Dashuria për gruan, e vret për ta shpëtuar nga dhimbjet

4 Mars 2013, 14:19Lifestyle TEMA

Një ngjarje tragjike është shënuar në Viçenca të Italisë, ku një 83-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 79-vjeçare. Shkak për këtë është bërë dashuria e madhe që ka pasur ai për të shoqen.

Marcello Rigodanzo ka shkrepur një plumb në kokën e së shoqes, Adriana Carolo, teksa kjo e fundit flinte, për shkak se 79-vjeçarje vuante nga Alzheimer dhe ishte në një gjendje shumë të rëndë.

Ajo vuante prej 6 vitesh dhe dy bashkëshortët nuk kanë lënë spital pa shkuar, për të gjetur një zgjidhje.

Dy bashkëshortët jetonin vetëm, pasi katër fëmijët e tyre, tre nga të cilat femra, kishin krijuar familjet e tyre.

Policia tha se Rigodanco e ka kryer vrasjen gjatë një momenti dëshpërimi dhe tashmë ai do të gjykohet për vrasje me dashje.

 

2 komente në “Dashuria për gruan, e vret për ta shpëtuar nga dhimbjet”

  1. LOLA says:

    o zot cfare histori e dhimbshme tamam si neper filma

  2. labi-vl says:

    LOLA..sa heq e vuan dhe ti na keto ngjarjet tragjedike..e paske sensibilitetin ne shkall te lart yll..besoj jo vetem ne kete drejtim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje