TemA TV/ SHISH dhe Prokuroria kundërshtojnë ligjin për përgjimet (VIDEO)

6 Mars 2013, 16:22Sociale TEMA

Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë kundërshtuar ligjin për kontrollin e shërbimeve inteligjente. Pasi ka depozituar një paketë propozimesh me elementët që duhet të ndryshojnë tek ligji, drejtori i SHISH-it, Visho Ajazi Lika i ka kërkuar komisionit të sigurisë të përcaktojë mirë objektin e hetimit që do të bëjnë 5 deputet tek shërbimet inteligjente në vend. Tjetër problem sipas tij është dhe fakti që e tërë baza e përgjimeve telefonike, depozitohet në zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, ku SHISH nuk ka akses.

“Bërthama komanduese elektronike është pajisje teknike në administrim dhe instaluar pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e cila lejon ose ndalon përgjimin e një pajisjeje fundore. Pra, është pranë Prokurorit të përgjithshëm dhe nuk e zotëron asnjë nga operatorët këtë lloj teknologjike teknike. Nuk është përcaktuar saktë fusha e zbatimit të ligjit që është neni 3, pika 1, duke e keqinterpretuar vetë ligjin”, tha në Komision, Visho Ajazi Lika.

Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur rezerva për metodologjinë e e hetimit që do të bëjë Kuvendi tek institucionet e inteligjencës, madje duke ndërhyrë dhe tek çështjet penale të organit të akuzës.

“Kjo pikë del jashtë fushës së veprimtarisë së këtij projektligji. Ndjekja penale është një atribut i Prokurorit të Përgjithshëm i përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk është objekt i institucioneve që kanë veprimtari informative”, u shpreh Thoma Jano, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme.

Por sipas kryetarit të Komisionit të Sigurisë, njëherësh propozues të ligjit, Leonard Demi, Kuvendi nuk do tejkalojë kompetencat dhe as do shkelë të drejtat e njeriut.

“Në radhë të parë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, që ato të jenë të garantuara nga të gjitha institucionet e shtetit dhe ky ligj këtë ka si qëllimin kryesor”, tha kryetari i komisionit, Leonard Demi.

7 komente në “TemA TV/ SHISH dhe Prokuroria kundërshtojnë ligjin për përgjimet (VIDEO)”

  1. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Dmth me kete seance ne Tv na provuar qe jeni transparente?

    Vecse une keto farsat keshtu nuk i besoj shume.

    C`u be me ato fshirjet e filmimeve ne Kryeministri me 21 Janar 2011 ?
    Kur do e shofim gjyshin e bastardeve, bastardin Sali, me kallash ne dore ne Kryeministri?
    Une i uroj jete te gjate te gjithe atyre qe i kane pare ato pamje perpara se te fshiheshin.

    Si tha njeri prej atyre : me mire te mos i kisha pare. ?

    Po ishalla nxehen gjakrat deri ne zgjedhjet qe te jepen ato pamje.

    1. HAJDAR HAJDARI, SEKSOLOG FULL TIME - 24/7 says:

      Ndihet fuqisheem dora e forte e kanadezit
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html

  2. Dr John says:

    Ky nuk di me lexu mer jahu. Mire qe duket se ja kane shkruar ate cope leter, po as me e lexu nuk arrin dot. Jam i bindur qe nuk e kupton dot ate qe lexon. Thjesht robot administrate. Edhe hajde te biesh ne dore te ketij. Mjer vatani e mjer mileti

  3. ai as roje nuk e meriton tek ps,po ca ti besh kur pula te thote jam gjel,dhe biznesmeni behet kriminel…

  4. deda says:

    me qete o njerez

  5. Sali serbi says:

    Me vjen keq qe shprehem me kete gjuhe por perseri do tu drejtohesha: Debila, keto jane aktivitete kushtetuese por ne Shqiperi , banda ne pushtet ka organizatat e veta te pergjimit. Po ashtu edhe sherbimet e zbulimit te huaj veprojne si ne shtepine e tyre me keto praktika. Veprimet e prokurorise ne kete trren jane si kofini pas te vjelave dhe me nje teknologji qe eshte plotesisht e kontrolluar nga teknologjia ultra moderne qe e zotezroijne veten “te medhenjte”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje