjith keshillin e ministrave ne burg per keto padrejtsi,per keto vrasje qe kan bere,e jo tani.

  6. herta says:

    po cfare drejtesie te vendos ky,te shkoj te mbyllet ne burg vetem

  7. shok i ngusht i besnikut says:

    i dashur genc kam qen shok shkolle me te ndierin besnik dhe si i tille kisha gjithmon lidhje shoqerore edhe mbas fakultetit , ndaj kam mesuar atehere qe besniku ishte planifikuar per tu zhdukur nga kjo bot un e takova pak dit para se te ikte ne vlor dhe me tha disa gjera qe ishte i kercenuar ndaj dhe e cuan ne vlor per ta eleminuar fizikisht m. gj. ate dua te te them qe nje dit e verteta do te dali dhe gacat e besnikut do te mesojn se babai e tyre u vra nga dora e atyre qe edhe sot nuk kan bere dot hetimet. ju uroj shendet familiarisht timo .

  8. shqiptari says:

    Jeta eshte e gjate,kure te vriten edhe nja 10000 te tjere shiksa.Atehere Dikatori do ta mbaje premtimin.

  9. liri a vdekje says:

    i vrau vete o zoteri sic vrau demostrusit e 21 janarit e siq po vret komisaret e ndershem pa bark

  10. eni says:

    jane derguar ne Vlore per provokim me vrasje pas shpine, gjej kroniken e ngjarjes. Nga godina e shikut disa shikas zjarrvenes per te zhdukur dokumentet jane shpallur te humbur e jane gjetur. pastaj . Ata jane vrasesit e vertete e jo populli qe kunderpergjigjetSaliu e din sakllam.Vellai yt qorr ka lene borgje prapa.

  11. brace says:

    Plaku eshte vrasesi i mija njerzve ne 97,coje punojsit e shikut qe te provokonte vrasjet,dhe u vrane,plaku ka vrare Remzi Hoxhen,Azem Hajdarin,plaku ka dore ne vrasjet masive te Gerdeci,plaku urdheroje edhe vrasjen e Trebickes,mbasi ishte deshmitari kryesore i Gerdecit,plaku urdheroje edhe per vrasjet e 21 janarit,dhe ky akoma ka kurajon e qete lote Krokodili,pore kjo,si gjithmone e vazhdimishte fale paaftesise tone,plaku akoma ne pushtetin te cilin gjithmone e ka marre me vota te vjedhura,e me dhune,e sa e sa tjera,ky vrases i pa bese ka hake plumbin.

  12. Marteli says:

    Prisni se do ta mbaje fjalen, kur te filloje te vrase dhe juve ne fund te qershorit, po kerkuat zgjedhje te rregullta

  13. mergim tari says:

    Z. Hidri,

    ******Qe te behet nje hetin duhet te kete fakte dhe te kete nje kuader ligjor.
    ******Ne kete rsat, qe te gjykohet kjo ngjarje duhet te hiqen pengesat ligjore.

    ******Sinqerisht po te pyes. A beson ti VELLAI I HIDRIT se Sali Berisha do te hetoje vrasjen e vellait tend, kur ai vete e ka ndaluar hetimin e asaj ngajrje.

    ******Si e ndaloi Sali Berisha Hetimin???????????
    SALI BERISHA amnistoi katrahuren e 1997. Duke amnistuar gjithe krimet e asaj kohe ai krijoi pengesen e pakapercyeshme ligjore qe ai hetim te mos kryhet kurre.

    ******Pse amnistoi SALI BERISHA masakren e 1997.
    Nese hetohet 1997, dalin shume pyetje per te cilat duhet te pergjigjen pergjegjesit.

    ******Por kush eshte pergejgejsi kyesor

    ******Te Pyes sinqerisht VELLAI I HIDRIT

    *Kush mendon ti se eshte pergjegjes per krimet makaber te 1997.

    *Kush eshte ai qe tha se paret e shqiptareve jane me te pastrat ne bote

    *Kush eshte ai qe tha se do ta shtypim jugun me hekur.

    *Kush urdheroi per te sulmuar ne menyre kriminale jugun e Shqiperise.

    *Kush dergoi ne Vlore Avionet te cilet me pas per mos te bombarduar popullin e jugut u larguan ne Brindizi te Italise

    *Pse vajten forcat speciale ne Vlore dhe shanin Vlonjatet nga motrat dhe grate. Kush i coi ata ne Vlore te silleshin si nje BANDE NDYRESIRASH KRIMINELESH.

    *Kush e coi vellane tuaj ne menyre te jashteligjshme (dhe jo rutine) ne Vlore dhe perse e coi valle.

    *Kush ishte komandant i forcave te armatosura qe urdheroi sulmin ndaj jugut te Shqiperise.

    VELLAI I HIDRIT.
    Si mendon ti. Me gjithe keto qe te permenda me siper, a mendon se SALI BARBARI do te kishte qofte edhe deshiren dhe interesin me te vogel per te bere ndonje hetim per vellane tuaj.

    VELLAI I HIDRIT.
    Qe te dale e verteta duhet te largohet AI qe e beri ate KRIM, pra SALI BERISHA i cili eshte krijuesi, zbatuesi i 1997 dhe penguesi me AMNISTI i hetimeve te asaj masakre kombetare.

    Ai do te vije perseri ne shtepine tuaj, para dates se zgjedhjeve. Do te qaje, do te flase per heroizmin e vellait tuaj. Do te derdhe prape lote. Nese jeni te varfer do tju jape nje tehs me miell, ndersa jeni mire nga parate, do tju premtoje qe poste, ne polici, ne shtet, madje edhe ne qeveri. Ku i dihet…, CFARE PRET NGA NJE I CMENDUR.

    Gjithsesi nje dite do te kete drejtesi edhe per vellane tuaj, por jo duke votuar per vrasesin, jo pa larguar nga jetet tona te dhimshme KRIMINELIN TONE TE PERBASHKET.

  14. Horri i Bulevardit says:

    O vellai i deshmorit te Saliut, po perse shkoi vellai jot ne Vlore, per ca pune, anuk shkoi per te vrare dhe ne lufte more vellai i deshmorit te Saliut, e ha me i dobti dhe vellai jot ishte i dobet perpara asaj qe vete Saliu pergatiti.
    Vellai jot mori ate qe meritonte, se kur ben betimin, ai eshte betuar jo per te mbrojtur bythen e Saliut, por per te mbrojtur Shqiperine dhe shtetasiut e saj nga tradhetaret dhe mos u habit qe sot ate vella sta nderon askush se nuk e meriton, ate qe ben tani Saliu qe ben sikur e nderon, se ben per vellain tend, por e ben qe te mylle aferat e familjes se tij hajdute, qe shqiptaret te merren me vellain tend tani, jo per ate me kryesoren, shkaterrimin qe po ben familja e bllokut ne pushtet.

    1. Drini says:

      Ai eshte ushtarak dhe u pergjigjet urdherave o palle,ai eshte hero sé qeveria ishte é ligjshme Pamvarsisht sé i tradhtoi votat é popullit,ushtaraku seshte politikan.

  15. Berti says:

    Kush ishte Besnik Hidri.
    Ai rridhte nga një familje nacionalistësh dhe shumë e persekutuar nga regjimi komunist.E ëma e Besnikut ishte rritur në kampet e internimit, ndërsa gjyshi i tij kishte bërë 20 vjet burg dhe po kaq edhe në kampet e internimit.
    Edhe ajo pjesë e jetës së tij jashtë burgut dhe kampeve ka qenë një torturë e vërtetë dhe me peripeci të papërshkrueshme.
    Kishte mbaruar Universitetin Bujqësor.
    U fut ne SHIK me graden Major sepse ishte i perndjekur, anetar i PD (PD-ist antikomunist) dhe jo specialist i fushes perkatese pra vegel e betuar qorre e nje sherbimi antikombetar si SHIK-u i Gazidedes, qe ka spiunuar, lincuar, rrembyer dhe vrare te gjithe njerezit qe mendonin ndryshe apo i dilnin ne shteg Gazidedes dhe Saliut, duke shkelur objektin e punes dhe misionin qe ka, luften kunder spiunazhit, ruajtjen e integritetit, pavaresise dhe rendit kushtetues,terrorizem, prodhimin dhe trafikun e narkotikeve, prodhimin e armeve te demtimit ne mase, krimet kunder mjedisit, krimin e organizuar qe cenon sigurine kombetare.
    Jane derguar ne Vlore me misionin e shtypjes me dhune te revoltave popullore gjate gjendjes se jashtezakonshme (gjendjes se luftes) se bashku me forcat speciale te policise dhe forcat rezerviste te ushtrise.
    Per kete oficer SHIK-u (ish shefi i Kunderzbulimit ne SHIK) cdo levizje opozitare ndaj Sali Berishes konsiderohej veprimtari armiqsore kunder vendit dhe duhej ndeshkuar me zjarr dhe hekur.
    SHIK-u ne Vlore manifestimeve paqesore te vlonjateve per parate e humbura i eshte pergjigjur me dhune, rrembime, frikesime dhe deri ne vrasjen e Artur Rustemit, protestues paqesor, qe nuk eshte shpallur ende deshmor i atdheut.
    Pasoja eshte ajo qe dihet, kur nje qeveri e inkriminuar dhe jo e ligjshme, pa legjitimitet (e dale nga vjedhjet e votave te 26 Majit 1996, pranuar nga nderkombetaret ky fakt) sulmon popullsine civile, kesaj te fundit i lind e drejta natyrore per tu mbrojtur me cdo form e mjet.
    Vete kam qene i pendjekur nga regjimi komunist, por nuk mund te pranoj qe ne emer te krimeve te regjimit te vjeter te perligj krimet e PD dhe Sali Berishes, po ashtu nuk mund te legjitimoj edhe vrasjet nga cdo pale.
    M.gj.te ne rastin konkret me dhimbje duhet te pranoj se Besnik Hidri gjeti ate qe kerkonte.
    Per Ju si familje e tij e kuptoj dhimbjen tuaj qe nuk ka ngushellim.
    Por mos harroni edhe ata te vrare ne Vlore kane qene bij nenash shqiptare, edhe atyre u pikon zemra, edhe ato kerkojne hetim edhe drejtesi per bijte e tyre te vrare padrejtesisht perpara shtepive te tyre.

    1. mergim tari says:

      Cfare analize e shkelqyer nga BERTI.

      Kjo eshte menyra se si duhet te gjykojne shqiptaret.

      Kur nuk jeton me eshte e rende per familjen, por kjo nuk do te thote qe cdo njeri qe nuk jeton me, te mos kete bere gabime, qofte edhe te renda.

      Si perfundim, familja duhet te kuptoje qe njerez te tille u keqperdoren nga SALI BERISHA, dhe shkuan per LESH nga veprimet antiligjore te shtetit te SALI BERISHES.

      Por pergjegjesi kane edhe vete, pasi si oficere nuk duhet te zbatonin urdhera qe binin ne kundershtim me rregulloren e SHIK-ut.

      Nuk do te isha shume dakord me shprehjen qe “Besnik Hidri gjeti ate qe kerkonte”. Nuk besoj se ka njeri qe te kerkoje vete vdekjen e tij.

      Ne kete rast do te thoja qe vdekjen e tij e gjeti nga ata qe dje e cuan ne lufte dhe sot tallen duke e dekoruar, duke e rivarrosur dhe duke i thene familjes qe do hetojme dhe duke mos hetuar kurre.

      Arsyeja: Po hetuan dalin se do te jene vete ata qe vrane Hidrin dhe keshtu qe ndoshta kane 16 vjet tallen me familjen duke i thene qe do hetojme vrasjen.

      Ne qofte se dhe familjaret e HIDRIT jane naive si HIDRI, ti shkojne mbrapa nje BISHE si BERISHA, eshte pune e tyre. Nese e kane kuptuar kjo eshte shenje e mire.

    2. shok i besnikut says:

      bert e kuptoj zemerimin tend por nuk arri te kuptoj qe te arrish e te thuash ;gjeti ate qe kerkoj ‘ me qe e njihke kaq mir familjen e besnikut nuk duhet te flasesh , te pakten keshtu pa bere shum analize po te them qe besniku ka qene nje njeri qe njihte mir rregullat shoqerore. m.gj.ate besniku ne vlor e cuan se ai kishte zbuluar shum nga veprimtaria e njerzve qe ndodheshin ne pushtet dhe po te them me bindje te plot se ate po e kercenonin un qe po te shkruaj e takova pak dit para se te shkonte ne vlor dhe te them te drejten ma pohoi vete kete gje , si shok i thash ik dhe largo nga shqiperia me tha qe gjerat do te rregullohen dhe per kete kishte besim . besoj qe vajtje e tij ne vlor nuk kishte asnje lidhje me situaten se ai mbulonte sektorin e agjentures se huaj ndaj jam i bindur qe ate e eliminuan ata qe sot jan ne pushtet
      .uroj te me kesh kuptuar drejt ,. respekte

  16. Aurel Begaj says:

    Titulli i artikullit thote c’do gje, eshte kot te besh komente

    “Vëllai i oficerit të SHIK: Berisha na premtoi drejtësi për vrasjen e tij”

  17. kel ukaj says:

    Ka absolutisht te drejte Vellaj i viktimes. Por viktima e me sa njoh une shumica absolute e kolegeve te tij kane bere krime. Prandaj pas 23 qershorit pritni gjera te reja e lufte civile.

  18. sadiku says:

    Shikun e dergoi SALA atje ashtu si mobilizoi shume ” ushtare ” drejt jugut. Nji dite para nisjes per ne CERRIK kam takuar SALI MARTININ dhe i kam thene: – Mos shko mish per top per SALI BERISHEN por ktheu ne familje se je djale i vetem dhe nenen e ke te moshuar 80 vjeq.”JA KAM DHANE BESEN SALI BERISHES DHE DUA TE SHKOJ PA TJETER ” MU PERGJIGJ.
    I DHASHE DOREN DUKE I THENE TE SHKOSH E TE VISH SHENDOSH. AI U KTHYE NE ARKIVOL. NE VARRIMIN E TIJ MORI PJESE EDHE SALA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje