TemA TV/ Rama në Laç: Siguria publike, sfida kryesore pas 23 qershorit. Sot ndodhin dy krime në orë (VIDEO)

6 Mars 2013, 18:15Sociale TEMA

“Sfida më e rëndësishme e qeverisë socialiste pas 23 qershorit”, është konsideruar nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, frenimi i krimit dhe vënia e rendit publik nën kontrollin e shtetit.

Kryesocialisti Rama, ka marrë pjesë në takimin “Rendi dhe siguria publike”, të organizuar në qytetin e Laçit.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e rëndë kriminale që po kalon vendi, me sfidat e mëdha që shtrohen përpara Partisë Socialiste, për të rikthyer policinë në krye të detyrës, si dhe për t’u kthyer qytetarëve sigurinë e cenuar. Folësja e parë në takim ishte deputetja Ermonela Felaj, e cila ka bërë një ekspoze të marrëdhënieve mes krimit dhe drejtësisë. Sipas Felajt krimi po bashkëjeton me drejtësinë, e ndërkohë komprometimi i drejtësisë me krimin ka bërë që ky i fundit t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.

Ndërsa deputetja, Mimi Kodheli e ka parë në aspektin ekonomik gjendjen në të cilën ndodhet situata kriminale, por edhe policia e shtetit. Kodheli ka theksuar se vitet e fundit janë dyfishuar krimet ndaj pronës dhe janë katërfishuar vjedhjet me dhunë. Për sa u përket efektivave të policisë, Mimi Kodheli ka ripërsëritur angazhimin e PS për të siguruar trajtim më të mirë, paga më të larta si dhe mundësi strehimi, ndërsa do t’u garantohet të gjithëve një sigurim për jetën.

Kryetari i PS-së së Tiranës, njëkohësisht deputeti, Saimir Tahiri, ka theksuar se sot shqiptarët janë 4 fish më të pasigurt. Ai është shprehur se krimi komandon në rrugë, por edhe në zyrat e shtetit, ku kupola drejtuese e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit kanë tradhtuar policinë dhe po bashkëpunon me krimin. “Në 300 ditët e para të qeverisjes do të rikthejmë policinë në krye të detyrës dhe do të rilindim Policinë e Shtetit”, është shprehur Tahiri, i cili po ashtu ka garantuar se PS është e vendosur për të zbatuar parimin “Një shtet, një polici”, si dhe për të aplikuar sistemin e karrierës në polici, duke shmangur kështu funksionimin e policisë mbi baza militantizmi apo nepotizmi.

Duke marrë fjalën në takim, kryetari i PS-së, Edi Rama e ka vënë theksin te situata dramatike e kriminalitetit në vend, që sipas tij i ka dalë shtetit nga kontrolli. “Sot në Shqipëri ndodhin dy krime në orë. Krimi i ka dalë shtetit nga kontrolli dhe sot krimi bën ligjin. Policia është e tradhtuar. Kupola drejtuese e Policisë së Shtetit është e lidhur me krimin, funksionon si një organizatë që jep e merr në emër të interesave kriminale, mbron kanale të kontrabandës dhe pa as më të voglin dyshim është një nga vatrat më të nxehta të korrupsionit në Shqipëri”, është shprehur kryesocialisti.

Sipas tij beteja me krimin nuk është vetëm një betejë e policisë me kriminelët, por është një betejë e shoqërisë dhe e qeverisë edhe me shkaqet e krimit. Duke ju folur për sfidat që dalin përpara qeverisjes socialiste pas 23 qershorit, si dhe angazhimet konkrete të përcaktuara në programin për një Rilindje Shqiptare, kryesocialisti Rama tha: “Ta zmbrapsim krimin dhe të rikthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës. Ajo që unë angazhohem dhe që PS angazhohet është të ndërtojmë një shtet dhe një Polici të Shtetit që ta bëjë të paprekshme jetën e individit dhe pronën e çdo shqiptari”.

26 komente në “TemA TV/ Rama në Laç: Siguria publike, sfida kryesore pas 23 qershorit. Sot ndodhin dy krime në orë (VIDEO)”

  1. e/ says:

    Fjale prej Kryeministri. Bravo!

    1. lum na says:

      Vendi ka nevoje per nje lider si Rama.
      Ketu policia e ka humbur betejen dhe po vazhdon ta humbas perdit
      Ka nevoj qe krimit ti jepet nje pergjigje e fort, qe smund ti jepet nga ata qe merren me pazare te ndyra me krimin, as nga ca Flamure analfabete.

      1. oliver says:

        Shqiperia ka vertet nevoje per nje drejtim te ri dhe duket se po fryn nje ere e re, jo vetem ne Shqiperi. Shpresoj qe te arrijme te gjithe te tregojme se meritojme nje lider me te mire se ky Doktori i dokrrave qe kemi mby krye tani

    2. taipi` says:

      Qe krimi po rritet dita dites, kete e shikon edhe bufi
      Po qe ka me shume se dy vjet qe po vazhdon kete udhe, vetem kjo qeveri hajdutesh e te korruptuarish nuk e shikon, se e ka mendjen te vjedhe e te plackite cdo gje qe ka mundsi.
      PS do i marre votat e Shqiptareve qofte dhe vetem me kete kale beteje, se situata ka arritur aty ku nuk mban me.

    3. stela says:

      Ed Rama po tregon nje gje qe nuk e kam pare ne zgjedhjet e fundit, nje profil te nje lideri Europian, qe komunikon mbi problemet e verteta te popullit te tij dhe jo per qiqra ne hell, te tipit “lopa me chip – qe te kontrollohet ku kullot” — Sot me shume se kurre eshte e qarte se Berisha eshte teper larg realitetit shqiptar, ndersa Rama po afrohet gjithmon e me shume me qytetaret e vendit te tij. Sdo shume mend per te vendosur se kush do e qeverise vendin pas 23 qershorit.

    4. AMBRA says:

      TEMA PER SIGURINE PUBLIKE ESHTE NDER TEMAT ME RENDESISHME NE SHQIPERI. KJO TEME DUHET TE RISHIKOHET ME SHUME KUJDES SEPSE NE NJE VEND TE VOGEL DHE DEMOKRATI SI SHQIPERIA.

    5. gonia says:

      Ka ardh koha me ba hajer PS e Rama se na kan mbulu hajnat te gjithve.
      Kto zxhedhje ka nevoj per nryshim se boll e kena shty njikshu……

    6. Ne Shqiperi keto dite duket sikur mbreterojne policite private. I shikon qe ecin me sirena e me drita alarmi ndez, kur janeme ndonje femeer ne timon. Ndersa policia e vertet nuk ka as karburant.
      Ky eshte kulmi.
      Ka nevoje per ndryshim. Ka nevoje per nje drejtim te ri te policise dhe te gjithe Shtetit.

    7. lefter says:

      Shpresojme qe te mos jene vetem fjale.Ne demokraci siguria publike eshte ne trinom me shtetin e se drejtes dhe me zhvillimin ekonomik. Nqs nuk denohen politikanet kriminele nuk ka shtet te se drejtes por vazhdimesi te kultures se pandeshkueshmerise.Sali Berisha eshte epitoma e krimit ne Shqiperi, e nuk e ka vendin ne opozite sic thote Rama por ne burg.

  2. raviku says:

    Shqiperia duhet shpetuar prej kesaj qeverie sa me pare te jete e mundur.
    PS eshte alternativa me e mire keto zgjedhje pasi programi dhe retorika qe po perdor ndersa afrohet ffushata zgjedhore po e bejne te duket nje parti vertet Europiane, ndryshe nga kundershtaret qe sa vjen e po prapambeten

  3. Tsukiyama says:

    SHQIPERIA ESHTE BERE ME KEC SE AFGANISTAN I, DUHET NDRYSHIM, SHQIPERIA NUK MUND TE VAZHDOJE ME KETE QEVERI TE KORRUPTUAR, ME KETE QEVERI QE NUK AFRON SIGURI PUBLIKE

  4. Horri i Bulevardit says:

    O zoti Rama ti mir ben qe ke shkuar ne strfken e ujqerve, por skane aq tru ata sa ta kuptojne ate qe thua ti se atje, ngarje eshte jo kur shkon ti, por kush eshte viktima e rradhes, ose kur vjen ndonje telefonate nga dikush dhe kerkon ndonje vrases me pagese.

  5. Sume Gruda says:

    Krimi ne Shqiperi eshte tejfolur neper “Bote” dhe duket qe ska mbarim
    dhe me large se ne Shqiperi qe duhej te gjinte nje person te “Fuqishem”
    ne drejtim te shtetit tone jo si ministrja Bregu qe do ti thone z. Fyle
    se do ta bejne Europen si Shqiprine aq shume lart kane arritur Shqiperia “Digjitale” Televizione hesapi po te ishte Rusia BRSS do e shpallte Bashkimin Sovietik pas Shqiperise. Nje perfaqesues i sigurimit tone ne Shqiperi i pati thene nje turisti Kanadeze: “Se kur do arrije Kanadaja ne nivel te socializmit tone atehera do jetonit te lumtur”. Kanadezi mendoj ne mendet e tija por nuk kishte guxim te flasi se do paraqitej ke rojet “popullore”.
    Sote eshte e njejta jete e mjere me imagjinatet e Saliut qe flet duke ua merzitur edhe ministrave te tij qe nuk guxojne ta hapin gojen nga nje hera mendoje se ka zgjedhur memec qe nuk dijne te flasin!

  6. kola says:

    Sa ka nevoje Shqiperija per kete klloun tash e shifni me 23 qershor kur te qaje se nuk fitoji.Ky eshte nje klloun si Caves qe kishte mik Kastron,Ahmadinexhad,Kadafin dhe diktatorin e Haitit.Sot Tema na shkruaka se vdiq Caves ku njeri i te varferve gjoja.Sa i djathet eshte Mero kuptojeni nga vlersimi qe i bene ne gazete Cavezit dhe po na mbush mendjen se Ramen duhet ta votojme.Mero le te shkoje me Ramen ne varrim te kriminelit Caves se mos ju bejne vend ne udheheqjen e re te Venezueles se ketu skane vend.Mero sot nuk ka bere artikuj kunder Berishes shume se eshte ne dite zije per Cavezin e ndofta nuk kemi haberre nga Mero per 7 dite se po pregatite nekrologjine e Cavezit dhe Rames per me 23 qershor

    1. @ KOLA : KU FILLON ENVERI E KU MBARON SALIU ;) says:

      Duke dëgjuar përditë Sali Berishën të bërtasë për puçe dhe grusht shteti, instinktivisht kërkova veprat e udhëheqësit të tij shpirtëror dhe politik, shokut Enver.

      Lexo prognozat e tij për grupet puçiste antiparti, për komplote për eliminimin fizik të tij dhe dëgjo Kryeministrin për të njëjtën temë, të duket sikur ngatërrohesh e nuk e kupton: ku fillon Enveri e ku mbaron Saliu. Ndoshta jam shprehur gabim, se duket që Enveri është i pari, i dyti është kopja e keqe e tij.

      Dhe siç e kanë thënë klasikët e tyre, personazhet historike përsëriten dy herë: një herë në mënyrë tragjike, herën e dytë në mënyrë komike.

      E që të mos zgjatemi me muhabete pa bereqet, hyjmë drejt e në temë:

      Saliu – Të dashur qytetarë e qytetare shqiptare!
      Jam sot këtu para jush për t’ju informuar mbi zhvillimet e dy ditëve të fundit, pas dështimit të puçit, të përpjekjes për të marrë me dhunë Këshillin e Ministrave

      Enveri – Të dashur shokë e shoqe !
      Sot dëshiroj t’ju informoj rreth dështimit të puçit në ushtri, të përpjekjeve të armiqve të partisë e të popullit, për të përmbysur pushtetin popullor …

      Saliu – Disponohen të dhëna të plota, mbi armët e sofistikuara, çadrat pistoletë, stilolapsat pistoletë, thikat me helm që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushtit të shtetit

      Enveri – Pas hapjes së kasafortës së Mehmetit, disponohen të dhëna të plotë mbi armët e sofistikuara që do të përdoreshin deri te bastuni pistoletë … që do të përdoreshin në grushtin e shtetit

      Saliu -Po, unë kisha informacion për planin “B” të puçit, ndaj nuk isha aspak i papërgatitur. Në këto kushte, ministri lidhet në telefon me Prokuroren e Përgjithshme dhe i thotë se në rast se arrestohen pa hetuar …

      Enveri – Ata harrojnë që ne kishim informacion të plotë për planin “B” të ramifikuar komplotist. Kur ministri i Brendshëm u lidh me Kryeministrin, i vajti në zyrë dhe i thotë se në rast se arrestohet Enveri …

      Saliu – Të nesërmen, ministri më thotë se kishte një takim me Presidentin në orën 10.00.
      E pyes se përse e kishte kërkuar këtë takim dhe m’u përgjigj për arrestimin …

      Enveri – Ditën tjetër Njaziu më thotë se i kishte kërkuar një takim Kryeministri në orën 11.00 “Përse do ta takosh? – e pyes. Po, ja, për arrestimin e shefit të shtabit …

      Saliu – Ky ishte një grusht shteti që dështoi dhe që nuk mund të realizohej dot kurrë. Askush nuk mund të marrë Këshillin e Ministrave apo ndonjë institucion tjetër, sepse ato janë kështjella lirie të qytetarëve shqiptarë

      Enveri – Ky komplot dështoi siç kanë dështuar gjithë komplotet e tjera. Të gjithë ta kenë të qartë: askush nuk mund të prekë muret e kështjellës sonë të patundur prej graniti

      Saliu – Pas 5 orësh barbarish mbi Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës, grushti dështoi dhe ju garantoj se nuk kishte asnjë shans, zero shans

      Enveri – Pesë orë na u deshën të bënim të dështonte barbaria dhe terrorizmi i bandës. As ata, as padronët e tyre nuk kanë asnjë shans për të na ulur neve vigjilencën

      Saliu – Ndërkohë ne kishim informacione të plota për atë që mund të ndodhte…
      Cili ishte shkaku dhe arsyeja, çfarë ia lidhi sytë dhe i shurdhoi veshët Shërbimit Informativ Shtetëror?

  7. safeti says:

    O Edvin na lodhe, bej njecik pushim, relaksouuu, ti vuan nga mungesa pushtetit, na je ber si vjerr, na e veshtirose. Na tmerron na shantazhon ke ven gurin ke rradha per kryeminister dhe rri ke porta dit natt. Aman bejeni kryeminister se na cmendi idjot. Cojeni ne ndonje vend afrikan dhe bejeni kryeminister.

    1. luan says:

      Nuk ka mundesi qe te cmenden psikopatet.

    2. Alb says:

      O Safet je i mbushur me urrejtje, dil ne nje cep te dhomes ne erresire dhe me nje projektor mbi pasqyre shih veten tende, shihe ne distance te kuptosh kush je dhe pse urren. Nese je nje njeri pa parime, pra qe nuk i ke persebrendshmi atehere ke frike nga rotacioni i pushtetit sepse je indergjegjshem qe do dalesh nga sistemi i ri qe do ngrihet me Edi Ramen kryeminister, prandaj e urren. Po pse i thua Edvin?! tjetrit i flitet ne emrin qe ai do, Edit i pelqen ti flasin Edi, po edhe Edvin eshte emer shume i bukur por shqiptaret ja vene theksin tek i-ja, ndersa anglezet e vene tek e-ja. Provo shqiptoje sa bukur tingellon, prandaj ngaqe nuk e shqipton ashtu siç duhet emrin e Edit ne trajten e gjate thirri Edi, qe te mos dukesh injorant. Po ti Safet mos shih Saliun, as edhe Fatosin apo Ilirin, sepse ata nuk jane me lart se ti ne intelekt, edhe ata i therrasin Edvin qe ti Safet ta mendosh si gje te keqe, por ne fakt eshte nje idiotllek koke e kembe. Feti (me perkedhelje) mendoi keto gjera qe nuk i ke degjuar kurre.

      Gjithe te mirat

    3. @ safeti says:

      PUSHIMMMMMMMMM? PUSHIIMMM PER TE FOLUR PER HALLET E POPULLIT ??? TY TE DUKET LODHJE SAFET??? JA PRA SHQIPERIA FAL NJEREZIVE SI PUNA JOTE SHKATERROHET ?

  8. fshatari says:

    Sa kollaj eshte ta drejtosh kete popull!Megjithate pse jo kushdo ka eksperimentuar me kete popull dhe asgje ska ndodhur me ta pse mos ta besh edhe ti eksperimentin?

  9. antispiuni says:

    Dikur Berisha mbante ne Laç ca tipa si Pal Dajçi qe nxisnin sherre e ngatrresa, ndersa sot, Rama ka ne listen e deputetve te qarkut te Lezhes nje hajn e bandit, dhe do te vendos dhe nje te dytë, me sa po degjojme.

    1. Pelasgian says:

      eshte me se e vertet ajo qe thua , e di mire se jam nga ky qytet !

      1. antispiuni says:

        Natyrisht qe eshte e vertete!
        Ne kete legjislature ka deputet Armando Prenga; hajn e kriminel e me fakultet te blere tek Gaspek Koka ne Shkoder…!!
        Ndersa ne kete legjislature, zoti Rama do qe te vendos ne listen e deputetve edhe Arben Ndoken,, i njejti model me te parin!!
        Me keta bandit e kriminel don zoti Rama te vendos drejtesi e rend?!
        Zoteria e tij mendon se “gozhda del me gozhde”. Por me e keqja eshte se ai eshte viktime e klanit te banditve qe kryesohet nga Tome Doshi, Sterkaj, Ndreu, e tani nga Ded Ndreca, Arben Ndoka e Armando Prenga.

        1. Pelasgian says:

          pse vetem deputeti ? edhe kryetari i Bashkise 1 hajn eshte , Fred Bardhi
          mos te flasim per drejtorin e elektrikut ( ska shume qe eshte vene ne kte detyre ) Viktor Skeja Vrases e hajn .

          UN S’BESOJ FARE TEK KJO “RILINDJE” !

          1. antispiuni says:

            Ai drejtori i elektrikut, i bie qe te jete i zotit Berisha, por une po perqendrohem tek deputetet, tek “ajka” e kombit!!

  10. Prespa says:

    Po çfare beni ju si opozite, gjersa e dini se behen dy krime ne ore, pse nuk e ngrini popullin ne proteste? Apo doni qe te behen kater krime ne ore, me shprese se ashtu mund ta merrni me lehte pushtetin. Mos u mprihni fare per ate pune, se Berisha do i vjedhe votat ne sy tuaj e ju do heshtni nga frika, siç veprove zotrote per bashkine e Tiranes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje