Rusët zbulojnë një formë të re të jetës në Antarktidë

8 Mars 2013, 11:10Lifestyle TEMA

Shkencëtarët rusë pretendojnë se kanë zbuluar një tip të ri të jetës bakteriale në ujërat e një liqeni të ngrirë në Antarktidë.

Kërkuesit kanë studiuar mostrat e sjella nga Vostoku, liqeni më i madh nën akuj në Antarktidë.

Sipas BBC, vitin e shkuar skuadra ka shpuar deri në 4 kilometra thellësi në akull për të arritur liqenin dhe për të marrë mostra.

Vostok mendohet se është shkëputur nga sipërfaqja miliona vite më parë.

Kjo ka rritur mundësinë që uji aty të përmbajë forma të jetës mikrobiale që janë të reja për shkencën.

Liqeni Vostok është pak a shumë sa liqeni Bajkal në Siberi sa i përket sipërfaqes.

Edhe SHBA pretendon se ka gjetur një formë të re jete në liqenin Whillans në Antarktidë, por ky liqen ka qenë më pak i izoluar se Vostoku.

3 komente në “Rusët zbulojnë një formë të re të jetës në Antarktidë”

  1. kledon says:

    dhe keta sa mburren! edhe ne kemi sbuluar forma te reja jetese parazitarie qe neper bote mund ti gjesh ne forem fosile, te perqendruara ne zonen krejtesisht te izoluar nga realiteti i shqiperise, perball rruges se quajtur bulevardi. kjo forem jetese qe hyne ne kategorin “BERISHIANUS SALOPITEKUS” i perket families se madhe “POST ENVEROFILIS PARAZITARUS” eshte nje forem e cila pamvarsisht shekullit dhe pozicionit gjeografik ku ndodhemi vazhdon te mbijetoj duke zhvilluar nje forem imuniteti te quajtur “KORRUPSIONARUM KRIMINELIS SAHANLEPIRUM”….

    1. nibiru says:

      hahahahahahahah i madh je

    2. davidi says:

      vetem me fjalen “forem” per forme e ke prishur punen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje