Një grup studentësh dhe të rinjsh mitrovicas kanë vallëzuar të dielën në stilin “Harlem Shake” mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, një formë e pazakontë e kërcimit që po shndërrohet në fenomen botëror. Ata thanë se përmes kësaj performance artistike të organizuar pikërisht mbi urë, dëshirojnë të dërgojnë mesazhin se urat duhet të shërbejnë për bashkim dhe lëvizje të lirë të qytetarëve, e jo për ndarjen e tyre.
Musa Damati, përfaqësues rinor në Mitrovicë, tha për Kosovapress se urat duhet të bashkojnë, përndryshe humbet kuptimi i tyre.
“Me këtë organizim artistik rinia e Mitrovicës ka për synim të përçoj mesazh në lidhje me atë se urat duhet të shërbejnë si mjet për lëvizjen e lirë të qytetarëve, e jo për ndarje dhe konflikte midis tyre. Gjithashtu me këtë organizim rinia e Mitrovicës apelon tek bashkëmoshatarët tanë serbë në veri, të mos bien pre e grupeve të caktuara kriminale, por të integrohen në jetën shoqërore dhe sociale të shtetit më të ri në Evropë, sepse perspektiva dhe e ardhmja e tyre është këtu në Republikën e Kosovës”, ka thënë Damati.
Ndërkaq, të rinjtë mitrovicas u shprehën të kënaqur me një organizim të tillë, duke thënë se ky qytet me plot tensione, vërtetë ka nevojë për ngjarje të tilla.
Gjatë kohës së vallëzimit që ka zgjatur rreth gjysmë ore, shumë njerëz janë treguar kureshtarë për t’u tubuar përskaj urës kryesore të Ibrit dhe për të shikuar ngjarjen, ndërkohë që interesim i qytetarëve është vërejtur edhe nga pjesa veriore e qytetit. Policia e Kosovës ka vëzhguar për së afërmi ngjarjen dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
http://www.youtube.com/watch?v=52egdWH9ZVA&feature=share&list=UULBNdxJOyWo-o_8yLnWAxBQ
priten komente te forta nga bythofagu dhe kermat e tjera greke te forumit..
Duhet te kishin marr ne Bleonen lakuriq me kangen “Ti nuk din as me ma lyp”
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/bleona-what-about-this.html
Ca ka lidhje videoja me titullin e lajmit????