Tema TV/ Balla: Tenderi për Lotarinë Kombëtare ishte korruptiv, do e anulojmë (VIDEO)

4 Mars 2013, 14:31Sociale TEMA

Opozita ka kundërshtuar në seancën e sotme të Kuvendit dhënien e licencës për Lotarinë Kombëtare kompanisë “Austrian Lotteries”, duke akuzuar se tenderi ka qenë jo transparent.

Deputeti i PS, Taulant Balla akuzoi qeverinë për afera korruptive, ndërsa ka paralajmëruar se kur socialistët të vijnë në pushtet do ta anulojnë.

“Është korruptive, pasi është pazar i mbyllur shumë kohë më parë që të zhvillohej tenderi. Kriteret që Berisha përdori në tenderin e dhënies së kësaj licence ishin përjashtuese. Qeveria vendosi si kriter disponimin e dy certifikatave për blerësin.  Qeveria nuk vendosi çmimin, por e caktoi çmimin e fiksuar, vetëm këta mund të bëjnë një gjë të tillë, që të fiksohet çmimi 3.5 milion euro. Shqipëria ka vendosur çmimin më të ulët në botë për shitjen e licencës. Pretendimet e kësaj qeveria të korruptuar se çmimin e ulët do e kompensojë më taksa të larta ndaj kompanisë fituese janë mashtrime. Qeveria thotë se përveç taksave të zakonshme do të pagojë një tatim shtesë mbi 10%. Është dëmtuese për buxhetin e shteti dhe akt korruptiv, në këtë kontratë ka shkelje të mjaftueshme për ta anuluar pas 23 qersorit, dhe ka vend për hetim të plotë dhe vënien para përgjegjësive të të kësaj administrate te korruptuar”, tha Balla.

Nga ana e tij, ministri i Financave, Ridvan Bode, hodhi poshtë akuzat e PS-së se kompania ‘Austrian Lotteries’ ishte vendosur të shpallej fituese para se të zhvillohej tenderi.

“Tenderi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe është monitoruar nga qendrat më me eksperiencë në Europë dhe botë. Kompania është e madhe dhe e besueshme. 5% e xhiros do paguhet nga lojtarët, në Austri nuk bëhet. Në Shqipëri do paguhet edhe tarifë mbikëqyrje”, tha Bode.

23 komente në “Tema TV/ Balla: Tenderi për Lotarinë Kombëtare ishte korruptiv, do e anulojmë (VIDEO)”

  1. demiri says:

    A s’na thua cfar ska koruptive tirana mor politikani balla?

    1. juri says:

      Qeverise se korruptuar se Sali berishes i ka ardh fundi.
      Uroj sinqerishte qe zoti Balla te behet minister dhe te kete mundesi te rivendose ne vend te paberat e kesaj qeverie.

      1. Belaja says:

        A e kuptoni sa qesharak beni ju larvat e bunkerit te PS kur nxirrni Ballen te flase per Llotarite?!!!
        Kam qene vete prezent te Taivani ku pasi i la 35 mije euro Taulanti (qe kerkon moter), e kapi ne krah automatin dashte ta thyente kur e kapen prej leckash sampistet dhe e shemben perdhe.

    2. sali BARBARI says:

      Shteti ka rene ne emer te pushtetit dhe perfitimit personal te familjes Berisha. Bjerini sa me shume e sa me fort se keni pune te madhe epr te ber pas 23 qershorit.

    3. doni says:

      Poshte kjo qeveri e korruptuar nga i pari tek i fundit. E kane hajduterin te rrenjosur kaq thelle sa tani po vjedhin njeri tjeterin, gjasme per te ndihmuar partine e tyre te ndyr. PD duhet te ike sa me shpejt. PS duhet te rivendose vlerat ne qeverisjen e saj pas 23 qershorit.
      21 Janari nuk mund te harrohet.

    4. shqiptari says:

      ore un po ju them do na shesi dhe ne shum shpejt biles; ju s’besoni po per 8 vjet esht personi qe ka shit me shum pasurit shqiptaret si asnje person tjeter dhe per 8 vjet arka e shteti boshatiset gjithmon e me shum ku shkojn gjith ato lek?? po ju e keni faji se sala rri ne at pushtet per fajin tuaj, popull pul ne vend qe te votoni per ta zhduk rrini beni sehir; ai sal do vrar me buk ne goj ai dhe familja e tij!!!! ka lindur varfanjak dhe esht ber perandori i shqiperis vetem me ket post! majeni tani…

    5. Diktatori i fundit says:

      I KA ARDH FUNDI KESAJ QEVERIE TE KORRUPTUAR, KESAJ QEVERIA HAJDUTE QE NE KETO 8 VITE VETEM KA VJEDHUR DHE NUK KA BERE ASGJE TJETER.

      DUHET TA LARGOJME SA ME PARE DIKTATORIN E FUNDIT TE SHQIPERISE SEPSE NUK DUROHET ME KY QELBESIRA

    6. fino opure ultimo says:

      korrupsioni ka kohe qe ka kapluar qeverine Berisha,per kete jemi koshiente te gjithe!Cdo lloj ministrie e kesaj qeverie eshte super e kriminuar!Le me pastaj shqiperia e shitur me koçension,aferat ne kete drejtim jane marramendese!Prandaj jam i bindur se te njejtin fat korruptiv ka patur edhe tenderi per llotarine kombetare!

    7. gjyshja says:

      Ne radhe te pare pergezime z.Balla i cili kurdohere ne cdo moment nuk ka lene pa denoncuar aktet kriminare te kesaj qeverie te super korruptuar!
      Klientelizmi ne kete qeveri ka kapur majat ashtu si kurre me pare ne keto 23 vite gjoja demokraci!Prandaj e shoh te domosdoshem ndryshimin ne kete vend,ne menyre urgjente!

    8. agita malltezi says:

      Jane te stershumta rastet qe z.Balla akuzon dhe nxjerr ne shesh te palarat e krimet e kesaj qeverie te korruptuar koke e kembe!Nuk do jete e larget dita qe ky egjim te shporret njehere e mire tutje e te krijojme nje qeveri ne te cilen te egzistoje e te praktikohet meritokracia e jo klientelizmi!

    9. shoku taras says:

      Respekte Balles per denoncimet,ne si popull e falenderojme qe nxjerr ne shesh te palarat e regjimit Salist dhe ne te njejten kohe i premtojme voten!E me pas le te krijohet nje qeveri e afte per te drejtuar popullin e saj!Populli ka kohe qe ka humbur besimin ajo qe na mban gjalle tash per tash eshte shpresa ajo quhet Partia Socialiste!

  2. anonim says:

    O Balla, kur te permendesh emrin e Zamirit si mjet korruptiv atehere do te te besojme. Deri atehere kot e ke, nuk te beson njeri. Jo per gje, por Zamiri ju ka edhe juve miq, apo jo?

    1. @anonim says:

      Z.Balla e ka me sistemin!dhe ne te vertete ketu tek ne sistei eshte teresisht i korruptuar qe nga koka e deri tek kembet,dhe hallka kryesore e sistemit quhet Sali,per kete jemi te gjithe koshiente!Populli shprehet se peshku qelbet nga koka,prandaj ne rastin konkret detyra e z.Balla eshte te denoncoje me fakte,ne menyre qe populli te kuptoje se ç’palo qeveri e qeveris!

  3. coku says:

    po pse llotarine me te tjerat e ndriten keta. i kane bere kaq sherbim te keq vendit sa duhet te kthehet koha ne 2005 dhe te filloje perseri. gjerat qe kane bere keta jane te pariparueshme.

    1. vjollca says:

      ca gjerash kan ber PS ?? nuk jam socialiste po duhet te jemi relaist! e morri shqiperin varferim total e pak e nga pak e rregulloj ne krahasim me 97; ok ka ber ato qe ka ber po nuk krahasohet asnje her me partin komunistet te sales; sot kryetari i PS, fatos nano, qe ka qen per 8 vjet ka ikur, pjesa me e madhe deputetve te PS kan shkuar me PD: ilir meta e kompani; sot PS nuk esht ajo ps e 8 viteve me par esht ps e edi rames; nje PS qe ka figura te ndershme e qe skan lidhje me PS e nanos; pervec disa deputetetve qe jan 8 % e PS te gjith skan asnje lidhje me rrenimin e shqiperis; po PD ca ka PD ka deputet qe jan aty qe prej 10 vjeteve min; dhe problemi esht qe ne snjohim asnje dep te te PD se jan aty per te ber sehir e per te plackit shqiptaret deri ne therrimen e fundit

  4. shendelli says:

    Korrupsioni i kesaj qeverie eshte rrenjosur kaq thelle sa eshte kthyer ne natyre te dyte per te gjithe ministrat e kesaj qeverie. Ne besojme te ju Z. Taulant, sepse me kurajen qe denonconi i keni bere shume shqiptare te mos kene me frike.

  5. Horri i Bulevardit says:

    Disa privatizime strategjike duhet qe ne rradhe te pare te meret ne dore nga ekspertet dhe jo nga finaciere te tipit Bode, qe ja pame aftesite me piramidat dhe kur te jepet okej nga ekspertet, te votohet nga 2/3 e parlamentit, qe neser edhe po te nderrohet qeveria, investimet e privatizimeve, mos te luhen simbas lojes politike te partive.

  6. loosers says:

    Hahaha, Mero te kane dale koleget?? Hahahah sa e forte kjo, po tani si do beje HYPI???

    Shqiptaria kudo ndodhesh, si mendoni?! A janë 3 miq të sinqertë të Shqipërisë???

    Opinionistë të sinqertë e dashamirës të Shqiptarisë.
    Të nderuar, Z.Artan Hoxha (ish kandidat për president), Z.Blendi Fevziu, Z.Artur Zheji, Z.Henry (Neim) Cili dhe padyshim JU Z.Edison Ypi, si mendoni janë miq apo armiq të Shqiperisë.

    Shqiptaria mirëpret opinionin tuaj të sinqertë PUBLIK.

    Me nderime
    Shqiptaria dhe Stafi Act Now Albania!!!

    http://www.facebook.com/actnowalbaniacom

  7. anim says:

    lexoni nje shkrim te ndyre nga Kaci I Zi i Berishes sot tek panorama e metes…
    Duhet te merremi me keta maskarenj si islami i Bishes pasi pa keta nuk ka as Bishe…
    E bukura eshte qe per pothuaj gjithcka qe KACi thote per Ramen duket se i ka per veten e tij … p.sh “paaftësitë e tij të shumëllojta e të panumërta, me kompleksin e tij të inferioritetit, me teknikat makiavelike” – mua kjo fjali me kujton vec Kacin e Zi te berishe (tashme).
    Kushdo duhet ta dije se individe si puna e Kacit eshte me mire ti kesh e mbash larg, dhe se eshte e sigurt qe ne nje te ardhme jo shume te larget dhe nese i preken interesat e tij meskine ai do ti kthehet me po te njejten gforce negative edhe padronit te rradhes. Individe si Kaci kane lindur vetem per te keqija dhe te zhdukin e baltosin cdo gje te bukur e te dlire.
    Mos harroni, ky maskara ish Kryetar i Kuvendit te fund komunist donte tu hiqte dhembet protestuesve, dhe si Minister komunist i arsimit mbylli universitetet per studentet antiregjim pas greves se urise. Per cdo demokrat te ndershem, vendosja e ketij sherbetori te Zi ne listat e PD do te ishte tradheti dhe turpi me i madh. Padyshim pas turpit primar te te qenit nen pushtetin e urdherat e Berishes komunistit me te devotshem e diktatorit hoxhist par-excellence
    Pastaj Kaci behet tejet i bezdisshem ne zhgarravinat e tij e ne kete rast ka harxhuar kaq shume fjale e hapesire gazete per dicka qe ne te gjithe e dijme dhe qe mund te thuhej ne nje fjali. Une e urrej ramen (ashtu sic di te urreje vetem nje njeri i Zi), cfaredo gjeje qe te bej apo mos bej ai dhe qysh nga momneti qe ai me hodhi jashte PS une jam gati te bej aleance edhe me djallin (me Berishen e bej me kenaqesi jo vetem interesat e mija meskine, por per ngjashmerite e karakterit malinj dhe nga prejardhja fshatare/provinciale/shkollore e ambiciet per tu bere komunistet me devotshem te enverit e ramizit e shkelur e vrare kedo qe na del para e pengon ne kete synim) vec PS te mos jete ne pushtet – pasi keshtu shkoj edhe une ne te semes…
    mua me duket se kjo fjali mjafton per Kacin dhe gjithe te zinjte si ai qe kane bere qejf o qejf ne regjimet komuniste te Nano/Metes dhe Berishe 1 & 2.

  8. O ZOT says:

    O palla aman na kendo njehere per kar afilat e xhaxhit qe te vdesim duke qeshur me ate fytyren tende prej debili te punuar aq me “shije” nga krietary pa breke… (ne versionin e librazhdid kuptohet si qendra historike e VK)

  9. Fllad says:

    Balle, pash zotin lere ate llotarine se ju ka mbet merak,por deklaroni se klyshin e serbeve do e coni prapa hekurave dhe shitjen e kromit dhe te hidrocentraleve do i anulloni te gjitha.

    ps PRAPA HEKURAVE TE GJITHE CUBAT DHE SHPUREN E SALISERBIT.

  10. al says:

    o zot po ketu po shitet cdo gje mos kerkon te duartrokasim . po ne qofte se ty nuk te punon truri dhe ke zevendesu me tallash sta kaq fajin njeri. sa per edi pa breke, me qe e paske merak ,ik e boji ndonji kerkese se eshte e sigurte qe nuk ta prish . u bot ju halet me bo humor politik me dhimbjen e popullit qe vuan per buken e gojes,garip prej kartoni.

  11. aaa says:

    Përsëri muzën ma zgjoi,
    Nga Saliu u pataksa,
    Kur Karl Marksin e pickoi,
    Duke folur sot për taksa!

    Përsëri si dikur moti,
    Xha Saliu më haraksi,
    Nis citon me ton idioti,
    Ato që ka shkruar Marksi!

    S’e kupton ky ditëzi,
    S’e kupton dot me kë matet,
    Sepse Marksi kish si ky,
    Njëmijë qime te hallatet!

    Për gjeniun zë e flet,
    Pa doganë si injorant
    Është njësoj sikur një mizë,
    Të pickojë një elefant!

    A e di ti, o Sali,
    Nip stërnip i Nastradinit,
    Se Anglia e ka nxjerrë,
    Më të madhin e njerëzimit?

    Ca si ty venë edhe vijnë,
    Siç je sot do mbetesh hije,
    Dot s’e shkruan historinë,
    Me prelude marrëzie!

    Ç’mrekulli na fali Zoti,
    Them me vete ndonjëherë,
    Para teje Don Kishoti,
    Është një diletant i mjerë!

    Të na rrosh o xha Sali,
    Se na ngope me përshesh,
    Vetja po të ngjan gjeni,
    Po ti thjesht ke ik’ për lesh!

    Veç për mua je si fant,
    Bir i ndritur i Tropojës,
    Se nga ty e kam garant,
    Për çdo ditë bukën e gojës!

    Tash je me ngarkesë të plotë,
    Se janë vjedhjet e qershorit,
    Jepi ymër Zot, o Zot,
    Kombinatit të humorit!
    AD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje