TemA TV/ FRD prezanton programin dhe sloganin: Fund tranzicionit për shtetin dhe qytetarët (VIDEO)

4 Mars 2013, 18:59Sociale TEMA
TemA TV/ FRD prezanton programin dhe sloganin: Fund tranzicionit për

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi prezantoi projektin programor të FRD-së.

Topi theksoi se në program përfshihen nisma kurajoze që sjellin ndryshim të prekshëm për shtetin dhe shoqërinë, që në plan afatshkurtër i japin fund tranzicionit dhe në plan afatgjatë përbëjnë garanci për një Shqipëri të anëtarësuar në BE.

Topi prezantoi edhe sloganin elektoral të FRD-së “Fund tranzicionit për shtetin dhe qytetarët”.

Topi tha se FRD lufton për parime.

“22 vjet mjaftuan me eksperimente politike, konflikte pa sens dhe politikanë aventurierë që kurrë nuk panë përtej portofolit dhe teserës së tyre. Mjaftuan dy dekada me modele të keqqeverisjes, të uzurpimit të institucioneve, të pazarit me votën dhe lënies përsëri të Shqipërisë jashtë Evropës së Bashkuar. FRD lufton për parime, për principe, për moral politik, pra për gjithçka çfarë politika ka refuzuar t’u ofrojë qytetarëve. Ne duam të ndryshojmë sistemin politik, të rikthejmë demokracinë, ta bëjmë atë funksionale dhe të kemi më në fund një shtet demokratik, evropian, krenar për qytetarët e tij dhe në shërbim të tyre.

Ata që kërkojnë të mos ndryshoni, por të ecni përpara me këto modele të dështuara, ata duan një Shqipëri siç është për shkak të tyre: në krizë ekonomike, të izoluar nga perëndimi, me institucione të kapura, me rini që kërkon të largohet nga vendi, me papunësi të lartë dhe me një kastë qeveritarësh që kontrollojnë pasuritë publike e private,” tha Topi.

Kreu i FRD ka sulmuar të dy partitë më të mëdha, duke thënë se janë njësoj.

“Ata që premtojnë rilindjen por kanë vite që ushqejnë me vota e pazare politike qeverinë, duan thjesht e vetëm të zëvendësojnë emrat, pa prekur modelin e sotëm keq-qeverisës e abuzues.

Tashmë FRD nuk është një projekt i zakonshëm politik, por një detyrim përpara qytetarëve e shoqërisë, është një garanci se pas qershorit politika nuk do të abuzojë me votën dhe institucionet, shteti të mos parcelizohet në ngjyra partiake apo që të njësohet me kryeministrin e radhës, apo që një individ, një familje apo një klan i ngushtë njerëzish nuk do të mund të marrin më vendime për shtetin, qytetarët, liritë politike, pronat dhe të drejtat e tyre,” tha Topi.

“Për ta jetuar projektin tonë politik nuk mjafton vetëm vullneti i mirë, mbështetja e pjesës më civile në shoqëri, por duhen edhe akte konkrete pune, një kontratë besimi midis FRD dhe qytetarëve. Pikërisht për këtë jemi sot së bashku – për të prezantuar projektin tonë programor. Janë ide dhe angazhime për të cilat ne nuk kemi dilemë se janë në shërbim të projektit tonë për shtetin dhe qytetarët. Janë nisma kurajoze që sjellin ndryshim të prekshëm për shtetin dhe shoqërinë, që në plan afatshkurtër i japin fund tranzicionit dhe në plan afatgjatë përbëjnë garanci për një Shqipëri të anëtarësuar në Bashkimin Evropian,” vijoi kreu i FRD.

Topi tha se përfaqëson një parti të qendrës së djathtë, dhe është zëdhënëse e brezit të ri, e qytetarisë aktive në shoqëri, e botës së biznesit, e komunitetit të ish- përndjekurve politikë dhe pronarëve, fermerëve, e elitës intelektuale dhe traditës fisnike në shoqërinë shqiptare.

“Në qendër të politikave të FRD janë shtyllat kryesore të platformës së qendrës së djathtë: individi, familja, prona, shteti i së drejtës dhe qeverisja institucionale, elementë të cilët i mungojnë sot jetës politike dhe institucionale në Shqipëri. Në përgjigje të këtyre cilësive programi ynë ndahet në katër shtylla kryesore: në reformën institucionale, në reformën ekonomike, në sektorët prioritarë socialë dhe të shërbimeve si dhe në specifikimet e problematikave të grupeve identifikuese të përfaqësuar në FRD,” përfundoi Topi.

20 komente në “TemA TV/ FRD prezanton programin dhe sloganin: Fund tranzicionit për shtetin dhe qytetarët (VIDEO)”

  1. enea says:

    Ti kur ishe President, cfare bere? Kishe gje kurajo te fiksoje problemet e shqiptareve??
    Tani qe ke krijuar nje parti te deshtuar, kerkon te fitosh ndonje karrige.

    Cfare programi ke ti????

    1. Albogentivlora says:

      O Bamir me mire hesht se sa thua keto pallavra. Po pse ti nuk ke qene pjese e ketij tranzicioni te tejzgjatur?
      Apo do thuash qe nuk me la Berisha te punoja per Shqiperine. Mos ja fut kot po mblidh mendjen dhe fillo te reformatosh te djathten se aq na e ka veshtirur sa nuk duam ti zeme emrin.

  2. Ben Chicago says:

    bravo bamir
    nuk flet me me heshtje

  3. Dean says:

    Ti mer Bamiro e ke me terezi,mer lal.

  4. socialisti says:

    ku ishe deri dje ti o palle.a te kujtohet cfare ke bere keto dy dekada. more byth lepires qe sje tjeter

  5. analist says:

    Bamir agai akuzon PS dhe cuditerisht PD per pazar votash, ne nje kohe qe me pazar votash te PD dhe degjeneratave te Nano-PS arriti kulmin e karrieres se tij politike!
    Pune plehrash!

  6. Mitfani says:

    Tashti e morem vesh pse me pare flisje me “heshtje”. Paske patur te drejte. Mos e prish muhabetin tani ne fund. Me mire mos fol, se te mbaka ere te keqe goja. Vetem si do ia besh emrit te partise… Fryma e re…?!

  7. Juiii says:

    Filloi me rrejt prap ky.
    Ka 23 vjet qe udheheq shqipninn,edhe president ka ken,dhe tash po kujtohet me mbaru tranzitin.

  8. pelivan says:

    Urime z.topi dhe te vafte mbare. Edhe pse je me shume se i vonuar, qe do te thote, MERHUM!(Merhum,ne u themi te dekurve)Dhe s’ke per te fituar asnje deputet,sepse ende s’ke bere nje autokritike te vetme per 20-te. vitet qe ke udhehequr kete vend se bashku me ate burrin bushter,biles ke qene me i madh ti zotri, qe kerkon te trimerohesh sot(!)Fakti qe s’bashkohesh (Te pakten sa per t’a hequr kucedren qe ka zene ujin),me opozitaret,do te thote se je mundur me perpara se te ndeshesh. Sinqerishte, qe keto i theme i keqardhur…

  9. timo says:

    Z. Topi përditë e më tepër po na habit. Sot, me sa duket, dëshëron të na bëjë edhe për të qeshur. Berisha dhe Rama na paskan qeverisur deri sot sëbashku. Kurse Z. Topi, Nënkryetar i Partisë së Berishës, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Berishës dhe President i Republikës i sgjedhur nga Berisha, nuk na paska qeverisur me Berishën. Po krijoj bindjen e plotë se Z. Topi, i angazhuar në PD për një kohë të gjatë, pavarësisht se i larguar prej saj, është infektuar nga NASTRADINIZMI i Berishës.

  10. realisti says:

    Bakteret dhe ruazat e bardha.

    Z.Topi keta xhelozet duan te te gjejne qimen ne qull,ta bejne tra per te ulur vlerat e FRD-ke.
    Kjo eshte utopi,sepse 22 vite vertetuan kush i ka fajet qe jemi ne fund dhe pasaniket ende vjedhin.
    FRD as ka vjedhur as ka vrare,stafi i saj ka shqiptare me karakter,eshte tjeter pune qe ne shqiperi naivet,servilet, s’dallojne bakteret nga ruazat e bardha,per pasoje bakteret i lejojne te perhapen qe Shqiperia eshte e semure, vecan ne drejtresi.

  11. SKENDER BEU I VJETER says:

    MIRE NE NGATROJME BAKTERIET ME RUAZAT E BARDHA O REALIST ,PO BAMIRI PSE I NGATRON RUAZAT E KUQE ME TE BARDHAT DHE VEHTEN E TIJ SI QELIZE KANCEROGJENE E PD DIKUR ME RUAZAT E BARDHA APO DO TA KETHEJE SHQIPERINE NGA SEMUNDJE IFEKTIVE QE I KA FUTUR DOKTOR PRESIDENT-KRYEMINISTRI,NE SEMUNDJE KANCEROGJENE DHE PER ME TEPER NE LEUCEMI.E VETMJA REZE DHE ILAC QE SHERON SEMUNDJEN E SHQIPERISE SOT PER SOT ESHTE RAMA ME PROGRAMIN E PS PER RILINDJEN E SHQIPERISE DHE ALEANCA KUQ E ZI E KRESHNIKUT.BAMIR TOPI NUK MENDON PER SHQIPERINE POR PER PARTINE E TIJ,QOFTE KJO FRD APO PDR(PD E RE )PAS SALI BERISHES.BAMIRI DO TE RREMBEJE GESHTENJAT QE PO I NXJERIN NGA ZJARI TE TJERET.

  12. enofieraku says:

    ha fara andej nga shkallet e stadiumit ti more derzi, e vetmja gje qe di te besh , vetem te hash fara.

  13. mireli says:

    Bamiri te shkrin fare.Hajde politikan hajde.S.BERISHA te coje ne majen e olimpit o bukurosh ti tani e shan .PO ishe PRESIDENT mor lal dhe nuk te pame sikur nji here te beheshe burre.
    Ke ngritur pashallekun tek KODRA E PRIFTIT O BAMIR PASHAI.
    Nuk te besojme z.topi,per gjendjen e veshtire ku eshte katandisur SHQIPERIA JU JENI NGA PERGJEGJESIT KRYESOR.
    Je lark realitetit,nuk i njehe hallet,problemet e shqetesimet e popullit.
    Sigurisht qe nuk meriton votebesim popullor.

  14. AHA says:

    Te dashur komentues ju bej thirje te mblidhni qente qe keni ndersyer kundra B.Topit ,perpjekja e tij i bashkohet perpjekjes se pergjitheshme kundra rivendosjes se diktatures ,mos do te ishte me mire te rreshtohej perkrah Berishes?Mendoni nje moment se mbas 23 qershorit e majta merr pushtetin …dikush duhet te beje opozite apo jo ?Ja pra qe eshte shume i vlefshem sepse gjate presidences ka treguar maturi megjithe pozicionin e veshtire qe kishte si i dale nga PD!Vleresoni te pakten qe nuk cirret e ngerdheshet e do ti jape te djathes shqipetare nje fytyre njerezore.

  15. luan says:

    Eh mer cuna
    u bote telef tu e ferku me dore ktu tek tema.
    Sa rrini gjith diten ketu para ekranit, kujdes se te tjere ju a punojne aren.

  16. Albana says:

    Nuk dua te ofendoj njeri, por kur lexoj komentuesit shumica e tyre me duken injorante dhe nuk e kane haberin fare se cfare flasin, nuk argumentojne ashtu si duhet, por thjeshte ofendojne pa baza dhe pa e marre mundimin fare, qe ti analizojne ngjarjet politike dhe sociale ne Shqiperi per keto vite mbas komunizmit. Flasin thjesht me mllef vetem se mund ti perkasin nje grupimi tjeter politik o ku ta di une cfare perfaqesojne. Te me falin ajo pjese e komentuesve qe argumentojne mendimin e tyre ashtu sic duhet.

  17. FRD eshte perfaqesuese e atyre qe politiken e duan per te ber shtet dhe zhvillim shoqeror, jo per te ndertuar cifliqe dhe diktatura ! fakti qe FRD ka elemente qe me pare kane qene pjese e strukturave drejtuese te PD dhe sot kane dale kunder asaj force qe po ushtron pushtet per 8 vjete, e rendit FRD ne opoziten me te forte dhe te argumentuar kunder SHTETIT AKTUAL. mendoj se per momentin ka nje perputhshmeri synimesh midis AKZ-FRD- por pse jo dhe PS pasi Shqiperise i duhet nje shtet me ide te reja .

  18. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Dmth, partia me e madhe opozitare, bile Partia me e votuar ne Shqiperi e qe ka 8 vjet ne opozite eshte fajtore qe Berisha beri Gerdecin, qe u vrane 4 vete ne 21 Janar e qe nuk behet drejtesi?

    Nuk besoj se e ke seriozisht. Mos je duke u tall me mbeshtetesit e tu kur u propozon t`i bejne opozite opozites?

    E di qe do thuash qe eshte here per te treguar se kush jemi e qe keni merak strukturat e partise, por mos i kodifikoni mesazhet per mbeshtetesit e bazes me te ashtuquajturen rotacion.

    Nuk ka rotacion o njeri kur pushteti vret ne mes te dites, kur nuk ka drejtesi, kur vidhet, kur ka humb kujdesi per qytetarin, kur uzurpohet pushteti ne te gjitha qelizat etj. Sepse po pranove uzurpim pushtetesh ke pohuar qe je ne nje rregjim qe vetem demokraci nuk eshte.

    U thoni troc se ata jane vota : do jeni per rrezimin e Berishes apo cfare?

    Pyetje e veshtire , e di por na bej te kuptojme ndonje gje o njeri se akoma nuk me eshte bere nul besimi qe ti nuk je si bastardi Berishe.

  19. Xhozi Plehra says:

    Doli edhe….. “tironci i vjeter”.

    Hala ke fytyre e do vota mer alabak i qelbet ? Shko kerko vota neper katune e neper maloket e Batores e Kamzes mor shkerdhate, s’ka qytetar te votoje me per ty.

    Ku e ke ……. programin e paces dhe qofteve ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje