Vetëm tre raketa të tilla do prodhojë Lamborghini (FOTO)

5 Mars 2013, 12:03Lifestyle TEMA
Vetëm tre raketa të tilla do prodhojë Lamborghini (FOTO)

Me 4.6 milion dollarë ju mund të bëni tuajën këtë makinë Lamborghini, që do jetë aq e rrallë, sa do prodhohen vetëm tre të tilla.

Lamborghini Venenos e ka marrë emrin sipas një demi legjendar.

Makina super e shpejtë është prezantuar në Gjenevë, në panairin e famshëm të makinave.

Tre makinat janë shitur që tani. Secila prej tyre do ketë një nga ngjyra e flamurit italian.

Makina bën 0-100 km/h për vetëm 2.8 sekonda dhe kap një shpejtësi maksimale deri në 355 kilometra në orë.

Makina me motor 6.5 litra dhe 12 cilindra ka 750 kuaj fuqi, aq sa shtatë Ford Fiesta.

Prezantimi i makinës u bë nga kompania Volkswagen, që është kompania që e ka në pronësi.

7 komente në “Vetëm tre raketa të tilla do prodhojë Lamborghini (FOTO)”

  1. beso says:

    Ne fillim Ferruccio Lamborghini prodhonte vetem traktore bujqesore,qe i prodhon edhe sot.Diku ne nje vend ky shprehu pikepamje te kunderta me Enzo Ferrarin,te karakterit teknik e E.Ferrari i thote:”Ik,shiko te besh traktore ti,se per makina nuk merr vesh”.Ferruccio-n e zuri inati dhe keshtu filloi nga prodhimi i makinave supersportive.Nje nga makinat me te bukura te historise eshte Lamborghini Miura.Pronari i Lamborghinit sot eshte Audi,qe per Audi RS6 perdor motorin 5.2 te Lamborghini Gallardo.

    1. Pelasgian says:

      Pronari i Lamborghinit eshte Volkswagen , e ke edhe te shkruar me siper .

      1. Audi says:

        Posedohet nga audi qe nga viti 1998, gazetari i tema eshte i disinformuar. Jo cdo brockull e gazetareve besohet

        1. TemA says:

          Lack of success continued through the 1990s, until Mycom Setdco and V’Power sold Lamborghini to the AUDI AG subsidiary of Volkswagen Group on 27 July 1998.

      2. London says:

        Pronari i lamborgini dhe audi eshte vw. Tung

  2. Horri i Bulevardit says:

    Duhet me e ble se gjejm dhe dashnore masnej, se vdesin gocat e bukra per kshtu tromopilash.

  3. dritani says:

    o toca asnjeri prej jush nuk merre vesh. volswagen eshte konsorciumi me i madh i makinave ne europe. ai ka ne perberje audin, seatin, skoden, lamborghinin, porche, bentley dhe maseratin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje