TemA TV/ Kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit, Fidel Ylli: Gjueti shtrigash (VIDEO)

5 Mars 2013, 14:04Sociale TEMA

Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve u mblodh në një seancë dëgjimore me deputetin e PS-së Fidel Ylli për të cilin 16 deputetë të PD-së kanë kërkuar heqjen e mandatit.

Në fjalën e tij, Fidel Ylli e cilësoi si të turpshme si dhe gjueti shtrigash kërkesën e deputetëve demokrat për t`i hequr mandatin e deputetit.

“Nisma e maxhorancës është e turpshme. ILDKP ka deklaruar se unë nuk jam në konflikt interesi. Unë kam ndjekur gjithë hapat ligjore e rrugët institucionale, nuk jam fshehur për radion. Në momentin që unë jam bërë deputet, nuk kam marrë licencë, unë jam në pritje në bazë të rregullit që të më thonë, më takon, apo jo. Nuk kam hyrë kurrë në tendera publike, kam pasur një licencë të mbartur. Keni 4 vjet zonja kryetare që këtë shkresë e keni në Kuvend, tani që po mbaron mandati po bëni kërkesë? Ma hiqnit mandatin para 4 vjetësh. Nuk mund të fshiheni ju këtu e të prishni imazhin tim se paskam shkelur Kushtetutën. Kjo që keni bërë është dështim për Parlamentin. Nuk bëhesh miliarder me një radio”, tha Ylli.

Seanca dëgjimore është shoqëruar edhe me debate mes kryetares së Kuvendit dhe deputetit Fidel Ylli.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kërkoi sqarime nga deputeti, nëse ka qene në pronësi të një pasuri publike siç janë frekuencat, në kohën kur mori mandatin e deputetit në vitin 2009.

Sipas saj, rasti i Yllit nuk është precedenti i parë me deputetët socialist, pasi sipas saj edhe Ilir Beqja është akuzuar për konflikt interesi.

Deputeti Ylli theksoi se e gjithë kjo është një lojë politike e Berishës për të shmangur vëmendjen nga problemet e tjera.

“Kjo që keni bërë është dështim politik. Në momentin kur jam bërë deputet nuk kam marrë licencë. Nuk kam hyrë asnjëherë në tendera publikë. Të jeni të sigurt se s`keni çfarë ti bëni Fidel Yllit. Ju kam shpjeguar që kam qenë në pritje që institucioni i KKRT-së të më kthejë përgjigje”, tha Ylli.

Sipas deputetëve të PD-së, deputeti Fidel Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, që përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre.

Në këtë kërkesë ligjore, deputetët e PD-së i kërkojnë Kuvendit që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konfliktit të interesit të deputetit të PS-së.

Ndërkohë pas seancës me deputetin Fidel Ylli, Këshilli i Rregullores do të hartojë një raport, i cili do t’i dërgohet për miratim Parlamentit.

14 komente në “TemA TV/ Kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit, Fidel Ylli: Gjueti shtrigash (VIDEO)”

  1. aurela says:

    e bejn ket o fidel se skan me ca te merren …ske ca te besh te ka ren per pjes te merresh me saliun dhe ne shqiptarve te shkret na ka ren per pjes te degjojn budalliqet e saliut ,ca te bejm… skan me te merren e merren me ty se hallet e shqiptarve i kan zgjidh te gjitha mireqenia e shqiptarve esht mas gjermanis…po jan dhe budallenj qe ne vend qe te bindin shqiptaret per ti votu i bejn shqiptaret per ti urry akoma me shum: KJO PARTIA E SALIUT PARTI GOMERESH!!

    1. Ben Chicago says:

      Po lereni Fidel mundesin,se ai nuk i prish pune njeriu.Nuk e di cberi me Kullat qe beri me Ramen,i shiti apo jo.Me e forta eshte se ky mundesi me lek do jete i pari ne listen e deputeteve.

      1. Tan_Tironci says:

        Beno, jo bo si hija e jozit. Fidelit i rrufsh trapin, ti edhe partia jote. Nuk o cun legen ai, si ato shkerdhatat e shkerdhyme te shkerdhatokracise te partise tate.
        Si tha Jozi?? Te ishte per ate, zdo lejonte asnje miliarder deputet.
        Bo Muuuu, qe te ishte per Ate, kurve, Do i kapshin te tere opozitaret per leckash, e do ti qiste jashte, do i varte ke palmat, etj etj.
        Do nai food stamp andej ka chicago mer? Se mthane, qe o bo keq per pune.

        1. raimondi says:

          Duke i hequr mandatin Fidelit i ben nder PS-se, se Fideli ka miliona dhe nuk ka ce do te jete edhe politkan —

          Ndersa me kete rast vendoset ndonje intelektual i PS-se qe eshte pa pune dhe jeton ne veshtiresi

          1. raimondi says:

            Kjo PS-ja duhet quajtur Cudia e 8-te , se te jesh parti socialsite qe ben be e rufe per te varferit
            ne
            nje vend te varfer, dhe depudetet ti kesh me shumice milionere

            …..Kjo sikur nuk shkon fare….

            Hiqini more keta milionere nga PS-ja se late nam , -Aty ne radhet e PS-se ka me mijera intelektuale qe jane te shkelqyer dhe jane ne kushte te veshtira ekonomike –I vendosni keta ne pune –dhe lerini keta milioneret te merren me milionat e tyre , se nga politka jane hunj gardhi

      2. +10 says:

        Duhet marre seriozisht ky Qen Chicago se i kupton qarte punet e getove…

  2. Anim says:

    Turp per te gjithe ata deputet rrugaç qe po behen perdite lolot e Berishes ne perpjekjen e tij monumentale per te shkaterruar dhe poshteruar çdo Norme njerezore/morale/ligjore ndaj kundershtarit politik – vis a vis ne poshterimin e cdo shqiptari dhe kushtetutes se vendit (pamvaresisht se kush eshte apo cfare ka bere Ylli).
    Po le te mos merremi me kete pasi Keto do Berisha.
    Me e rendesishme sot, (on another news), eshte lajmi qe senati Cek ka aprovuar ndjekjen penale per tradheti ndaj ish-presidentit te djathte Vaclav Klaus. Klausi I gjore nuk ka bere asgje qe te mund te krahasohet me krimet e Bishes, por ky lajm te jep shprese se keshtu duhet te perfundoje Qelbesira jone nga Tropoja. Nuk ka gje me te mire per brezat qe vijne sesa denimi I ketij zuzari (nga nje gjykate normale e pastruar nga tomat) per ate qe ne te vertet eshte krimi I tij me I madh – Tradhetia ndaj vendit dhe kushtetutes.

  3. Gjon says:

    Ku arrin injoranca… Zhelefina ashtu si sherbtorja tjeter e pushtetit Endyra (ku ku c’a po na nxjerr Shkodra…) duhet me dit se frekuencat jane e ngelen prone publik. Po si ia kan dhene Sandrit e gjith sherbtorve te psuhtetit si token publike dikur e tash me “toka asht e xanuin” e ALUIZN-a, normal qe kshu idesh u kane hedh rranjet ne kryt e tyne

  4. Tirona 01 says:

    Haaaaaa i modh je Tan-Tironci!!!!!!!

  5. Fllad says:

    Fideli do ishte mire te mos i pirdhte fare se cfare thone lolot lapangjoze te saliserbit. Eshte e kote te merresh me gangstere psikopate.
    Cdo gje do shkoje ne vendin e vet ne 23 qershor.

  6. br8s says:

    Ben Qikago paske dezhurnin sot o QELO pa personalitet.
    Ju ka ardh fundi

  7. NjeQytetarOptimist says:

    “S’do lejoja asnje biznesmen ne Parlament”- thote kllocka…
    P’se c’fare kane biznesmenet moj injorante ?!?! Apo mbajne gjalle ekonomine ?!?! Ata nuk mund te fitojn tendera publik, por jo mos te perfaqesojne popullin moj e goditur…Edhe ata pjese e gjendjes civile jane dhe kane te drejta si gjithkush..

    “Po te isha une”- thote…
    Te ishe c’fare ?!?! Te zgjidhje deputet ?!?! Hajde mentalitet hajde…

  8. mireli says:

    Kjo histori qe po ndodh me F.yllin eshte nje maskarade para elektorale.Ne kete mandat deputeti YLLI ka treguar integritet,profesionalizem dhe ndershmeri.
    Skrapallinjte duhet te mburren me deputetin e tyre,djale energjik,punetor.Nuk ka lene fshat te skraparit pa shkuar duke lehtesuar hallet e njerzve ne nevoje.
    Eshte ne nderin e popullit patriot te skraparit qe te votojne pa medyshje F.YLLIN DEPUTET ne PARLAMENTIN E SHQIPERISE.

  9. agroni says:

    Kete bente dhe PS me deputetet problematik te saj, te thoshte se shikoni palen tjeter e ke doni te sillni ne pushtet.

    PDja, pas disa here humbje vuri mend, dhe ne 2005sen paraqiti ca njerez te rinj me standart, pa vazhduar me keta. Po PD e kaloi ate pengesen e partise vetem te Sal Malokut, e ca militant ordiner dhe fitoi zgjedhjet.

    PSja spo e ben kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje