Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), ka reaguar pas lajmit se Gjykata Kushtetuese i ka hapur dritën jeshile zhvillimit të këtij referendumi.
Ata e quajnë këtë një moment historik.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën mbajtjes së një referendum të përgjithshëm mbi importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë është një nga momentet më pozitive të historisë së demokracisë shqiptare. Jemi para një momenti historik, sepse për herë të parë në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar një iniciativë referendare qytetare shkon e sigurt drejt kryerjes së një referendumi kombëtar,” thuhet në deklaratën e AKIP.
Megjithatë aktivistët e shoqërisë civile thonë se beteja kundër importit të plehrave nuk ka mbaruar ende.
“Mbi 64 mijë qytetarët firmëtarë mund të ndjehen krenarë se ne të gjithë ia dolëm. Grupi nismëtar e ka të vështirë të harrojë përpjekjet dhe këmbënguljen e të gjithë firmëtarëve për të dhënë firmën e tyre në përputhje me kushtet torturuese të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë muajve të parë të vitit 2012.
Për secilin prej atyre që firmosën, një falënderim i veçantë në emër të të gjithë shqiptarëve. Secili prej tyre duhet të ndihet sot krenar sepse ka kontribuar jo vetëm në forcimin e demokracisë, por edhe në mbrojtjen e vendit dhe të jetës sonë nga rreziku i importimit të plehrave. Së fundi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se pretendimet e qeverisë kundër mbajtjes së referendumit ishin të pabaza.
Lejimi i referendumit për importin e mbetjeve është një arritje e madhe për të gjithë shoqërinë shqiptare. Megjithatë beteja kundër importit të plehrave nuk ka përfunduar ende”.
nje shembull se qytetaret kane force te madhe
Nuk ka nevoje per falenderime!
E beme per femijet tane.
Turp t’ju vije atyre te cileve iu ofrua mundesia tu tregojne femijeve te tyre se sa mendon babi dhe mami per ta dhe te ardhmen e tyre.
Gjithsesi ju mbetet edhe nje shans diten e votimit.
Ne nuk duam falenderime per mundesine qe iu ofruam!
Bravo AKIP!!!
po kjo eshte e vertete,,po se do qe ne rastin me te mire referendumi behet vitin tjeter 2014..dhe sa te vije ne pushtet ps ,,,do e grisi ate ligj…kursehen dhe lek keshtu…ne 23 qershor votoni ps dhe e fshini ligjin..
Beteja ka perfunduar. Plehrat kane fituar.
Ky pyet Berisha nga vendimi i Kushtetueses ? A nuk e anulloi Kushtetuesja dhurimin e detit Jon “miqve greke”? E, pra, greket vazhdojne ta trajtojne si detin e tyre edhe pjesen shqiptare qe u fali Berisha. Nga plehrat nuk shpetoni dot, o shqiptare, per sa kohe do pranoni te qeveriseni nga plehrat! Mbusheni mendjen nje here e mire per kete !