TemA TV/ Edi Rama: Do ripërtërijmë rrjetin kombëtar të rrugëve (VIDEO)

5 Mars 2013, 18:31Sociale TEMA

Partia Socialiste ka organizuar në qytetin e Fushë-Krujës një takim me temë “Siguria Rrugore”. Në takim është diskutuar gjendja aktuale e infrastrukturës rrugore në vend si dhe pasojat tragjike që sjell situata skandaloze e rrugëve për jetën e qytetarëve. Po ashtu është bërë një prezantim i strategjisë së parashikuar në programin e PS, për një Rilindje Shqiptare për ta ndryshuar pasigurinë në rrugët e vendit.

Fushë Kruja është zgjedhur jo rastësisht për këtë takim, pasi këtu fillon ajo që nga qytetarët është pagëzuar me emrin “autostrada e vdekjes”, segmenti rrugor që lidh kryeqytetin me pjesën veriore të vendit. Në takimin me qytetarët e Fushë Krujës merrnin pjesë kryetari i PS, Edi Rama, Sekretari Organizativ i kësaj partie, Blendi Klosi, anëtarët e grupit të punës për programin, Eglantina Gjermeni dhe Artan Lame, si dhe drejtues të pushtetit vendor.

Kryetari i PS-së, Edi Rama duke marrë fjalën në takim bërë një përshkrim të situatës tragjike në rrugë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë përballë kësaj situate: “Shqipëria ka katër herë më pak automjete për 100 mijë banorë se sa të gjitha vendet e Bashkimit Europian edhe të rajonit dhe katër herë më shumë aksidente për 100 mijë banorë. Qeveria ka ngritur një komitet. E quajnë komiteti ndërministror për sigurinë rrugore, që e kryeson kryeministri. Në tetë vjet ky komitet është mbledhur vetëm një herë, në vitin 2006 dhe ndërkohë sipas statistikave çdo ditë një shqiptar vdes në rrugë dhe tre të tjerë plagosen. Sot në vitin 2013 Shqipëria nuk ka asnjë metër rrugë të certifikuar dhe të plotësuar sipas standardeve europiane, siç i kanë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ose që janë kandidate për në Bashkimin Europian. Në programin për mirëmbajtjen e rrugëve të gjithë Shqipërisë këta kanë vendosur vetëm 13 milionë dollarë, 1.3 milionë dollarë për gjithë veriun dhe 9 mijë dollarë për Rrugën e Kombit, ku sigurisht ka një element të pandashëm që është dëbora dhe vetëm për shkak të dëborës, mos të llogarisim asgjë tjetër, fondi i mirëmbajtjes duhet të jetë shumë i lartë.

Për sa kohë që qeveria nuk do të kuptojë, ose do të bëjë sikur nuk kupton që numri i madh i aksidenteve nuk është i lidhur me policinë, apo me qytetarin, por është i lidhur me gjendjen fizike të rrugëve, kjo gjendje nuk mund të përmirësohet ndjeshëm”.

Më tej Rama është ndalur në atë se çfarë do të bëjë PS për të ndryshuar këtë situatë: “Ajo që ne do bëjmë është ngritja e një Qendre Kombëtare të Kontrollit të Trafikut Rrugor, siç e ka gjithë bota. Ne duam është në sistemi arsimor shqiptar, publik apo jo publik, të ketë një program siç e ka gjithë Europa, të përshkallëzuar nga klasa e parë deri në shkollën e mesme, për edukimin rrugor. Ndërkohë që rrjetin kombëtar bazë do ta ripërtërijmë krejtësisht në të gjithë Shqipërinë. Me masat që do marrim në dy vitet e para do ta zvogëlojmë me 20% dhe në mandatin e parë ta përgjysmojmë numrin e vdekjeve për shkak të rrugës në Shqipëri”.

Kryetari i PS ka shfrytëzuar rastin për të komentuar edhe vendimin e qeverisë për të parashikuar në buxhetin e vitit 2013 shpenzime vetëm për shtatë muaj dhe jo për 12. “Buxheti e konsideron vitin 2013, si një vit me 7 muaj dhe jo me 12 muaj, sigurisht që kjo nuk është një lajthitje, në kuptimin e përpjekjes së qeverisë për ta ndryshuar edhe kalendarin nga 12 muaj në 7. Kjo është shprehje e faktit që kjo qeveri e di se pas shtatë muajsh nuk do jetë më”, është shprehur kryesocialisti Rama.

40 komente në “TemA TV/ Edi Rama: Do ripërtërijmë rrjetin kombëtar të rrugëve (VIDEO)”

  1. e/ says:

    Qeveria ka hapur trase po nuk ka bere as edhe nje rruge – shikoni sa vdesin sot. Ky eshte nje problem e plage e hapur qe shpresoj vertet ta zgjidhe PS dhe Rama pas 23 qershorit

    1. oliver says:

      Projekti per Rilindje duket si nje projekt i vertet politike, jo amballazh pastash si keto qe jane bere keto vite. Mendoj se Rama do fitoj ket here, ka ardh koha me ua kthy Shqiprin shqiptareve e me i cu prape ne malsi kta qe dun vec me vjedh

      1. besnik says:

        Sistemi rrugor ka vertet nevoje per nderhyrje sepse sali berisha ka bere rruge vetem per fushate, i nis rruget dhe i inaguron perpara afatit te mbarimit duke i lene ato pergjysem dhe te paperfunduara. Zgjidhja duhet te vije sa me shpejt qe keto rruge te mos pergjaken me ne ta ardhmen.

        1. DONI says:

          Kjo qeveri gjate ketij mandati qeverises vertet ka ndermarre nisma per te ndertuar rruge te rendesishme, por ama kostoja e tyre ka qene me te veretet shume e larte dhe e paperballueshme. Me aq para sa jane harxhuar ne rrugen e kombit, do ishte bere dhe autostrada e elbasanit. Vjedhja eshte kryefjala e kesaj qeverie.

          1. beni says:

            Gjithemone saliu kur ka ndertuar rruget nuk eshte nisur nga fakti se ku ishte me emergjente per ta bere nje rruge, por eshte nisur nga fakti se cfare rruge do ti siguronte atij vota. Ai sdo tja dije se sa eshte kostoja e rruge, mjaftohet qe te behet qofte edhe me nje kosto sa te nje rruge ne Berlin.

      2. leandro says:

        Besojme se zgjidhja e ketij problemi do te vije nga PS sepse Sali Berisha jo qe nuk po paraqet asnje program apo zgjidhje per kete problem, por po e degradon akoma me keq sistemi rrugor.

        Nis rruget dhe i le pergjysem apo te gjymtuara. Kemi rruge qe nuk plotesojne asnje kriter sigurie por qe parate jane hedhur tamam.

        1. Berti says:

          Me berishen ne krye ne po bejme vetem hapa prapa dhe jo para sic thote ai sepse ai po ben cdo gje ne koken e vet dhe spyet asnjeri.

          Tamam si Enver Hoxha, idhulli i tij.

        2. iluminati says:

          Zgjidhja per kete problem po paraqitet nga PS, tani ne na ngelet qe ta votojme masivisht kete program me 23 qershor.

    2. ballaboksi says:

      A do dale gje hajvani qe aktualisht punon hajdut ne kryeministri te flase me ndonje vic? Ai qe do i vinte chip vicit?
      Program politik teresor duket ky – me pelqen qe ai qe do te behet kryeminister po prezanton nje projekt para popullit.
      Ky qe kemi jo projekt qe ska, po as te vjedhe ide nuk di mire.
      Votat po i merr me merita Z. Rama, vazhdo punen se fitorja te pret ne 23 Qershor.

      1. goni says:

        Duan vertet qe sali berisha te largohet nga jeta politike dhe besojme qe e ardhmja do jete me e bukur me Edi Ramen. Duhet ta mbeshtesim fuqishem programin e PS.

        Rilindja nuk vjen vete, por ajo kerkohet.

    3. halldup Sali says:

      Shqiperia ka nevoje per nje drejtim te ndryshem nga ky.
      Ka ardhur koha e EDI RAMES – kete e shohim te gjithe!

    4. gertjan says:

      Rruget te cilat pershkojme cdo dite me makine jane te pasigurta!Kjo ndodh rendom ne rruget ke tereni eshte i veshtire aty ku siguria duhet te jete maksimale aty shteti yne as qe e çan koken fare!
      Ashtu si ne te gjithe sektoret edhe ne kete drejtim ka nevoje per reforme te thelle!

    5. gjyshja says:

      Jane te shuma rastet ku emertimi i disa segmenteve rrugore ne vendin tone eshte rruga e vdekjes!Askidentet ne keto segmente perfundojne tragjikisht duke marre jete njerezish!Po qeveria nga ena e saj cben?Ajo thjeshtee hesht e as qe do tja dije,as qe merret fare me rritjen e sigurise ne keto segmente!

    6. shoku mali says:

      Rruget jane per ibret duhet punuar ne menyre kolosale dhe urgjente ne disa segmente!Si shkak i gjendjes se tyre aktuale kane ndodhur nje numer teper i madh aksidentesh me pasoje vdekjen!Reformim

    7. emigrantia says:

      po ke shum te drejt o edi rama po shyqryr nje politkaniT i jan hapur syt; nje shoqja ime amerikane erdhI te vizitonte shqiperin dhe tha ketu njerezit per te qarkulluar me makin duhet te jen Schumacker se ndryshe sja del dot:) ehhhh …ju thoni dhe realitetin shqiptar por jan disa qe nuk kan sy per te par dhe vesh per te degjuar por kur i ndodh ndonje aksident thojn: e ka fajin zoti ose nje tjeter… por jooo o zoterinj nuk e ka asnjeri e as tjetri e ka fajin shteti qe ska norma ska asnje gje! saliu e ka ber shqiperin si kambogjia me shofera SCHUMACKER!!

    8. klodi says:

      Detyre shume te veshtire ke marre persiper sepse ne vendin tone rruget jane ne gjendje mizerabel,por duke pare programin qe ka Ps gjithcka eshte e mundshme.bravo dhe Rilindje

    9. PINOKU says:

      Keshtu premtoi dhe Saliu para se te vinte ne pushtet. Me te thene e me te bere eshte ne mes nje mal i tere. Me shume tendera do te thuash, per iqete e tu dhe firmat e ndertimit qe punojne per ty

  2. igli says:

    I gjithe vendi ka nevoj per Rilindje – Edi Rama eshte kryeministri qe meritojm, jo ky lloj maskarai qe na drejton tani, matrapaz e ish komunist sic mund te jete vetem nje Sali

  3. TONI PALAS says:

    mos e boni sa te vej ky palla ne cdo kilometer nga nje polic se i duhen tani ,qe i ka ardh fundi.

  4. adelina says:

    Po vjen Rilindja – 23 qershori eshte nje dite e shenuar per te gjithe njrezit liridashes te Shqiperise, do jet dita kur do heqim edhe diktatorin e fundit.

  5. wwww says:

    Dita dites po duket se kjo qeveri e ka hup fillin
    Duhet rotacion, ndryshe nuk permiresohet kurre politika
    Ndaj ne doni akoam kete fare hajdutrie o shqiptare – ose e di cke, nuk flas fare me ata shqiptare – po me gjith te tjeret
    Duhet votu ky robi me i heq qafe keta e me e ber si paralajmerim ne te ardhmen.

  6. Duhet shume pune – po une besoj se jeni mundesia e fundit qe ka ky vend per te gjetur veten ne Europe. Diktatori Berish po na con gjithmone e me shume drejt humneres

  7. TONI PALAS says:

    O DAJE BONI IVENTARIN SE KA PER TJA U FUT KY MALOKU I FLLIQ.

  8. Lenini says:

    E me te lumte Edi Rama,e paske kuptuar mire ne cilat tendera u pasuruan ministrat dhe Saliu.Ne tenderat e rrugeve.Hallall te qofte,per te rjepur je shume i zoti,por çe do se nuk fiton dot e sidomos duke larguar njerezit e ndershem nga PS.

  9. luis says:

    As nuk diskutohet ore vella se ti je i vetmi qe te mbush me shprese.
    Flet si nje politikan i mirefillte europian pa folklorizma,pa nacionalizma absurde,pa sharje dhe ofendime,pa thashetheme por me nje program te qarte qeverises dhe plotesisht i prekshem dhe plotesisht i realizueshem sepse ti di ti vesh ne pune njerezit dhe kete e ke treguar me kohe.
    Ti do jesh patjeter kryeministri i ardhshem dhe askush nuk mund te te ndale sepse mjaft vuajten shqiptaret na hajvanet dhe sulltanet ne drejtim.
    E di se nuk do ta kesh te lehte se shume ujera dhe shume rryma kerkojne te te sfidojne por ti ke popullin e ndershem dhe pjesen inteligjente te Shqiperise qe do te ta jape voten dhe atehere askush nuk do te hapet me para teje perkundrazi do vrapojne se kush te qendroje me afer por prej ketyreve ruaju se keta jane me te felliqurit.

  10. kico says:

    Pse nuk e thu troc o Komandant qe do ti bosh rruget e Memedheut te rilindur si rruget e Tirones dhe pastaj te mungon pajtoni i Ismailit qe te rilindesh tamam.

  11. safeti says:

    Edviiinn, cfar do besh nese i humbet zgjedhjet? qe e ke te sigurt kjo esht pyetja qe kerkojn pergjigje socjalistet. Baza po pergatitet per 2017 se per keto zgjedhje e kan fjetur mendjen.

    1. AHA says:

      Me lejo te nderhyj safeti,nuk eshte puna se c’fare do te beje ED RAMA ,sepse qe ti fitoje do te thote te vjedhe perseri ,puna eshte c’fare do beje Evropa me programin e saj te zgjerimit qe perfshin tere Ballkanin,a do te pranoje ne mes te saj nje ish komunist te pandreqshem qe vjedh votat ne mes te dites,vret protestues me duar ne xhepa vjedh tere fondet per familjen mban lidhje me kriminalitetin etj,etj!

  12. akil says:

    Ik o palle mos genje me shume boll ke thene kaq,te ka ardhur ora me fitu mos llap kot me kot.

  13. Horri i Bulevardit says:

    Thuje zoti berrish thuje si e ka ba pucin aj edvin rama kunra fatos nanos, thuja ktyne qi ta marrin vesht se cfar pisi asht aj edvini, se kta sdun me votu tre ligje se akoma se din se aj edvini si ka fut far mlistat par deputet, thuja thuja zoti berrish, se ta marrin vesht se qfar kryetari tkeq kan.

  14. luis says:

    Safete dylbere
    hajde se jem vetem eeee
    te ta jap une k….eeee.Besoj e di kete kenge ore saluci i vogel.Ik ore hajvan si nuk te vjen turp te mbrosh akoma nje te cmendur si Saliu qe na cau trapin plot 22 vjet.Ore ti do jesh nga ata funderrinat aziatike qe nuk ngopeni me udheheqesa te perjetshem.Po kuptohet se nuk mund te jesh ndryshe se keshtu ke adhuruar Dullen e dikurshem dhe keshtu adhuron kete Dullen e sotshem dhe te gjithe dullat qe kane emrin tend.

    1. Meleku says:

      Luis qenke “malok”?

  15. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    ORE PO KY MISTER 20% KOKEDERRI RAMA SA RRUGE NDERTOI NE TIRANE PER 11VITE HAHAHAH

    1. tefta says:

      Rama PERSA KOHE QE ISHTE hoqi gjith halete e ndertuara tek lana dhe parku rinia QE MBUSHEN LANEN ME MUT DHE TIRONA VINTE ERA MUT DHE KAFSHERI DHE RAMES NUK I DHA NJERI PARE SIC PO I MERR SOT LULJA E KUNATIT

  16. Emrat fallco says:

    Trecereku komentuese flasin me fjale kot me kot “bravo e te lumte”. Dukeni qe jeni komentues me pagese nga Ps-ja. Or barkthare lavderojeni icik me stil Ramen se late nam.

    1. Meleku says:

      Eshte i njejti person qe shkruan parrulla ne cdo shkrim. Maniak!

  17. SI TE GJITHA PROBLEMET E TJERA DUHET TE RILINDE EDHE RRJETI RRUGORE.

    Takimi ne fushkruje nuk eshte thjeshte vetem per aksidentet. Mendoi une qe Kryetari PS Edi Rama aty ka para me gjat problemet..Ne Fushekruje bashkohen tre korridore. Korridori Durres Merdvegje, Korridori Durres Diber Maqedoni dhe Korridori Durres Shkoder Mali Zi dhe qe te tre korridoret futen thell ne zemeer te Evropes Qendrore, Te Evropes Lindore dhe te Asaj Perendimore nga Mali i Zi. Pra ketu kemi nje pozicion tejet strategjik Pikrishte ne kete pozicion strategjik edhe Gjorgj Bushi beri takimin me popullin e Fushkrujes ku dhe i dha nje impules te shpejte ndertimit te rruges se Kombit.
    Berisha pretendon se e ka bere rrugen e Kombit. Ne te vertet ai me shume vodhi ne rrugen e Kombit se sa rregulloi ate. Rruga eshte jashte cilesise dhe parametrave tekenike dhe nga Rresheni e deri ne Vopre rruga nuk eshte e bere me qellim qe ajo te lidhet me rrugen e Durresit. Po ashtu edhe rruga e Arberit eshte problem shume i madhe qe me sa duket do ti ngelet PS per ta ndertuar. Ndersa rruga Fushkruj Shkopder edhe ajo eshte gjysmeka. Te gjitha keto vetem ne keto tre akse kane probleme shume te medha.
    Berisha nuk ka fonde. Miratimi i buxhetit per shtat muaj tregon qarte qe Berisha do te leje token e djegur kure te behet rr\otacioni politiker. Berisha eshte mesuar te dorzoi pushtet pa inventar edhe kete rradhe sic po duke te njejte gje po ben. Ai llogarite qe njemuaj pas zgjedhjeve arkat e shtetit te jen bosh me mendimin e tije qe sapo te filloi pune qeveria e re te ngelet pa asnje leke ne arken e shtetit. Ky eshte dhe misioni i Berishes.
    Berisha po lajthitet se si te frenoi partin Socialiste qe tani.Programi i Rilindjes se PS Berishen e ka vene ne dilem te madhe. Vetem nje gje po mundohet te beje Berisha. Nepermes manipulimit te zgjedhjeve po kerkon qe te kete nje numer deputetesh te barabarte te cilet ti perdore ato per te penguar kete rilindje gjate zbatimit te ketije program te PS gjate mandatit te ardheshem.2013.!

  18. tourkofagos says:

    Te gjithe ne prgjs,shpreheni per nje ndryshim,per nje pasqyre tjeter te rrugeve apo jetes ne Shqiperi,por asnjeri nuk ben pyetjen se:
    -Cilet do te bejne kete ndryshim,ose me sakte me cilet do te behet ky ndryshim!!!????Realiteti shqiptar eshte i zi ne shume drejtime.Nje ne cdo tre shqipfoles eshte hajdut,grabites,batakci,dembel,i papergjegjshem.Kjo duket ne cdo hallke te jetes.Shkon ne sherbime sociale,punonjesit sapo u bie ne dore,gjeja e pare qe kane ne praktike eshte sesi te ”hane” te gjalle,pagese,mashtrim,pafytyresi,poshtersi.
    Si mund te kemi sistem rrugor ne sherbim te popullit,kur neper rruge kemi police/kusare shqipfoles,qe nuk kane asnje ndryshim nga policet e Malit,Mogadeshit,Afghanistanit apo ndonje shtet zulu-she!!!!???
    Pra ,qe te shpresosh ne ato qe thote Rama,duhet te kalojne te pakten 100vjt,sepse Shqiperia ka shtresa te tilla njerezish qe nuk i gjen as edhe ne mes zulu-she………

  19. Berlin says:

    Po shan i dhjeri te permjerin ?

  20. ftohte says:

    ..rruget..
    -Dje isha ne shkoder dhe pash mjaft rruge..te pambaruara ,ku shtepite qe ndoshta marin tapite mund t ja u marre ballkonin ndonje vinc kur kalon, se rruge jane..E mendoj qe anash rrugeve te kete nje blog pemesh,per eleminimin e ajrit te qelbur,nejse kjo eshte pune specialistesh dhe jo romantikesh taksa pagues .
    -Pastaj SHkodra..qyteti ite gjitha vlerave,por me nje interes zero nga politika..,qe duhet ta mendoje si nje kryeqytet i se ardhmes…le per te desheruar[nuk e di a ka plan zhvillimi?]
    ..-i uroj shkodres time,te prinderve te mij,te paraardhesve te mij dhe te gjith atyre qe jetojne atje zoti jau lehtesofte veshtiresite dhe ti hapin syte per te ardhmen,jeten e femijve te tyre,[sepse per mua jane me te miret..]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje